Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:05 Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u vra në oborrin e banesës në Fier, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur; policia po…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA godet Ramën: Presion dhe korrupsion ndaj biznesit

Editorial
E martë, 28 Shtator 2021 10:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri jep një panoramë alarmuese për situatën ekonomike në Shqipëri. Dokumenti i publikuar dje në Uashington thotë në mënyrë të qartë se investimet në Shqipëri frenohen nga korrupsioni, ligjet klienteliste, problemet me gjykatat, si dhe futja në përdorim e koncesioneve.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri vë theksin të korrupsioni në administratën shqiptare, duke sjellë në vëmendje se për shkak të këtyre praktikave shumë investitorë amerikanë janë larguar gjatë viteve të fundit nga Shqipëria. “Megjithë legjislacionin mikpritës, investitorët e SHBA janë sfiduar nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë amerikanë kanë lënë vendin në vitet e fundit pas mosmarrëveshjeve të diskutueshme tregtare, duke përfshirë disa që janë para arbitrazhit ndërkombëtar”,- thuhet në raport. Për shkak të korrupsionit në drejtësi dhe në sistemin shqiptar, raporti thekson se kontratat e bizneseve të huaja gjithmonë detyrohen të bëhen me ankesa për shqyrtim në gjykatat ndërkombëtare. Një tjetër element i rëndësishëm i korrupsionit, sipas raportit të DASH, lidhet me çështjen e pronave. Dokumenti thekson se megjithë ndryshimet e ligjeve, Qeveria Shqiptare nuk ka arritur të garantojë që proceset e shitjes dhe njohjes së pronësisë të jenë larg korrupsionit. “Mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të pronës mbeten sfida të rëndësishme për individët dhe investitorët në Shqipëri. Megjithë përmirësimet e fundit, procedurat janë të rënda dhe regjistruesit janë ankuar për korrupsion gjatë procesit”,- thuhet në raport. Një pjesë e rëndësishme e raportit ndalet dhe në Partneritetin Publik Privat, ose në fenomenin që njihet me emrin koncesione. Denoncimi i raportit në këtë pikë është një kambanë alarmi. Dokumenti i SHBA shprehet se kompanitë e mëdha të huaja detyrohen të lidhin kontrata me nënkontraktorë shqiptarë që janë të lidhur me politikën. “Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin gjatë operimit në Shqipëri”,– thuhet në dokumentin e DASH. Duke u ndalur te PPP-të, DASH thekson se praktikat që përdor qeveria kanë lënë pak hapësira për bizneset e huaja. DASH bënë më dije se deri në vitin 2018 qeveria “Rama” ka nënshkruar 200 kontrata koncesionare duke shprehur kritika për përfitimin ekonomik të tyre. “Raportet e korrupsionit në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2018”,– thuhet në dokumentin e DASH. Një akuzë e tillë është një denoncim i qartë për korrupsion qeveritar, pasi fakton lidhjen e biznesit vendas me politikën si gjobëvënës të kompanive të huaja. Qeveria “Rama” i ka cilësuar kontratat PPP si një formë e zhvillimit të ekonomisë që përdoret edhe në vende të tjera. Fakti që raporti i SHBA e cilëson si një pikë kritike dhe korruptive të qeverisë dëshmon për një dështim kolosal të strategjisë që ka ndjekur deri më sot qeveria “Rama”. Një tjetër kritikë e raportit është dhe ajo që lidhet me ndryshimin e ligjeve. DASH vë në dukje se rregulloret për biznesin dhe ligjet pësojnë transformime të shpeshta dhe binzeset nuk njoftohen në kohë për rregullat e reja që duhet të zbatojnë. “Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplote me komunitetin e biznesit; pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim për këto ndryshime”,- citohet në raport.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Raporti vlerëson në mënyrë negative elementët kryesorë që lidhen me klimën e biznesit. Edhe pse dokumenti shpreson që reforma në drejtësi ta bëjë Shqipërinë një ekonomi konkuruese, sërish kritika nuk janë vetëm të sistemi i drejtësisë, por edhe te modelet ekonomike që po aplikohen si dhe te qëndrimet e qeverisë “Rama”. Korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë për të ndërtuar një klimë më të mirë për biznesin e huaj janë dy pikat kyçe të raportit, të cilat rrëzojnë gjithë suksese imagjinare të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekonomia është baza e një vendi dhe kur nuk ecën ekonomia, gjithçka tjetër mbetet propogandë.

Ndaj, dje DASH i vuri notën katër qeverisë. Pritet vetëm që DASH t’i vendos notën dysh përsa i përket demokracisë në vend.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 4 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 6 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO
Para 6 minutash

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampionatit
Para 7 minutash

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampio...

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.