Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:14 Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur me rezultatin 4-2 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Megjithatë, Raphinha nuk sheh arsye…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“KOHA JONE” publikon fituesit e Vitit 2019: Politikë, televizion, biznes dhe gazetari

“KOHA JONE” publikon fituesit e Vitit 2019: Politikë, televizion, biznes dhe gazetari

Editorial
E hënë, 30 Dhjetor 2019 17:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Njeri i Vitit” është një nga rubrikat tradicionale të gazetës “Koha Jonë”, ku në fund të çdo muaji dhjetor lexuesit japin vlerësimin për personalitetet që kanë lënë më shumë gjurmë në jetën publike. 2019-ta ishte një nga vitet më të ngjeshura me ngjarje, ku emra të veçantë të jetës publike kanë spikatur.

Lista e personaliteteve është e gjatë, por në fund, lexuesit e “Koha Jonë” kanë vendosur që çmimin për katër kategori të veçanta ta fitojnë:

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Albin Kurti, POLITIKANI I VITIT

Swiss Digital

Eni Vasili, MODERATORE E VITIT

Klodiana Lala, GAZETARE E VITIT

Avni Ponari, BIZNESMENI I VITIT

Votimi për personazhet është realizuar në mënyrën më transparente në faqen e www.kohajone.com përgjatë dy muajve. Rreth 97 mijë votues kanë shprehur me votë pëlqimin e tyre për personazhet në 4 kategoritë.

Sistemi i votimit lejonte që një lexues votonte vetëm 1 herë me anë të IP-së, duke shmangur çdo përsëritje apo votim fiktiv disa herë nga e njëjta pajisje.

Votimi pasqyron pëlqimin e lexuesve të “Koha Jonë” për secilin personazh dhe pas daljes së rezultatit vlen të theksojmë se emrat e zgjedhur, në fushat përkatëse kanë shkëlqyer gjatë vitit që po lëmë pas.

Të mos harrojmë se gazeta KOHA JONE mbetet gazeta më e vjetër në tregun mediatik shqiptar, pasi edhe ZP që ishte themeluar më parë është zhdukur nga qarkullimi në treg, kurse RD u themelua në janar 1991. KOHA JONE vjen nga viti 1988 dhe u rithemelua si e pavarur dhe private me 11 maj 1991.

Nga dyert e KOHA JONE kanë dalë mbi 85 % e drejtuesve, gazetarëve dhe analistëve kryesorë shqiptarë.

Edhe konkurentët e pranojnë:

Kjo është KOHA JONE!

Politikani i Vitit, ALBIN KURTI

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë një fenomen politik që prej kohësh i kanë kaluar kufijtë e Kosovës. Fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e muajit tetor, pas një opozite të gjatë, ishte lajmi më i rëndësishëm jo vetëm në Kosovë, por edhe në Tiranë. Politikani që theu skemat e partive tradicionale dhe arriti të dominojë përballë partive historike si LDK dhe PDK u pa si një model shprese edhe në Shqipëri.

Jo thjesht fushata elektorale dhe premtimet, por mbi gjitha statura e një lideri ndryshe, ishte mesazhi se dhe në hapësirën shqiptare mund të prodhohen revolucione demokratike. Në listën e gjatë të politikanëve shqiptarë, në 2019-ën e mbushur me ngjarje, Albin Kurti bëri diferencën duke treguar se fitorja është e mundur dhe atëherë kur duket se të gjithë i ke kundër.

Albin Kurti, një politikan krejt ndryshe nga politika kosovare e këtyre viteve, një njeri që i rezistoi çdo presioni e dhunimi me burg apo edhe dhune shtetërore. Një politikan edhe i mbushur me shumë enigma. Prapë se prapë, edhe këto ditë të fundvitit, po suprizon duke mos i shkuar Presidentit Thaçi për marrjen e dekretit, në ditën që kreu i shtetit e priti për t’i dorëzuar mandatin kryeministror. Mundet edhe kjo sjellje ia ka shtuar votat online, pasi ai ishte ngjitur me pikë me Ilir Metën, presidentin e Shqipërisë dhe me Ditmir Bushatin, një politikan ndryshe nga Rilindja ose më saktë një socialist 24-karatësh.

Por me pak vota Albin Kurti doli në krye, në fund të votimit dy mujor.

Këto zhvillime politike dhe profili i tij prej një revolucionari modern kanë bërë që Albin Kurti të jetë politikani i vitit në Prishtinë dhe në Tiranë.

Moderatorja e Vitit, ENI VASILI

Gara për çmimin e moderatorëve televizivë në sondazhin e “Koha Jonë” ishte vërtetë e fortë, ashtu siç është përballje titanike gara për audiencën mes gjithë emisioneve kryesore të mediave, por në fund vendosin lexuesit dhe shikuesit.

Autorja dhe producentja ekzekutive e programit  “Open” në Top Channel, Eni Vasili është përzgjedhur nga lexuesit si Moderatorja e vitit 2019. Në mozaikun e ngjeshur të emisioneve të mbrëmjes, moderatorja Eni Vasili ka arritur të sjellë një format ndryshe, krejt origjinal. Në këtë vit të mbrapshtë të politikës, ku tensionet, krizat, sherret dhe tymnaja kanë dominuar gjithë kohën, Eni Vasili ka ditur të përzgjedhë dhe të moderojë sherret e politikës që nga sheshet, shpeshherë përplasen në studiot televizive dhe duke u vënë shpesh në krye.

Përvoja më shumë se 20-vjeçare në televizion dhe paanshmëria në trajtimin e çështjeve dhe të ftuarve janë vetëm disa prej cilësive të shumta që kanë ndikuar te vlerësimi i lexuesve për gazetaren e njohur. Përplasja në botën televizive, siç thamë, ishte mjaft e fortë, pasi votimi mbetej mes kolosëve të emisioneve shqiptare si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Sokol Balla, Artur Zheji e ndonjë tjetër.

Por në fund votuesit vendosën për Eni Vasilin.

Biznesmeni i Vitit, AVNI PONARI

“SIGAL” është një nga kompanitë kryesore të sigurimeve me degë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Është nga të paktat kompani vendase që nisi kur ende tregu i sigurimeve nuk njihej në Shqipëri dhe sot vlerësohet si një nga bizneset lider të rajonit në këtë fushë. Pas kësaj marke të rëndësishme “Madein Albania” qëndron biznesmeni Avni Ponari, një njeri aktiv dhe me shumë kulturë, jo vetëm në botën e biznesit.

Përveç drejtues dhe aksioner i tetë kompanive  të Grupit në tregun e sigurimeve të SIGAL UNIQA Group Austria në rajonin e Ballkanit, Avni Ponari është një biznesmen po kaq i suksesshëm në fushën e financave, turizmit dhe shërbimeve. Në Shqipëri ka shumë biznesmenë, por të paktë janë ata si Avni Ponari, që suksesin e tyre financiar e përdorin dhe për të investuar në edukimin e të rinjve, financimin e artit, mbështetjen e sportit dhe aktiviteteve kulturore.

Pa shumë bujë mediatike dhe me modesti të tepruar për kontributin e tij, AvniPonarika rikthyer vëmendjen drejt sportit të basketbollit, volejbollit, aeronautikës, tenisit si dhe duke financuar ekipe fituese në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe deri krijimin e një Ligës Ballkanike të basketbollit.

Në fushën e kulturës, artit dhe promovimin e pasurive kombëtare, kontributet e tij janë të shumta. Mjafton të përmendim vetëm faktin se ishte biznesmeni që mundësoi sjelljen e armëve të Skënderbeut nga Vjena në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Lista e kontributeve të tij në jetën sociale të vendit dhe në jetën e mijëra shqiptarëve është e pafund. Në Shqipërinë kaotike ku sukseset ekonomike shpeshherë ngrihen duke shkelur rregullat e lojës, Avni Ponari është modeli i kundërt, ku suksesi ka ardhur si pasojë e aftësive si biznesmen dhe korrektësisë.

Gazetarja e Vitit, KLODIANA LALA

Pas çdo ngjarjeje të kronikës së zezë, krimit, korrupsionit dhe drejtësisë është një emër gazetareje që i referohet shumica e portaleve dhe gjithë emisionet televizive duan ta kenë të ftuar. Në listën e gjatë të gazetarëve profesionistë të terrenit, Klodiana Lala është një emër që ka bërë diferencën.

E pranishme në terren në çdo ngjarje kryesore, që nga protestat e dhunshme dhe deri te skenat e vrasjes, Klodiana Lala ka ditur të transmetojë gjithmonë profesionalizëm dhe paanshmëri në raportimin e fakteve. E njëjta cilësi e saj vihet re dhe të përballjet televizive, ku ndonjëherë propaganda dominon mbi argumentet dhe faktet, por Klodiana njeh dhe analizon vetëm faktet.

Klodiana është gazetarja që është sulmuar, edhe me armë në shtëpinë e saj, nga krimi. Mundet dhe nga politika e lidhur me krimin. Por gazetarja mbetet ikona e vitit që po ikën, duke shpresuar se kështu do të jetë edhe në vitin 2020.

Me raportimet me informacion të saktë dhe investigimet profesionale, Klodiana Lala nuk është thjeshtë “Gazetarja e Vitit”, por modeli i gazetares që i duhet medias.

Shënim: CV e sejcilit fitues shikohen te ky shkrim:

https://arkiva.kohajone.com/koha-jone-shpall-fituesit-e-votimit-dy-mujor-njeriu-i-vitit-2019/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 9 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 33 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 33 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 35 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.