Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:21 Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin Një gjest i papritur nga Maria Aleksandra Ivezaj, përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026”, ka shkaktuar reagime…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skandali/ Basha hetohet për një vulë, kurse PS nuk hetohet për miliarda

Editorial
E shtunë, 9 Nëntor 2019 07:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rrëzohet mashtrimi i Rilindjes për “financime ruse” dhe “pastrim parash” nga Partia Demokratike. Prokurorët nuk vërtetojnë dot akuzat e qeverisë “Rama” kundër kreut të PD, por e padisin formalisht “për falsifikim vule” sa të mos thuhet se e lanë pa gjë liderin e opozitës!

Tenderi i Unazës së Re, një mega skandal ku rezultuan firma, vula dhe projekte të falsifikuara nga qeveria Rama, thuajse është mbyllur. Projekti i Teatrit të Ri Kombëtar, një super skandal që rezulton vjedhje e hapur me ligj nuk është verifikuar as formalisht nga prokurorët. Akuzat publike për ministra, deputetë të PS, drejtorë dhe oligarkë të lidhur me Rilindjen që po rrjepin nga buxheti i shtetit miliarda lekë, nuk hetohen si vepra penale, por trajtohen si procedura të ligjshme nga prokuroria.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historia e akuzave konspirative për financim rus të PD dhe pastrim parash nga partia kryesore e opozitës ka marrë fund dje. Gati dy vite hetim të Prokurorisë së Përgjithshme nuk kanë sjellë qoftë edhe një fakt të vetëm që të lidhin PD, kreun e saj dhe zyrtarë të tjerë me akuzat të rënda që lidhen dhe me sigurinë kombëtare, për financim rus. Prokurorët hetuan Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe të tjerë me urgjencë, sikur të ishin një grup i strukturuar spiunazhi dhe kriminal që vinte në rrezik Shqipërinë, por në gjykatë kanë dërguar padi vetëm për falsifikim vule! Pra, me gjithë zellin politik dhe gatishmërinë e prokurorisë për t’i bërë një shërbim të madh politik qeverisë, hetimet nuk kanë zbuluar asgjë tjetër veç falsifikimit (edhe kjo e dyshimtë si akuzë) të vulës së PD-së. Gjë që do të thotë se gjithë stuhia e akuzave ndaj kreut të PD-së për pastrim parash për lobimin e PD-së në SHBA dhe deri për lidhje me agjenturën ruse dhe gjithë farë teorish konspirative, nga dje, zyrtarisht  janë pallavra të sponsorizuara politikisht dhe mediatikisht nga PS dhe Qeveria “Rama”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe këtë e bëri prokuroria e Ramës, pasi dihet se kush e drejton prokurorinë shqiptare! Por prokuroria nuk mund ta mbyllte si dosje, por gjoja gjeti një “fallsifikim vule”, sa për të thënë se e gjetëm diçka.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Historia e opozitës “pro-ruse” që u ndërtua me kujdes nga Edi Rama dhe PS gjatë vitit të fundit ishte një lojë politike që synonte të godiste jo thjesht Lulzim Bashën, por gjithë opozitën. Hetimet ndaj Bashës nisën me urgjencë në kohën që opozita dogji mandatet dhe nis protesta kombëtare në gjithë vendin. Kjo padi e instruktuar politikisht dhe e mbështetur me shkrime të paguara në mediat ndërkombëtare ishte alibia më e mirë e Edi Ramës për të sulmuar opozitën që ishte në protesta. Ndërkombëtarët, të ndjeshëm ndaj çështjes së financimeve ruse, duket se në jo pak raste besonin raportet e Ramës që thoshte se Basha është nën hetim serioz. Sot hetimet i dhanë fund një loje të rrezikshme, e cila synonte të shpallte partinë më të madhe në opozitë si anti kombëtare. Prokuroria nuk provoi dot akuzat e Edi Ramës për “ariun rus” në PD, jo se nuk donte, por se një budallallëk kaq i madh politik nuk mund ta marrë përsipër asnjë prokuror, sado i zellshëm për të shërbyer që të jetë. Gjithsesi prokuroria ia bëri një shërbim Rilindjes, duke çuar drejtuesit e PD në gjyq, si të pandehur për falsifikim. Në këtë pikë del në pah dhe një tjetër problem që dëshmon përdorimin politik të organit të akuzës. Nga gjithë seria e sulmeve dhe fakteve të pretendura të PS kundër Bashës, e vetmja akuzë është ajo e falsifikimi të vulës së PD. Është një padi që më tepër ngjan si shantazh ndaj Luzlim Bashës, sesa një hetim korrekt i një zyrtari. Të vendosësh nën hetim dhe të marrësh të pandehur kreun e opozitës sepse dyshohet se dokumentet dhe vula e partisë nuk është përdorur në mënyrë korrekte ngjan si një tallje e madhe e drejtësisë. Ngjan tallje sepse në Shqipëri këto vite kanë ndodhur skandale korruptive dhe krime të jashtëzakonshme të njerëzve të Rilindjes dhe prokuroria as ka marrë mundimit të nis formalisht një hetim. Janë me qindra koncesione, tendera afera korruptive të bëra publike për të cilat organi i akuzës ka mbyllur sytë. Tenderi i Unazës së Re, një mega skandal ku rezultuan firma, vula dhe projekte të falsifikuara thuajse është mbyllur. Projekti i Teatrit të Ri Kombëtar, një super skandal që rezulton vjedhje e hapur me ligj nuk është verifikuar as formalisht nga prokurorët. Ndërkohë akuza publike për ministra, deputetë të PS, drejtorë dhe oligarkë të lidhur me Rilindjen që po rrjepin nga buxheti i shtetit miliarda lekë, as nuk hetohen si vepra penale, por trajtohen si procedura të ligjshme nga prokuroria. Lista e shkeljeve dhe grabitjeve është e pa fund dhe çuditërisht emrat e përfolur për këto abuzime  janë njerëzit që kanë më pak frikë prokurorinë dhe thonë me mburrje se po bëjnë reformën në drejtësi. Ndërkohë Lulzim Basha hetohet për një vulë dhe kërcënohet me burg për çështje që, sidoqoftë janë financime të partisë, dhe jo grabitje e lekëve të buxhetit të shtetit. Rilindasit që kanë vjedhur miliarda dhe kanë masakruar shtetin jo vetëm nuk hetohen, por marrin përsipër të bëjnë dhe planin e punës së Prokurorisë sesi të hetojë opozitën.

Ndaj duhen zgjedhjet e parakohshme që të pastrohet politika./Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 7 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 7 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 8 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone
Para 9 minutash

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.