Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të shtunën parashikohet mbi 150 mijë protestues

Editorial
E enjte, 23 Shtator 2021 14:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të shtunën opozita ka thirrur në shesh të gjithë qytetarët, pa përjashtim, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe hapjen e rrugës drejt zgjedhjeve të parakohshme si dhe krijimin e një qeverie tranzitore me tjetër kryeministër socialist, qeveri e cila të marrë përsipër edhe negociatat me BE për statusin. Protesta pritet të jetë jo thjesht masive, por më madhja që opozita ka organizuar ndonjëherë. Është një tubim që pritet të kalojë çdo miting të mëparshëm për nga pjesëmarrja dhe mesazhet që do të japë kundër qeverisë. Prej disa javësh drejtuesit dhe zyrtarët e opozitës janë në takime me qytetarët në çdo cep të vendit. Ndërkohë të rinjtë e partive kryesore opozitare, PD dhe LSI, kanë shkuar me ftesa dhe fletëpalosje në çdo shtëpi në Tiranë dhe qytetet e tjera kryesore.

Burime nga opozita thonë se nga reagimet e qytetarëve shikohet një pakënaqësi e madhe e shqiptarëve dhe ata që kundërshtojnë politikat e qeverisë nuk janë vetëm opozitarët, por edhe socialistët dhe qytetarët e paangazhuar në politikë. Në bazë të këtij reagimi qytetar që sa vjen dhe shtohet, përfaqësuesit e opozitës thonë se në tubim do të jenë më shumë se 150 mijë shqiptarë. Një shifër e tillë e kthen protestën në një revoltë dhe uragan qytetar që pritet të japë mesazhet e duhura ndaj qeverisë “Rama”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Që nga muaji shkurt, kur opozita nisi aksionin e saj janë zhvilluar disa protesta, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kryesisht para godinës së Kuvendit. Por tubimi i së shtunës ka më shumë se një arsye për të qenë një manifestim gjigant qytetar dhe me mesazhe të forta opozitare. Për shtimin e numrit të pjesëmarrësve dhe shtrëngimin e radhëve të opozitës, paradoksalisht ka ndikuar vetë Qeveria dhe Kryeministri me sjelljen e tij. Veç qindra problemeve që ka qeverisja “Rama” me korrupsionin, krimin dhe dështimin e reformave, që pas djegieve të mandateve, PS-ja hodhi dhe hapin fatal të blerjes së deputetëve zëvendësues. Jo vetëm qeveria “Rama” nuk pranoi të dëgjonte dhe negocionte me opozitën, por thelloi edhe më tej krizën duke tentuar të blejë deputetët e listave të opozitës. Pasi  detyroi opozitën të marr aktin ekstrem të djegies së mandateve, kryeministri shkoi edhe më tej me planin për të zhbërë nocionin opozitar duke krijuar parlamentin e parë që ka praktikisht deputetë të vetëm një partie. Ky veprim i kryeministrit nuk ka të bëjë me vetëm me PD, LSI, dhe të ardhmen e partive opozitare, por është një lëvizje që vë në rrezik gjithë themelet e një shteti demokratik, duke rikthyer modelet e monopartiake. Ndaj dhe tubimi dhe pjesëmarrja në mitingun e së shtunës shkon përtej çështjes së ngushtë partiake. Më shumë se kaq bëhet fjalë për një lëvizje popullore që po del në shesh në mbrojtje të shtetit dhe parimeve demokratike. Dhe natyrisht për një jetë me të mirë e pa shumë taksa.

Swiss Digital

Kriza është e rëndë, por jo pa rrugëzgjidhje. Opozita e ka hedhur prej kohësh variantin e saj të normalizimit të situatës. Një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, që hap negociatat me Bashkimin Europian, si dhe organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje nuk janë vetëm qëllimi i opozitës, por edhe mjeti për të kthyer në Shqipëri normalitetin politik dhe për të shpëtuar nga degradimi gjithë institucionet. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për krizën politike, sepse ishin votat e blera dhe manipulimet elektorale të qeverisë, ato që po e sjellin edhe një herë buzë greminës vendin. Tashmë edhe ndërkombëtarët po e kuptojnë se ky lloj “stabiliteti” dhe mbyllja e syve ndaj zgjedhjeve të blera, i shtyn paksa në kohë krizat, por i bënë ato më të rënda dhe fatale për interesat e vendit. Sinjalet se ndërkombëtarët po ndryshojnë qëndrim për atë që po ndodh në Shqipëri u dha së fundi nga SHBA. Nuk ishte deklaratë individuale, por si për të mbyllur çdo interpretim të gabuar, SHBA publikoi raportin vjetor për të drejtat e njeriut, duke vënë në dukje faktin kryesore për të cilin ka nisur kriza në Tiranë. DASH, vë në dukje në raport, se zgjedhjet e vitit 2017 u blenë nga qeveria dhe ky është dokumenti që i jep fund gjithë debatit pro qeverisë në Tiranë.  Çfarëdo të thotë ndonjë eurodeputët apo analistë i huaj që paguhet nga lobimet e qeverisë për zgjedhjet, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vlen më shumë se çdo qëndrim individual. Tashmë ndërkombëtarët po thonë atë që opozita e thotë prej dy vitesh: “Zgjedhjet u blenë nga mazhoranca” dhe qeveria nuk ka më legjitimitet dhe as moral për të vijuar detyrën. Protestat masive të opozitës janë jo vetëm mjeti i vetëm që i ka mbetur për të reaguar ndaj një shteti që zyrtarisht është monopartiak, por edhe domosdoshmëri për të ndryshuar modelin qeverisës. Situata ku e ka futur qeverisjen dhe vendin kryeministri, po shihet si një rrugë pa krye edhe nga ish-ministra dhe deputetë të rëndësishëm në Partinë Socialiste, ndaj po flasin akoma nën zë se po e çon vendin në katastrofë, Edi Rama në një përplasje civile.

Por kryeministri duke blerë e futur deputetët e rinjë “opozitar” u bën presion edhe deputetëve dhe ish-ministrave të PS-së, të cilët po fillojnë të organizohen. U thotë indirekt se edhe nëse ju dilni kundër, kam deputetët “opozitarë”, të cilët votojnë ligjet e vendimet  mazhorancës.

Natyrisht që ata injorantë dhe eunukë, por kanë mandate dhe krijojnë shumicë me të cilët Rama u bën shantazh edhe të vetëve.

Ndaj të shtunën duhet populli në skenë. Vetëm atë ka frikë kryeministri.

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 1 minute

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 3 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 25 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 32 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.