Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Testi i kryeministrit Edi Rama për puç ushtarak

Editorial
E premte, 24 Shtator 2021 13:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri nxori ushtrinë, së pari, për të spostuar vëmendjen publike dhe analizën nga mungesa e rendit publik e sigurisë në aeroportin e Rinasit, për fajin e qeverisë së tij. Dhe së dyti, për të bërë një sondazh se si do të reagojë politika, Presidenti dhe publiku në rast se nesër do të nxjerrë ushtrinë, pa vendim parlamenti dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, sapo protestat e opozitës të jenë më radikale, të rrethohet Kuvendi dhe Kryeministria në mënyrë të dhunshme.

Grabitësit e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit tashmë janë duke numëruar të qetë paratë dhe tallen me gjithë shtetin që e rrëzuan për 4 minuta, kurse nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga ky skandal i madh. Me një urdhër personal, antikushtetues, ka detyruar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të nxjerrin nga kazermat ushtarake forcat e ushtrisë dhe t’i vendosë në aeroportin e Rinasit. Siç transmetoi mbrëmë emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, ata i kishin dërguar për fasadë dhe për foto, sepse asgjë nuk po ruanin, sepse përsëri porta nga hynë grabitësit nuk kishte asnjë masë mbrojtje, por vetëm kishin ndërruar zinxhirin të cilin e prenë grabitësit kriminalë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Konkretisht, batalioni i operacioneve speciale, një njësi e specializuar për luftime urbane dhe, që pjesë të funksionit të saj ka ndërhyrjen për situata lufte dhe terrorizmi ekstrem, nga pardje është vendosur në mënyrë të befasishme në aeroport. Batalioni i certifikuar nga NATO për luftën në Afganistan dhe Irak është nxjerrë me të njëjtën shpejtësi sikur vendi të ishte në situatë të jashtëzakonshme lufte. Por zyrtarisht vendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme. Që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për sigurinë duhet që të votojë Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave. Po ashtu, zhvendosja e trupave dhe mjeteve ushtarake të këtij niveli dhe për më tepër në një zonë civile, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Forcat e Armatosura, nuk bëhen me vendim të ministrit të Mbrojtjes, por me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që është Presidenti i Republikës. Në të gjitha rastet e mundshme të lëvizjes së trupave për sigurinë në një zonë civile është Parlamenti dhe më pas Presidenti që kanë kompetenca të plota.

Swiss Digital

Dje zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi deklaroi për mediat se “Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”. Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri një tjetër interpretim duke argumentuar se vendimi bazohej në çështjen e sigurisë së aeroportit. Por qeveria thotë se me grabitjen në Rinas nuk u cenua siguria kombëtare dhe nëse është kështu, përse duhet ushtria derisa nuk ka cenim të sigurisë kombëtare? Në mungesë të argumenteve ligjore për nxjerrjen e ushtrisë, kryeministri Edi Rama dje postoi vetëm një foto ku shkruante se edhe në Francë, Holandë etj. ushtria përdoret për ruajtjen e aeroporteve. Një krahasim i tillë me pushtimin e Rinasit nga ushtria shqiptare është vetëm një mënyrë për t’u shmangur nga thelbi i asaj që ka ndodhur. Në Francë dhe Itali, ushtria ka dalë në rastet kur kanë ndodhur akte terroriste të rënda. Por edhe kur në këto shtete nxirren blindat, më parë është Parlamenti që ka vendosur për një masë të tillë. Ndërsa në Shqipëri, gjithë procedura Kushtetuese dhe ligjore e Forcave të Armatosura është lënë në dorë të kreut të qeverisë.

Në veprimet e kryeministrit me vetëdije është shkelur Kushtetua dhe janë shmangur Parlamenti, si institucioni më i lartë vendimmarrës dhe Presidenti i Republikës, që ka dhe detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. E thënë ndryshe, kryeministri Edi Rama ka kryer ligjërisht një puç ushtarak, duke nxjerrë në rrugë trupat ushtarake në kundërshtim të ligjit dhe Kushtetutës. Në çdo mënyrë që të argumentohet kjo lëvizje e kreut të qeverisë, kemi të bëjmë me një tentativë të rrezikshme për mënyrën sesi po devijon keqpërdormi i pushtetit. Ajo që është më shqetësuese në këtë histori është precedenti i krijuar. Qeveria, pa pyetur Kuvendin (atë që ka mbetur tashmë pas ikjes së opozitës) dhe as Presidentin nxori ushtrinë për një grabitje me armë duke pranuar se policia dhe siguria dështoi. Në vend që të analizohet dhe merren masa se cili institucion qeveritar nuk funksionoi në këtë rast, kryeministri luajti ndryshe; nxori ushtrinë nga kazermat. Nesër, Qeveria mund të nxjerrë në rrugë forcat speciale ushtarake dhe tanket me argumentin se policia nuk menaxhon dot protestat e opozitës që kërkojnë largimin e saj nga pushteti. Ndaj dhe prova e Edi Ramës këto ditë ngjan më shumë si një test për puç ushtarak.

Kryeministri e bëri këtë veprim, së pari, për të spostuar vëmendjen publike dhe analizën nga mungesa e rendit publik e sigurisë për fajin e qeverisë së tij. Dhe, së dyti, bëri një sondazh që si do të reagojë politika, Presidenti dhe publiku në rast se nesër do të nxjerrë ushtrinë kur protestat e opozitës të jenë më radikale që do të rrethojnë Kuvendin dhe Kryeministrinë./Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 1 minute

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 3 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 25 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 32 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.