Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:25 Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë krijuar vështirësi në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bën me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ultimatumi i prerë i Berishës: Nuk mund të ketë më takim Rama-Basha

Editorial
E shtunë, 25 Shtator 2021 11:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deklata e fortë e ish-liderit të PD: “Ose e përmbysim këtë regjim, ose do shuhet përfundimisht opozita. Marrëveshje me Edi Ramën, nuk ka asnjë burrë që ta bëjë më! U bë në 2017 si përpjekje e opozitës për të kontribuar në ecjen e vendit përpara, por rezultati u pa se çfarë prodhoi ajo marrëveshje: prodhoi dosjet numër 339 dhe 184, që faktuan krimin zgjedhor”.

Ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës, Sali Berisha, ka përjashtuar çdo mundësi që të ketë një marrëveshje mes opozitës dhe Edi Ramës si kryeministër. Në një intervistë të dhënë dje në emisionin “360gradë”, të gazetarit Artur Zheji, ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëzuar çdo mundësi që zgjidhja e krizës politike të vijë si pjesë e pazareve apo kulisave mes aktorëve kryesorë politikë në vend. Sipas ish-kreut të qeverisë, Edi Rama faktoi në vitin 2017 se nuk mund të respektojë marrëveshjet ndaj dhe askush nga opozita nuk mund të ulet më të në tavolinë me atë si kryeministër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ose e përmbysim këtë regjim, ose do shuhet përfundimisht opozita. Marrëveshje me Edi Ramën, nuk ka asnjë burrë që të bëjë më. U bë në 2017-ën si përpjekje e opozitës për të kontribuar në ecjen e vendit përpara, por rezultati u pa se çfarë prodhoi ajo marrëveshje: prodhoi dosjet 339 dhe 184, që faktuan krimin zgjedhor”,- tha ai.  Duke iu përgjigjur pyetjes për një takim mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për zgjidhjen e krizës, Berisha u shpreh në mënyrë të prerë: “Ulja e Bashës me Ramën kryeministër është puthja me Judën. Pikë! Ulja e zotit Basha me Ramën, me kreun e PS-së, pa qenë kryeministër, është tjetër. Nuk besoj se zoti Basha dhe askush tjetër ka autoritetin dhe të drejtën t’u kërkojë socialistëve shqiptarë, se cilin do të kenë kryetar”. Pra si kryetar i PS takohet për zgjidhjen e situatës, por jo në cilësinë e kryeministrit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lidhur me qëndrimin e PS-së dhe Edi Ramës për të shkuar në zgjedhje pa opozitën më 30 qershor, Berisha ka paralajmëruar se në asnjë rrethanë zgjedhjet pa opozitën nuk mund të zhvillohen. “Jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për Ramën si kryeministër. Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor”,- deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha. Duke analizuar zhvillimet e vitit të fundit, Berisha shprehet i bindur se qeveria “Rama” ka konsumuar një grusht shteti. Sipas tij, zhbërja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si institucionet që kontrollojnë pushtetet e tjera, ka sjellë de fakto zbatimin e një grushti shteti. “Kriza është e paprecedentë në historinë e këtij vendi dhe ndoshta historike në historinë e një vendi edhe unike. Pse është unike? Sepse një system, një regjim përjashtoi de facto totalisht atë pushtet që kushtetuta e çdo vendi i lë edhe opozitës. Me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese të gjitha kompetencat e saj i kalojnë qeverisë. Opozita është në minorancë dhe nuk ka vota për të bllokuar ligjet e thjeshta në parlament, por ka një institucion ku shkon ndjek ato ligje që ajo i konsideron në kundërshtim me frymën kushtetuese edhe interesat e saj. Ky institucion me qëllim të plotë u dekapitua dhe u krye një grusht shteti brenda shtetit?”,- deklaroi lideri historik i së djathtës.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Për ish-kreun e qeverisë, në situatën e një grushti shteti kur nuk ka më institucione që të vendosin të drejtën, opozitës nuk i mbetet vetëm se të përplaset me mazhorancën. “Kjo është një betejë që pa diskutim do të shkojë në një finale. Dhe kjo betejë nuk shoh zgjidhje veç një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjete të tjera. Është konsumuar sepse ka pasur një marrëveshje të 2017 e cila në vend që ti jepte vendit paqen që meritonte për shkak të zgjedhjeve i dha dosjen 339 dhe 182”,- deklaroi dje ish-kryeministri Berisha. Në intervistën e dhënë dje, Berisha u ka thënë përgjigje dhe teorive konspirative që lidhen me rrjedhjen e deputetëve nga e djathta apo krijimin e partisë së re të Astrit Patozit. Për deputetët që pranuan mandatet, Berisha deklaroi se janë në shkelje kushtetuese dhe nuk përfaqësojnë opozitën e vërtetë. Ndërsa për partinë e re të Astrit Patozit, ish-kreu i PD-së, deklaroi se “kjo është tallja më e madhe që Edi Rama ka bërë më Astrit Patozin”. Për peshën politike që ka në PD, te e djathta, por edhe në gjithë elektoratin shqiptar, qëndrimet e Sali Berishës konfirmojnë se beteja politike mazhorancë-opozitë është në konfliktin më të madh të 29 viteve pluralizëm. Thirrja për një betejë finale kundër Edi Ramës dhe përplasje të fortë nëse kryeministri nuk largohet, janë paralajmërimi që tregon se më 30 qershor as mund të flitet më për zgjedhje.

Për dreq po shkojmë në përplasje civile. Për dreq dhe për miopi të politikës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 2 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?
Para 5 minutash

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 13 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 14 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.