Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Video editorial i ”Koha Jonë”: Meta, Berisha dhe Yuri Kim! Cili nga 5 “peshqit” e mëdhenj do arrestohet?

Editorial
E mërkurë, 8 Shtator 2021 05:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Video editorial i ”Koha Jonë”: Meta, Berisha dhe Yuri Kim!

Meta, Berisha dhe Yuri Kim

 Nga Daniel Muçaku-

Reforma në Drejtësi u ideua për spastrime të krejt të korruptuarve dhe të paaftëve në drejtësi.

Por si Reformë kishte dhe ka një fokus të veçantë: Si ta pastrojë politikën 30 vjeçare nga një skemë mafioze që nuk po rrëzohet dot nga vota popullore!

Dhe në fokus janë: Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Këta janë “peshqit e mëdhenjë”!

Natyrisht që sejcili thotë dhe justifikohet se jam në rregull me Ligjin.

Dhe ashtu urojmë të jetë!

Por Europianët dhe sidomos Amerikanët, që hodhën dhjetra e dhjetra milionë dollarë për këtë reformë, nuk mund ta quajnë të finalizuar Reformën pa njerin prej këtyre “peshqeve të mëdhenjë”.

Mundet me shumë se një, por të paktën NJË, reforma do ta marrë me vete!

Po cili do ketë fatin e keq, akoma nuk dihet!

SPAK po punon, po grumbullon fakte për sejcilin, por akoma nuk ka nisur furgonin e policisë te ndonjeri prej tyre.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është e vendosur për këtë Reformë në Drejtësi.

“Peshqit e mëdhenjë” po shikojnë se si t’ja fusin njeri tjetrit dhe të mos përfundojnë për vete në rrjetën e SPAK!

Pa dashje apo ia ofruan rrjetën e “peshkut” duket si ishte i pari Presidenti Meta që e humbi drejtpeshimin e përhershëm dhe orientimin, pikërisht atë veti që e kishte karakterizuar që nga fillimi i hyrjes në politikë.

Nuk dihet saktësisht se pse sulmoi ambasadoren amerikane para zgjedhjeve, një veprim pa sens dhe pa logjikë politike, kur dihet se ambasadorja nuk është një person fizik, por një SHTET.

Yuri Kim është SHBA!

Ilir Meta, mund të jetë i fundit nga lista e “peshqëve të mëdhenjë”, pasi ka qenë dy vjet e pak muaj kryeministër, kurse Edi Rama, Sali Berisha kanë nga 8 vjet të plota, ndërsa Fatos Nano afro 5 vite në dy mandate si kryeministër.

Se ç’pati Presidenti që e trazoi vetë “rrjetën e peshkut”, vetëm ai e di!

Por fati për Ilir Metën dhe të tjerët duket se është Sali Berisha, pasi u shpall nongrata nga SHBA me një akuzë shumë të rëndë.

Me atë akuzë ose me saktë nga teksti i thënë nga sekretari amerikan i shtetit, ish-kryeministri Berisha duhej të ishte në burg.

Por Berisha kërkon dhe përballet me akuzën amerikane, duke kërkuar që “më jepni fakte” dhe përballemi në gjyq.

Berisha nuk po dorëzohet!

As amerikanët që po bëjnë gati dosjen, nuk do dorëzohen!

Do të ishte një në një milion raste nëse Berisha shpëton nga kjo që po i kurdisin.

Kjo betejë e madhe duket se do ketë një KURBAN!

Kurbani i parë, nga të mëdhenjtë, mund të shpëtojë të tjerët, të paktën për ca muaj!

Sepse reforma në drejtësi e do një KURBAN, tani, këto muaj!

Ndërkohë Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë interes të merren vesh me njeri-tjetrin që ta spostojnë rrjetën e peshkut te Berisha dhe Meta.

Kurse Fatos Nano po gëzon pleqërinë e tij dhe nuk po flet!

Ai nuk ndjehet dhe bën mirë pasi mund të kujtohen dhe ti çojnë “rrjetën e peshkut”.

Ai nuk ka as fuqi ta tundë rrjetën!

Pa e zgjatur më: Kjo vjeshtë një “Peshk të Madh” do ta pjekë në tigan!

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë e...

30 Tetor 2026, 10:27
Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

26 Tetor 2026, 08:39

Etiketat e lidhura

Daniel Muçaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.