Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

10 pyetje që mbeten në kokën tonë për vr@sjen e Eglit në Pogradec

Forum E mërkurë, 14 Gusht 2024 20:06
10 pyetje që mbeten në kokën tonë për vr@sjen e Eglit në Pogradec
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Alba Malltezi

Ditë pas dite, pas vrasjes absurde të Egli Progës në Pogradec, pas deklaratave dhe analizave të shumta, del vetëm një domosdoshmëri në sipërfaqe: Që qartësimi i kësaj ngjarjeje të mbajë thellësisht era Shtet dhe që të gjithë ta ndjejmë Shtetin në krahun e viktimave! Kërkohet një shpjegim i hollësishëm dhe shterues ndërsa pamë bashkëqytetarin tonë teksa humbte jetën në pak hapa dhe ende në mënyrë të pakuptueshme. Policia dhe autoritete të larta shtetërore betohen se çdo gjë është ndjekur sipas ligjit. Të gjithë duam me gjithë zemër t’u besojmë, por janë disa pyetje që mbeten pa përgjigje.

Vrasësi i dorëzuar disa orë pas krimit, tregon një histori, gjithnjë nëse është ajo e publikuar në media, të pabesueshme. Denis Meçe thotë se i kërkoi një cigare pronarit të lokalit, ndërsa viktima iu ofrua që t’ja jepte ai cigaren. Pastaj Denis Meçe thotë se “Kur ktheu kurrizin, Eglantin Proga më shau” dhe pas kësaj Denis Meçe e qëlloi me një shpullë, që rezultoi fatale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kanë ndodhur edhe raste të mëparshme kur një person ka goditur dikë në grindje e sipër, viktima është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në tokë, apo trotuar, apo ndonjë send të fortë dhe ka vdekur. Por në këtë rast pyetjet janë këto:

1-Cili shqiptar të ofron cigare për të pirë dhe të shan? Dhe pse, as pronari i lokalit dhe as dëshmitarët nuk panë gjë e nuk dëgjuan gjë se si ndodhi dhe ç’u tha?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2-Cili shqiptar, pasi merr një cigare (si Denis Meçe që deklaron se ishte dhe i dehur) dhe i ka veshët aq të hollë sa të dëgjojë një tjetër që e shan sapo kthen kurrizin dhe i erren sytë sa e godet me forcën e urrjetjes që jep reagimi i çastit?

3-Cili shqiptar lihet në mes të rrugës në pritje të ndihmës dhe përreth nuk ka 100 vetë që duan ta ndihmojnë sa më shpejt? (Shihni Progën të ulur pa ndjenja në momentin kur vjen policia dhe shihni kë dhe sa ka përreth). Familjarët e Elglantin Progës janë po aq të painformuar sa dhe opinioni publik nga sa ka ndodhur. Njëri prej tyre foli për gjobëvënie dhe kjo është akuza që do të ishte jashtëzakonisht e rëndë, madje e frikshme dhe duhet vërtetuar me prioritet, profesionalizëm dhe seriozitet të lartë. Përse?

Mund t'ju interesojë

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

Para 11 orësh
Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

18 Nëntor 2026, 10:15
Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

16 Nëntor 2026, 12:35

4-Nëse gjobëvënësit në Pogradec kanë mbërritur te bar kafe “Te Nazua” e vogël e familjes Proga, çfarë ndodh me biznese më të pasura në qytet?

5-Goditja vdekjeprurëse ndaj Progës a kishte peshën e një prapaskene njohjeje të mëparshme, presionesh të supozuara, apo kërkime parash mes dhunuesit dhe viktimës?

6-Cila është prova e pakundërshtueshme që ka policia e shtetit që të rrëzojë menjëherë dhe në mënyrë të qartë këtë akuzë të rëndë?

7-A e ka shprehur Proga shqetësimin e gjobëvënieve te bashkëshortja te familjarë e shokë të tjerë?

8-Pasi babai u shpreh në media se as nuk e njihte dhe as e kishte parë ndonjëherë agresorin e djalit të tij, a ka bërë policia verifikime të tërthorta e të gërshetuara për veprimtari të mëparshme të Denis Meçes në atë zonë?

9-Duke qenë se çdo tregtar mund të ketë frikë të denoncojë, a ka filmime të ditëve, muajve të mëparshëm që mund të kenë regjistruar Denis Meçen t’u afrohet subjekteve të tjera tregtare dhe të ketë dhënë e marrë me ta për gjobëvënie?

10-Veç dëshmive që kanë brenda dhe subjektiven, a ka një provë të prekshme që e rrëzon përfundimisht dhe qartësisht këtë dyshim?

Nëse historia shokuese e Eglantin Progës do të rezultojë vërtetë një goditje për shkaqe banale, kjo histori do të mbetet jashtëzakonisht e rëndë për familjen Proga e sidomos për fëmijët dhe bashkëshorten e miqtë e të njohurit e tij. Por nëse dyshimet e një familjari për gjobëvënie kanë qoftë edhe pak grimca të vërteta, atëherë dhimbja e jashtëzakonshme bie në një qytet e një popull të tërë që besimin tek insitucionet e ka si një pemë të re që shkundet e lëkundet nga keqëdashësit e përhershëm e që njihen mirë mes nesh.

Etiketat e lidhura

Eglantin Proga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 4 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 5 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 6 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 6 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.