Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:45 Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik… Edi  Rama shkruan në postimin e darkës në facebook: “Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot 11 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, gazetarit, politikanit dhe poetit që iku për të lënë pas kaq shumë mungim

Forum E mërkurë, 20 Nëntor 2024 11:05
Sot 11 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, gazetarit, politikanit dhe poetit që iku për të lënë pas kaq shumë mungim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

U bënë 11 vite prej asaj nate apokaliptike, me stuhi dhe erësirë të thellë, terr që vinte me vdekje dhe davaritej me një re të ngjeshur misteri, për të zgjatur derimsot. Kishte vdekur në një aksident të pretenduar, gazetari, deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Ai, miku i mirë i aq shumë njerëzve, gazetari i talentuar, ai, zëri i fuqishëm i demokratëve, ministri që u bë tmerri i grupeve kriminale. Poeti penëhollë, Sokol Olldashi nuk ishte më.
Lajmi i kobshëm e mbushi atë mbrëmje realitetin shqiptarë para dhe pas mesnate, me pikëllim, lot, lajme, hipoteza dhe teori konspirative, të cilat zgjatën deri në mëngjes, për të vijuar për ditë e muaj të tëra, pa mundur të hedhin një dritë të qartë dhe të mëtonin argumente bindëse, mbi arsyen e vërtetë të kësaj vdekjeje të bujshme.

Ishte vonë, mbrëmje vonë. Me pjesën e mbetur të stafit po i jepnin dorën e fundit numrit të ditës së nesërme. Binte rrebesh, kur i’a behu në redaksi botuesi Nikoll Lesi.
Ndodhte rrallë të vinte kur pothuajse kur gjithçka kishte përfunduar dhe gazeta ishte gati për të shkuar në shtyp. Me patjetër diçka kishte ndodhur. Ne mbajtëm frymën. Ka vdekur Sokol Olldashi! Tha ai me buzën që dridhej dhe me lot në sy, hyri në zyrën e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjalët e tij ranë si një shpërthim dhe heshtje në ambientet e gazetës. Ishte një natë e gjatë. Gazetarët e kronikës merrnin dhe jepnin ngado ku kishte informacion, gjithkund gjësend kishte diçka rreth kësaj ngjarje kaq të beftë dhe kaq tragjike. Kishte ndodhur diçka e pazakontë, diçka tronditëse, kishte vdekur Sokol Olldashi, gazetari dhe një nga veprimtarët më të zëshëm të Partisë Demokratike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo që telegrafisht thuhej dhe mbeti mister edhe sot, ishte se më 20 nëntor të vitit 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Kërrabë. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qenë lagështia e rrugës dhe shpejtësia e lartë, me të cilën Olldashi ka udhëtuar. Makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u gremisur 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 2 orësh
Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 11 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42

E megjithatë që pas asaj nate të gjatë dhe nxitimesh kaq të pakuptimta, Sokol Olldashi, gazetari simpatik dhe politikani konseguent, kolegu i mirë e miku me cigaren në buzë, ai të cilit mund ti besoje në gjithçka që thoshte dhe në çfarë bënte, sepse ishte një potencial njerëzor i mbushur me qëllime të mëdha dhe një zë i fuqishëm në atë kohë heshtjeje të makthshme. Ai, miku dhe kolegu, Sokol Olldashi nuk do të ishte më, siç do të mbetet mungim i pazëvendësueshëm në PD dhe në ambientet e gazetarëve, kur zëri dhe mirësia e tij linin gjurmë inkandeshente.

Çfarëdo që u tha dhe u bë, ai, Sokoli, nuk do të mund të kthehej. Vdekja e tij mbeti mister, po kaq sa dhe e pakuptimtë nxitimi për t’i gjetur një vendprehje në amshim. Edhe sot pas 10 viteve gishti tregues ka mbetur i drejtuar kah dikush apo diçka, pa mundur të bëhet dëshmues për natën fatale të fundit të një jete që i’u kushtua me mish e me shpirt, si gazetarisë, politikës, ashtu edhe poezisë.

U bënë 11 vite që Sokol Olldashi nuk është, por bashkë me mungesën e tij, një boshllëk vrastare ka përpirë si një mallkim PD-në, të cilën e ka dërrmuar jo vetëm koha e gjatë në opozitë, por edhe kriza e lidershipit. Humbja e Olldashit ishte parathënie fati të keq që do t’i vihej nga pas Partisë Demokratike dhe shanseve të saj për të vijuar të përfaqësojë aspiratat e Sokolit.

Etiketat e lidhura

Sokol Olldashi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 minute

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 15 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 24 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.