Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Kronikë e vonuar për fundin e botës!

Forum E diel, 12 Nëntor 2023 14:35
Agron Gjekmarkaj: Kronikë e vonuar për fundin e botës!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kronika ka rënë në çoroditje. Ajo nuk di si ti vertisë ngjarjet e shumta. Personazhet galantë që e rrethojnë shfaqen gjithnjë e më trazues. Gjylameti shtyn Isufin me një energji berthamore të pazakonte . Blerina i thotë “i vogli shtrin viganin” por Cufja duke hapur rrugë me kanun në dorë ja kthen “i shtypuri tiranin”.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Unë i fshehur në oden e grave e të femijeve kur burrat janë në luftë, dal e shtrihem barkas për të kaluar nën këmbë gardistesh. Krahet me lodhen, gjunjët më vriten, goja më thahet. Kosta i Gramozit dhe Lindites sebashku me keshilltarin tim Dorin trim me hedhin një litar nga ana tjeter . Ata me terheqin që në zyrë të futem. Fytyra e Kostaqit ngjan me një pemë të djegur nga rrufeja.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

Po i ngre e mira peshë mermerit, po ju plas Zoti sytë, po ju plas. Në mbretërinë e Babos jemi të gjithë si në bahçen e Pejgamberit more jeziter. Po çi doni more laneter jo komisione jo reforma zgjedhore, i di Babo ato punë. Mos ja thyeni zemren teksa pikellimi i skalitej si fjalët e Perendisë në pllakat e gurta.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dash Sula i murretyer , i sapo dalë nga baladat , me pluhurin e moteve mbi supe, më kraharorin që i dridhet vikat turp turp turp. Zeri i tij si duhi fershellen mbi lisat e atdheut. Ai ndeshet me Nikun si Muji me Halilin në lugje të verdha. Shamia e ashikut i bie në tokë dikujt i thyhet zemra.

Danja, Cufja dhe Canja bllokojnë dyert, Ben Pellumbi çjerr faqet nga marazi. Laerti kesaj herë qan vetë. Sheh anash askush nuk po i mbledh lotet e tij.

Etilda një psheretimë leshon tek aty pari kalon. Një pandehmë me ngjyra ylberi e ndjek nga pas. Ermua ferkon duart. Urrejtja është fryma e shënjtë që e udheheq. Gjuha e drunjtë kënga e saj e preferuar. Komandantet vinë. Beteja ndizet. Kryezevendes Lideri në ballë u prin. Si Selam Musai gunen per mbi hedh mbi tela e si luan kapercen mbi bedena.

Lideri në perspektivë Gaz mjekerrziu me zemerim të gjithë desh i perpiu. Supin u vuri kangjellave dhe treqind gardistë u planden per dhe në këmbë asnjë nuk mbet per be. Bledion Nallbati u ngjit si tarzan, pas tij ay pader Salianj ku këmbet vertiti si jatagan.

U ngjit i fundit për tu mbrojtur krahet Kryezevendes Lideri Muli. Pastaj në dritare Doktori doli e siç di ai foli. Bekoi si Papa njerzinë dhe të uruarit ndien paqen e begatinë.

E enjta erdhi e zezë siç pritej. Bekimet e Pader Salianjit mungonin.

Sajme Korreshi me doren e shendoshë si Osja agzotit i dha flakë barotit. Dhurata Çupi i fshinte djerset. Kryezevendes Lideri Muli, Lideri në perspektivë Gazi dhe Albana u panë në sy nga kabina e regjisë. E meritoi besimin që i dhamë trimi i Lushnjes thanë njëzëri. Sajmja me modesti qendroi edhe kur Ina po e filmonte, edhe kur Doktori me krenari e shikonte.

Elda Hoti u bë flaka e maleve, Nora e dytë. Tymi mjegulloi edhe shikimin e kalter të vetë Margeritit. Bota dukej pa sy si e tillë e verbert.

Tao kruspullohej si një kercu pas zjarrit të madh. Zaptiet e tij po çoroditen. Bledi Çuçi herë pas here shihte mjekrren e vet dhe gezohej që ënde flakë nuk i kishte marrë. Lindita kollitej , Eduart Ndreca nga dhimbja drobitej. Mimi di Puccini ngjante me Nënë Pashakon. Etjen edepsesi me Dalanin.

Shalsi i qeshte vetes gjithë kohes në shënjë respekti. Braçja hungerontë që Babos llaf ti shkonte.

Xhafa pasi është thirrur nga Babo ndihet më rilindas dhe më pak intelektual i pavarur.

Çyrbja pret ti thotë shkrepe o bekim dhe lemon tyten e maliherit nën shikimin e qashtër të Eni Xakes.

Jorida vajton për nismat e saj që shkuan e vanë dhe në terr lanë dynjanë. Me keputet shpirti për trazimet e saj të çdo stine. Ah Jorush i gjorë revolucioni na la pa gojë.

Dikush po ankohej se fryma po i merrej por Elisa e qortoi e i tha besimi tek Babo është kundragazi ynë, te biem

shahit me emrin e tij në gojë. Tezja e degjoi dhe ënderronte të zalisej dhe ti njihej si sakrificë. Qendresen e saj Termeti ta shtintë në isopolifoni.

Ogerta ja kapi xanxën dhe filloi të shkruante tekstin “ Tezja jonë shkëmb graniti e zë dushmanin per fyti eeee ! Luftoi pa ju dridhur qerpiku eeee , Tym të madh leshoi armiku eeee, aty mbet dhe kurrë nuk iku eeeee”. Ulsiu kumbonte dua një pushkë dua një pushkë. Nikua u kishte hequr shulat.

Djali i mirë Klosi u llafos perseri pas fjalimit zulmëmadh të Fierit per organizaten bazë dhe punen. Ato ishin mendime pa zë kesaj here pat llaf pa mendime qerratai !Tani e tutje duhet të mesohemi me keto alternime. Damua duhet të marrë shenime dhe Ditmari të shkrehet në lexime. Po Majkua? Ai pret si gjithmonë që fati ti bjerë në peqi si kungulli nga trau. Toni duhet ta kuptojë fati ekziston nuk varet nga të luturat.Dikush e ka pa e kerkur tjetri e kerkon e si vjen. Ja psh unë do doja të isha njeri i aksionit e fundja ç’jam? Një i frikur që nga skutat sheh historinë ti kalojë nën hundë dhe rreket ti shkepuse asaj ndonjë gjë që njerzise t’ja shesë si punë!

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 59 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.