Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aksioni shtetëror që mori peng opinionin publik

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 12:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kristi Pinderi

Ditën e djeshme u finalizua para syve të të gjithë shqiptarëve, live, në televizion, një aksion i mirëfilltë shtetëror që kishte filluar me shpejtësi ditë më pare, kur rasti i Xhesielës për pak sa nuk doli nga kontrolli.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Gjurmët e para të këtij aksioni për të minimizuar dëmin mund ti shikojmë që ditën kur Karlo Bolino lëshoi gazetarin e shqetësuar jo për dhunën, po për emrin e Taulant Ballës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por akti më dramatik i këtij aksioni të mirëorganizuar shtetëror ndodhi dje.

Në mëngjes nuk kishte as edhe një shqiptar të vetëm që të kishte dyshim se vajza ishte dhunuar dhe se djali i një njeriu të pushtetshëm ishte autori i dhunës. Nuk kishte as edhe një dyshim të vetëm për faktin që për muaj të tërë historia ishte mbajtur e fshehur, që policia, prokuroria, psikologia, edhe çdo autoritet tjetër shtetëror kishin marrë pjesë në fshehjen e ngjarjes, e për pasojë ishin bashkëfajtorë dhe bashkëautorë të dhunës ndaj vajzës.

Deri në mëngjes ishte plotësisht e qartë se pushteti i Edi Ramës kishte në dorë policinë, se ata në polici që nuk i kontrollonte dot ia kishin mbathur dhe se kryeministri i quante horra që do i ndiqte këmba këmbës (një analogji e përkryer kjo me sjelljen e vëllait të madh Erdogan në Turqi), se prokurorinë e kishte gjithashtu në dorë, se kishte me vete edhe pjesën më të madhe të medias të cilën e kontrollon përmes parave të buxhetit të shtetit, etj.

Të vetmin faktor që në të tilla situata është vendimtar e që pushteti kriminal i Edi Ramës nuk e kishte, ishte opinion publik. Ndaj, ajo që pamë dje në darkë ishte aksioni shtetëror që kishte si target sulmi pikërisht kompaktësinë e opinionit publik.

Të vetmin faktor që në të tilla situata është vendimtar e që pushteti kriminal i Edi Ramës nuk e kishte, ishte opinion publik. Ndaj, ajo që pamë dje në darkë ishte aksioni shtetëror që kishte si target sulmi pikërisht kompaktësinë e opinionit publik.

E morën vajzën me makinë, e lanë në derën e Top Channel. Pastaj e morën prapë dhe e çuan në studion e TV Klan.  Para se vajza të braktiste Fevziun kur ky do e ballafaqonte me ekspertizën mjeko-ligjore, në rrjetet sociale filluan të dukeshin rezultatet e para të aksionit shtetëror:

“E njoh shumë mirë unë tipologjinë e vajzave të tilla”, më shkruante një mikja ime gazetare.

“Historia nuk besoj se është përdhunim”, më thoshte një tjetër shok që vazhdon të jetojë e punojë në Shqipëri.

Psikologët studiojnë një reagim shumë interesant të qënies njerëzore.  Në trurin tonë ka një element kimik, të zbuluar nga studiues të Universitetit të Kembrixhit që na mundëson neve të fshijmë krejtësisht episode të rënda në kujtesën tonë. Por përpara se të ndodhë kjo, duhet që secili të mund ti filtrojë dhe ti izolojë këto episode të këqija në mënyrë që ti targetojë më kollaj.

Eshtë mekanizmi ynë mbrojtës që funksionoi edhe dje në darkë. Një grua a burrë që po rrit vajzën e vet në Shqipëri e ka më të lehtë të përballojë mendimin se ajo që pa dhe dëgjoi këtë javë ishte vetëm një kapriço e një vajze të lëkundur e xheloze. Për prindërit e fëmijëve që po rriten në Shqipëri do të ishte shumë e rëndë të pranonin se në fakt, jetojnë në një vend ku krimi është i mbrojtur nga shteti e se askush, as edhe një i vetëm, nuk është më i sigurt.

Eshtë mekanizmi ynë mbrojtës që funksionoi edhe dje në darkë. Një grua a burrë që po rrit vajzën e vet në Shqipëri e ka më të lehtë të përballojë mendimin se ajo që pa dhe dëgjoi këtë javë ishte vetëm një kapriço e një vajze të lëkundur e xheloze. Për prindërit e fëmijëve që po rriten në Shqipëri do të ishte shumë e rëndë të pranonin se në fakt, jetojnë në një vend ku krimi është i mbrojtur nga shteti e se askush, as edhe një i vetëm, nuk është më i sigurt.

Në këtë mënyrë falë operacionit shtetëror të djeshëm që e mori vajzën me makinë dhe e çoi nga një studio në tjetrën, u krye live një sulm ndaj opinionit publik, që për fatin tonë të keq ishte një sulm i mirëpritur nga shumë pjesëtarë të dobët të shoqërisë sonë. Nga e gjithë java, shumë vetë, që tani, e kanë harruar se çfarë ndodhi në të vërtetë.

E harruan që vajza u rrah, iu fikën cigare në trup, se vajza u çua në mes të ditës në një hotel ku ra pa ndjenja, se vajza shkoi komisariat më komisariat se nuk ia pranonin denoncimin, se një psikologe e marrë me urgjencë nga pushimet e verës u detyrua të shkruante broçkulla, se mjekësia ligjore vërtetoi që ajo ishte dhunuar, që vetë kryeministri e pranoi që ajo ishte dhunuar, etj.

Këto nuk do mbahen më mend nga shumë vetë pavarësisht se në këto vite të qeverisë së Edi Ramës të gjitha akuzat ndaj tij kanë rezultuar të vërteta.

Ministri i Ramës udhëtonte me trafikantët e drogës; në gjithë territorin e vendit mbillej drogë nën monitorimin dhe mbrojtjen shtetërore; në bregdet e në shumë pika të tjera ndërtoheshin pista për transportin e drogës; në Kuvend zgjidheshin njerëz që dikur kishin drejtuar organizata të shfrytëzimit të grave për prostitucion, nëpër qytetet e vendit zgjidheshin kryetarë bashkie që dikur kishin përdhunuar vajza në grup; që gjithë qeveria dhe bashkia viheshin në funksion të një akti të paligjshëm për të grabitur tokën publike, etj etj.

Një opinion publik që përbëhet nga njerëz të shëndetshëm por po aq edhe nga njerëz që për tu vetmbrojtur duan të harrojnë, është një opinion publik i përçarë, të cilin Edi Rama dhe Endri Fuga mund ta kontrollojë më kollaj.

Duke qenë se të gjitha këto me kohën janë fakte që tregojnë se ka ndodhur pikërisht kështu, unë sot e kam më kollaj ta besoj Emiljano Nuhun kur e përshkruan me detaje se çfarë ka ndodhur, e sidomos e kam të qartë si para syve momentin kur ai ndodhet me pistoletë në kokë në zyrën e shtetit, i kërcënuar për të mos bërë punën e tij, nga vëllai i një deputeti të Ramës, teksa po aty në zyrë fliste me ironi e cinizëm kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e thoshte: “Hiqe pistoletën se është djalë i mirë ky, nuk bën këto gabime”.

Një opinion publik që përbëhet nga njerëz të shëndetshëm por po aq edhe nga njerëz që për tu vetmbrojtur duan të harrojnë, është një opinion publik i përçarë, të cilin Edi Rama dhe Endri Fuga mund ta kontrollojnë më kollaj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 2 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 13 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 28 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.