Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza nga BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

Forum E mërkurë, 22 Tetor 2025 19:51
Analiza nga BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare. Partia Socialiste në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e Partisë Demokratike për formulën e përbërjes së dy komisioneve të posaçme, që pritet të ngrihen me vendim Kuvendi në fund të tetorit.

Amendamentet e dorëzuara një javë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkonin që anëtarësia në të dy komisionet të ndahej në mënyrë të barabartë mes opzitës dhe mazhorancës, duke e bërë vendimmarrjen në këto komisione detyrimisht konsensuale. Më parë, Partia Socialiste kishte propozuar që Komisioni për Reformën Territoriale të kishte 17 anëtarë, nga të cilët 9 nga PS, 6 nga PD, 1 anëtar nga Aleanca për Ndryshim dhe një anëtar tjerër nga Partia e Lirisë. Ndërsa për Komisionin e Reformës Zgjedhore, PS ka propozuar një përbërje me 16 anëtarë, nga të cilët 8 të Partisë Socialiste dhe 8 të tjerë nga partitë e tjera parlamentare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Amendamentet e dorëzuara nga Bardhi parashikojnë që të dy komisionet të kenë të njëjtën formulë barazie; 16 anëtarë, nga të cilët 8 i përkasin PS, 6 PD-së dhe nga 1 përfaqësues nga dy grupet aleate në parlament, “Aleanca për Ndryshim” dhe Partia e Lirisë. Kjo formulë lë jashtë partitë e tjera që nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend, të tilla si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet dhe Partia SocialDemokrate e Tom Doshit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur nga BIRN, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca do të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve. “Personalisht mendoj që duhet të jenë të gjitha partitë parlamentare. Shpresoj që deri në seancë, PD të pranojë formulën gjithëpërfshirëse,” tha Balla.

Dy reformat e reja

Projektvendimet për ngritjen e dy komisioneve të posaçme të publikuara në faqen e Kuvendit shprehin dhe objektivat e punës së tyre dhe një afat pune prej 9 muajsh. Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe. Një komision parlamentar për reformë të re territoriale, i drejtuar nga opozita në vitin 2022, nuk arriti të prodhonte ndryshime të reja, pasi u rrëzua nga mazhoranca e cila mbrojti reformën në fuqi.

Në komisionin e ri që pritet të ngrihet parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj.. Në amendamentet e Partisë Demokratike kërkohet gjithashtu që pjesë e komisionit për reformën territoriale të bëhet edhe ekspertiza e institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore vijon të ketë si detyrë objektivat dhe qëllimet e vjetra që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore dhe parlamentare. Komisioni i mëparshëm i ngritur për këtë qëllim dështoi ta bënte këtë reformë, ndërsa disa ndryshime të bëra në minutën e fundit në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës dhe mbylljen e listave të kandidatëve u arritën pas një pakti jotransparent mes dy partive të mëdha PS-PD. /BIRN-Reporter.al/

Etiketat e lidhura

PDPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 26 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 38 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 53 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.