Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza satirike e Gjekmarkajt: 5 ministra që janë nën hetim nga SPAK, do shkarkohen

Forum E hënë, 15 Korrik 2024 13:43
Analiza satirike e Gjekmarkajt: 5 ministra që janë nën hetim nga SPAK, do shkarkohen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Kongresi i datës 27 pritet si vaki. Pamja e gezuar e Ermos fliste vete çi pret evleterit. Qederi i të tjerëve qejfi i saj. Ndihej kudo neper fytyrat e vëngërta e kokat e ulura rrafsh me tavolinen, terezia e prishur. Lajmi se pesë ministra që janë nën hetim nga Spak do shkarkohen po aq pezem e turbulli kishte hedhur mbi banken e Qeverisë.

Mamica e veshur me të zeza dukej si sjellësja e fatkeqësise paçka se shikimi mbi të binte gjithsesi. Ajo e para mandaten pat leshuar. E pyesnin me rrallë, “hë e ha unë? E kaloj pragun e dates 27?”! Ajo leshonte një eh të tejzgjatur , një si perzhitje e paqartësi bashkë. Gishtin çonte drejt qiellit. Ai e di. Babo që vran e kthjell.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tezja mendonte “gzona” na u bë “ hidherona”. Nikoqiri rrenqethej sa herë fjala tender i kujtohej. Aniles buleza djerse i rreshqisin kur financat i kalonin neper mend, bekuar qofshin blegerimat e dhive mejtonte. Dumani nga llozha u dukej si xhebraili.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etilda po me shihte më në fund me dhembshuri , madje me liroi dhe karrigen në komision, Tonit që tundte koken me ritmin e farit në det i tha “ i kemi rënë në qafë ketij se ky qyfyre shkruan, nuk duket njeri i keq, po ai Salianji që mos bëftë hajer me ka prishur gjakun në Komision”! Toni rënkoi , u kollit dy a tri here, u mendua, leshoi një psheretime, pastaj tha “ i poshter është edhe ky e patem rrezik ta kishim ketu ngjitë me bankë, i biem në sy dhe na dokendis, helm shperndan duke qeshur, Dilon e ka bërë me tension, Xhemali sheh dokrrat e tij e beson se tani duhet të shkojë në bibliotekë të lexojë, Nasipi nuk llafoset më se e bën të ndihet në faj, po ai Salianji edhe mua me shkakton aritmi i paudhi, si i dalë nga ferri ngjan”!

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Ogi e Ulsia dukeshin si dielli e hija. Mvrenjtej Ogi kallkanosej Ulsia. Qesh ajo shkrihu ai. Qerratai. Majko si zë i kohrave nderhyri “ ketyre nipave të kulakëve nuk u zihet kurrë besë, duhet vigjilence të prishin gjakun”!

Prita të pergezoja Klosin sot po ënde nuk ka mbërritur. Dje në plazh kishte vënë një liber perpara mbase edhe pe hije , rastesia e desh që kalova aty pranë, u ngrit të me ngjatetonte por i ra në tokë romani në dukje, ishte një kopertine fallco, po lexonte “ Kurbanin”. Kjo është ndershmëri, mardhënie intime me kryeveprat, jo shtirje, jo dukje, por thellësi. Ndryshe nga Klotilda që si kopertine vë “Kurbanin” dhe poshte lexon dramat e Namik Dokles. Etjeni kishte ngrënë dy vezë të skuqura me gjalpë dhe ënde lepinte buzet. Xhafa dhe Braçe shihnin nga Ulsia e thonin ah maloku po më shumë nuk degjohej.

Tao ishte qethur e rruar taze, dukej si sheleg rrunak. Bora leshonte petalet e heshtjes e perqendrimit me vullnet të palekundur. Ketej nga ne u bë një debat i madh. Kryzevendes Lideri Muli paçka se shpirt njeriu qortoi Gazin Liderin në perspektivë, i cili kishte kaluar pa vënë re Shefe Albanen. I bie si ti shmnagesh diellut apo hënes.U thirra per të ndarë sherrin. Ajo ngriti sytë disi pertueshem por durueshem.

Gjykova se ky nuk ishte thjesht një gabim por faj per me teper qe ne të “diversitetit” jemi nën vezhgimin e shefe Albanes se ënde i dukemi të dyshimte, pa le shef Oerdit, Gazi më shumë por edhe unë si kaurr i kishes së Romes aty afer. Por kur keto re na sillen mbi krye u fryn Hyqymeti Kryezevendes Lideri dhe horizonti duket i qartë. Paqja bie mbi ne si meshë e ameshuar.

Jorushi i Tabakeve na ndiqte me melankoli me nje shikim te purpurt si fustani që kishte veshur. Me padjallëzi pyeste pse euroatlantiku Muço nuk vjen kur flitet per drejtësinë kur ai është vetë kalorësi i saj. U qetësua kur e lajmerova që ja ka behur Muçesha.

Nallbati dukej i dorezuar e fatkeq mbi brëngen e vjeter. Murretimi i Mamices i kishte prerë gjunjët. Edhe ai e kishte humbur shikimin shpuzë. Dukej si rob i zënë në të zezen Spanjë. Dash Sula po aq shihte në thellësitë e tokes si Anteu per të gjetur forcen e qendreses. Çyrbja kishte ditëlinjen po pret që vetë Babo ti bëjë një sms dhe t’ja bëjë zemren më të madhe se kodrat e Shijakut.

Kosta kur të gjithë hynin brënda në ftomën e kondicionerit ai ikte me yxhum nëper vape! Nuk e duroja dot aq dhimbje sa ka rënë aty tha e dua të me piqet koka në diell që të ndiej edhe unë vuajtje! Shalsi nuk kishte lepirë vetëm flokët por edhe mendimet, dukej rehat i prehur.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 2 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 10 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 11 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.