Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Manipulimi televiziv i Xhisielës

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 12:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati

Ka një serë episodesh nga dy intervistat e Xhisiela Malokut që tregojnë se ajo vetëm fizikisht ishte në studio e “Opinion” dhe “Open”. Fjalët e asaj 25 vjeçareje të marrë peng, ishin pjesë e skenarit të përgatitur nga përdhunuesit e saj. Dhe këtu fjala nuk është për versionin qesharak se ajo herë pas here, ashtu sikurse i dashuri i saj, vetëdigjeshin me cigare. Fjala nuk është as tek gënjeshtra e shëmtuar se shenjat e dhunës ishin si pasojë e një aksidenti të mëparshëm me makinë (kur ajo ka shkuar menjëherë të bëjë ekspertizën mjeko ligjore).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Po ka disa detaje më të vogla që atë e nxjerrin zbuluar. Që kur dha intervistën e parë, u hapën fjalë se atë e shoqëronin deri në studion televizive përdhunuesit e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo u vërtetua edhe të hënën në mbrëmje në “Open”.

Ndërkohë që ajo, pjestare e një familje ku dy motrat janë të papuna dhe ku jetojnë vetëm me pagën e nënës, deklaroi se kishte vajtur nga Nikla në Durrës me taksi, gazetarja Anila Hoxha dëshmoi se atë e kishin sjellë të shoqëruar me një veturë private.

Pse duhet të gënjente, për të mos denkonspiruar ata që e mbajnë peng?

Episodi i dytë u zhvillua në studion e Fevziut. Ajo gjendej aty, po jepte intervistë dhe po përballej me gazetarët dhe kur u pyet për atë që kishte thënë në Top Channel, ku po fliste në të njëjtën kohë, deklaroi: “Intervista në Open ishte e manipuluar”.

Ku pati mundësinë ajo ta shikonte ç’kishte transmetuar Top Channel, apo ia çuan me mesazh përdhunuesit e saj ?

Episodi i tretë: Gazetarja Eni Vasili ka deklaruara së fundi se Xhisiela nuk ishte e kënaqur me intervistën e dhënë për të të dielën dhe i kërkoi me ngulm që mos transmetohej se e kishin urdhëruar të rrëfente nje version të ri në “Opinion”. Eni Vasili pretendon se ka ruajtur edhe mesazhet që e tregojnë këtë.

Pse duhet të jepte një version të dytë, se përdhunuesve nuk i kishte pëlqyer i pari?

Episodi i katërt: kur gazetarja Klodiana Lala e përballi tek studioja e Fevziut me alibinë se dëmtimet fizike të shkaktuara në një aksident me makinë (alibi që atë e detyruan ta thotë shumë më zbehtë në “Opinion”), nuk ishtin ato për të cilat fliste ekspertiza mjeko ligjore, Xhisiela e gjorë që nuk kishte një qëndrim të atypër atyshëm, u kap ngushtë dhe e braktisi studion ku duhet të vinte fytyrën e saj mbi mashtrimet që kishin gatuar mjeshtrat e rilindjes.

Kështu pra këto dy emisione që u organizuan nga përdhunuesit e saj për bërë alibinë e pafajsisë së tyre, dëshmuan për tjetër gjë. Ato treguan se Xhisiela është rob. Se ajo pilotohet, markohet, përgjohet dhe vazhdon të përdhunohet nga njerzit që e bëjnë këtë sistematikisht prej një viti.

Deri këtu, besoj e kuptuan të gjithë që i panë ato intervista. Por, problem është se kjo histori i ka kapërcyer kufijtë e një marëdhënie mostruoze mes xhelatit dhe viktimës. Tani me xhelatin është bërë i tërë pushteti që po e lejon ta vazhdojë ky krim. Prandaj emisioni i sotëm nuk qe një boomerang për deputetin Rahja dhe për të birin që vetëm e paska përkëdhelur të “dshurën zheloze” por për të gjithë makinerinë e propogandës oruelliane që qëndron pas tyre.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 minute

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 13 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 28 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.