Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ballkani, kjo Evropë e vonuar

Forum E shtunë, 21 Gusht 2021 18:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli

Ballkani është Evropë. Ndodhet në Evropë dhe i përket Evropës. E vetmja ndarje reale me pjesën tjetër të kontinentit të vjetër është se Ballkani është një Evropë e vonuar dhe ballkanasit janë qytetarë evropianë gjithashtu të vonuar. Sot në epokën e komunikimit global, diferencat dhe dallimet bien edhe më tepër në sy. Dhe kontrastet mes elitave kryesisht politike të rajonit, tashmë janë pothuaj egzotike kur i shohin në kohë reale nga Brukseli apo dhe Uashingtoni.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Njëlloj si një udhëtim në kohë. Pikërisht për shkak të kësaj vonese, armiqësia dhe përplasjet etnike që mund të shihen me habi nga Gjermania e Franca e sotme si hyner ballkanas, për të marë një shembull, dje ishin një akt normal për gjermanët e francezët, për të vazhduar më tej me të njëjtin shembull. Diferenca qëndron në kohë – shtatë dekada – dhe mbi të gjitha në aftësinë e këtyre dy popujve të mëdhenj të Evropës për të kuptuar se paqja e paguar me çmimin e luftës dhe lapsat dhe kostumet e bankierëve janë shumë më të fuqishëm se tanket, topat dhe tamburet me uniformat e luftës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për Ballkanin është shumë lehtë të flitet me klishetë e të shkuarës. Që nga mendjemadhësia vanitoze e historisë, bashkëlindëse e qytetërimit evropian e deri tek zënia me dorë e hundës së evropianëve, për ankthe dhe makthe të lindura po në Ballkan. Pothuaj gjysëm mijëvjeçari divorc i gadishullit me pjesën tjetër të Evropës në Perëndim, në Veri dhe në Qendër të saj, shënjuan dallime dhe e shndëruan Ballkanin e pushtuar nga osmanët në kushëririn fatkeq, të zhytur sa në varfëri, po aq dhe në harresë.

Emblema e pandryshueshme dhe klisheja më jetëgjatë që ka mbijetuar deri më sot dhe me shumë gjasë, do të mbijetojë edhe në një të nesërme jo fort të afërt, është ajo që e cilëson gadishullin si një fuçi baruti. Të paktën dy ngjarje të mëdha, Lufta e Parë Botërore dhe shpërbërja e ish-Jugosllavisë, njëra në fillim dhe tjetra në fund të shekullit të shkuar, janë argumente shumë të fortë në favor të kësaj teze. Por në fakt nuk është plotësisht kështu. Ballkani ka qenë mishi, por topi ka qenë jashtë tij. Ballkani ka qenë shpërthimi, por zjarri ka ardhur nga jashtë. Jashtë Ballkanit dhe me interesa në Ballkan. Kështu ishte në Luftën e parë Botërore.

Ndarja e ish-Jugosllavisë dhe tmerri i luftës për një dekadë nisi sa nga Serbia, po aq dhe nga gjithë ata aktorë e faktorë të tjerë që në rastin më të mirë nuk kuptuan, nuk deshën apo dhe inkurajuan vdekjen e krijesës artificiale që tentonte të sillej si Evropë e Bashkuar në formë, por duke funksionuar diktaturë në thelb. Qoftë kjo e shfaqur si diktaturë sistemi, individi apo dhe diktaturë etnie mbi etninë tjetër.

Ende sot, 20 vjet pas luftës,  për shkak të moskuptimit, vështrimit të cekët të historisë dhe mbi të gjitha, të manisë së çuditshme për viktimizim që e kanë gjithë popujt e këtij rajoni, njëlloj si ata lypësit që për të ngjallur mëshirën e kalimtarëve tregojnë plagët e tyre, këtej Juglindjes së Evropës, po bëhet gjithçka për t’u dëshmuar ndryshe. Dhe për t’u dukur të veçantë me çdo lloj çmimi.

Në të vërtetë nuk ka dy rrugë për gadishullin, pavarësisht retorikës shumë shpesh spekulative të elitave politike. Ka vetëm një model. Ekziston vetëm një projekt që nuk mund të konkurojë me asgjë tjetër, së paku deri më tani. Dhe ky është modeli i Evropës shumetnike, i vendeve sovrane që kufizojnë sovranitet në marëdhënie me njëra-tjetrën dhe bëjnë tregti me njëri-tjetrin.

Shengeni, lëvizja e lirë është vetëm dukja dhe forma kësaj mrekullie që ndodh pikërisht aty ku dikur urrejtja lëvizte tanke, topa e tamburë me uniforma lufte. Ballkani nuk ka zgjidhje tjetër. E vetmja zgjidhje e tij është zgjedhja e Evropës. Herët a vonë dhe më shumë herët sesa vonë, i duhet të bëhet Evropë. Çfarë ndodh sot me eufemizmin politik të shpikur kësaj vere për korrigjime kufinjsh mes shqiptarësh e serbësh është vetëm thelbi i asaj që vuan Ballkani. I sindromit të të qënit Evropë e vonuar. Edhe atëherë kur fjali të tillë thuhen në emër të Evropës a më tej akoma.

Kosova e rilindur me luftë si një model shteti multietnik nuk mund të bëhet vend etnikisht “i pastër” me “paqen afatgjatë” që propozojnë ballkanasit e fundit. Sepse ky do të ishte dështimi i të gjithëve. Edhe i vetë projektit evropian, që sot është në krizë mosbesimi dhe i përfshirë nga gjithfarë dyshimesh dhe paranojash që i vijnë nga e shkuara dhe duke i turbulluar projeksionin e të ardhmes.

Eshtë në krizë edhe nga paqartësia se çfarë do të duhet të bëjë me evropianët e vonuar të Ballkanit, që pikërisht për këtë shkak, zgjodhën të sillen si ballkanas edhe në këtë verë të nxehtë. Duke projektuar në të njëjtën kohë edhe fundin e tmerrshëm, edhe tmerrin pafund që sjell lehtësia e padurueshme me të cilën ballkanasit meren me hesapet historike të njëri-tjetrit dhe historinë e kujtesës së përbashkët për tmerre pa hesap dhe që nuk kanë fund të mirë për askënd./Javanews

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 6 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 10 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.