Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Andoni: Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

Forum E hënë, 9 Qershor 2025 20:24
Ben Andoni: Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Andoni

Pak para nisjes të ndeshjes të futbollit për eliminatoret e Botërorit të Shqipërisë kundër Serbisë, regjia u mundua të përfshinte në kuadër vajzat e stisura të ekranit (pa asnjë vlerë për qorrsokakun e sotëm të shoqërisë shqiptare), personalitetet dhe VIP-at shqiptarë, të cilët kishin zënë vendet kryesore në stadiumin Air Albania. E vetmja gjë që do të mbajnë mënd ishin se morën biletë në vend të shumë sportdashësve, njohësve të sportit dhe specialistëve që mbetën për ta parë ndeshjen në ekranin e TV.

Pa marrë përsipër të shpjegojmë politikën e ndarjes së biletave nga Federata e Futbollit, personalisht më bën përshtypje sesi ndodh që një masë kinse të privilegjuar marrin gjithnjë bileta në çdo aktivitet sportiv, kulturor, pa pasur asnjë vlerë ose që e kanë përcjellë ndonjë mesazh për shoqërinë shqiptare. Qokat e biletave janë një mënyrë sesi shikohet vlerësimi për njerëzit në shoqërinë tonë, por edhe proces që shërben ta shohësh hierarkinë sociale ireale në vend. Nuk po merremi me emrat, pasi disa media e kanë bërë dhe do ta bëjnë në mënyrë të detajuar por është e lodhshme që emocionin sportivo-kulturor e përcjellin në rreshtin e parë njerëz që nuk ngjallin asnjë emocion.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe, më e lodhshmja nga të gjitha kinse patriotizmi dhe ulërima e daulleve dhe shfrimeve kundër një kundërshtari që tani nuk përfaqëson asnjë gjë për të cilën të mbahet mënd në futboll. Nga ana tjetër, kompleksi patriotik duke shfryrë mbi kundërshtarë që janë të mundur dhe kanë dalë kokulur në luftë është i tepërt. Kujtoni urdhrin që u dha autoriteti ushtarak gjerman serbëve: Keni një orë kohë të largoheni. Dhe, kur kolegu serb kërkoi sqarime, ushtaraku i tha: Tani dhe …minuta! Kurse kujtimi ynë për atë që bënë serbët në fund të viteve ’90 duhet të jetë mënyrë për të parë veten në mënyrë që të mos përsëritim të shkuarën e kaluar, mbushur me pogron, vdekje e trauma, por të jemi zgjuar në Kosovë e Shqipëri. Ndërkohë rishikimi i kësaj kohe, mosgjetja e të zhdukurve, mungesa e empatisë për njerëzit e UÇK-së që janë në Hagë dhe mbi të gjitha mos shikimi i asaj që po ndodh në Kosovë e bën këtë kinse patriotizëm të lodhshëm dhe të stisur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Do të ishim të besueshëm po të ishim po kaq nacionalistë kundër Turqisë që na katandisi në shekuj ata që jemi sot; Italisë që na dogji dhe na ka pushtuar; Gjermanisë që e plugoi Shqipërinë në Luftën e Dytë Botërore. Po për këtë s’ka vend në banderolat e patriotizmit. Për shqiptarët e serbët matanë ka ende burime që janë të etur të kemi këtë marrëdhënie që vendet tona të jetojnë në këtë terr, paçka se tregtarët dhe investitorët e dy vendeve (me zgjuarsinë e tyre vazhdojnë) punojnë të patrazuar, artistët bashkëpunojnë rregullisht, ndërsa sportistët kudo që janë bashkëpunojnë. Shqipëria ka disa prej tyre në ekipet tona dhe madje protagonistë të mirë.

Mund t'ju interesojë

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 6 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28

Kinse patriotizmi u harrua pak orë pas ndeshjes, në realitetin kur Shqipëria dhe Kosova nuk përmbyllin dot respektivisht pas 1 muaj e katër muajsh proceset zgjedhore me institucionet e tyre politike. Kinse patriotizmi nuk gjen një fjalë për hajdutët e dy vendeve tona, që na vjedhin dhe që pasurohen para syve tanë dhe që nuk u hyn gjembi në këmbë. Kinse patriotizmi tregon deficitin e dashurisë për atdheun tonë Shqipërinë dhe Kosovën e re që tashmë janë të mbushura me plagët e hajnave shumë më tepër sesa të shkive.

Po për të gjitha këto s’ka vend në banderolat e tifozëve, duke na bërë njësoj primitivë si nacionalistët serbë që nuk dinë asgjë për shqiptarët dhe çirren kot, bashkë me Vuçiq që e çoi përfaqësuesen e vet si para një lufte! E që në fund në Tiranë i priste teatri i mbushur me shumë kinse që iu mundësua bileta thjesht se dalin e thonë mbroçkulla në TV apo që janë të njohur prej mediave sociale dhe u duhen konjukturave të shefit të Federatës. Po kjo është një hapësirë tjetër, ku mbret është Duka, i plotfuqishmi i Federatës dhe çdo gjëje që lidhet me futbollin shqiptar me qokat e biletave, i takon thjesht atij dhe askujt tjetër./Javanews

Etiketat e lidhura

Ben Andonipatriotizmi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 6 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 18 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 19 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 27 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.