Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Celularët dhe videot “online” po ndotin planetin

Forum E mërkurë, 18 Gusht 2021 07:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 Ishte thjesht një tjetër nga ato çastet e kësaj vere të gjatë e gjithnjë e më të çuditshme.

Po udhëtoja me tren për në shtëpi, që nga stacioni i Pedingtonit, dhe kondicioneri i vagonit po e luftonte me vështirësi të nxehtin që vinte nga jashtë. Shumica e njerëzve shihnin celularwt, shumë prej tyre përpiqeshin të kapnin ndonjë lidhje drejtpërsëdrejti nga ndeshjet e botërorit, me sinjalin 4G që ikte e vinte. Interneti “wireless” që ofrohej nga treni ishte shumë problematik. Zukatja që rridhte nga kufjet nuk ndalej. Dhe me mijëra kilometra larg, në Loudoun Kaunti të Virxhinias, SHBA, një nga qendrat e serverëve më të fuqishëm në botë po bënte pjesën e vet për të vënë në punë atë që po shihja, teksa të dhënat nga e gjithë bota hyjnë e dalin çdo sekondw, në masë, nga ndërtesat e tyre të mëdha.

Pjesa më e madhe e njerëzve komunikon çdo ditë me këtë qoshe të vogël e të pasur të Amerikës. Falë një kombinimi faktorësh, si të qenit afër me Uashingtonin, çmimi konkurrues i elektricitetit dhe numri i vogël i fatkeqësive natyrore, ka bërë që kjo kontè të jetë shtëpia e të dhënave për rreth 3000 kompani. Është një përzierje e madhe qarqesh e kabllosh e sistemesh ftohjeje që vendosen nëpër qoshe të ndryshme të botës, të cilat ne i shohim rrallë, por që tani janë bërthama e mënyrës se si jetojnë shumë prej nesh. 70% e trafikut botëror të internetit mendohet se kalon në kontenë Loudoun.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 5 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Por ka një problem më të madh, që ka lidhje me një kompani energjie, të quajtur Dominion, e cila furnizon shumicën e elektricitetit aty. Sipas një raporti të Greenpeace në vitin 2017, vetëm 1% e energjisë së Dominion vjen nga burime të rinovueshme. 2% vjen nga hidrocentralet, dhe të tjerat vijnë nga termocentrale që punojnë me energji bërthamore ose me qymyr e gaz. Veç kësaj, Dominion është përfshirë në debate për ndërtimin e një gazsjellësi që do të transportojë gaz të nxjerrë nga toka me sistemin “fracking”, për të furnizuar termocentralet që përdoren kryesisht nga këto qendra të dhënash. Sigurisht, videot, fotot dhe mesazhet që dalin nga këto qendra të dhënash vijnë me një çmim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të gjitha këto m’i kujtoi një libër i botuar së fundmi, “Epoka e Re e Errët”, nga shkrimtari britanik, James Bridle. Ai citon një studim të kryer në Japoni, që sugjeron se nevoja që do të ketë Japonia në vitin 2030 për shërbime dixhitale, do të jetë më më lart se kapaciteti i vendit për të prodhuar energji. Ai citon një raport amerikan të vitit 2013, që për ironi ishte zhvilluar nga lobistët e industrisë së qymyrit, e që tregonte se përdorimi i tabletave apo i smartfonëve për të parë një orë video në javë konsumon energji te qendrat e të dhënave pothuajse sa dy frigoriferë të rinj.

Nëse jeni të shqetësuar për ndryshimet e klimës dhe çështje të rëndësishme si zgjerimi i aeroportit Heathrow, ia vlen të dini që, së shpejti, qendrat e të dhënave do ta ndotin mjedisin shumë më tepër se e gjithë industria e aviacionit. Megjithatë, siç thotë dhe Bridle, as këto statistika nuk e tregojnë siç duhet nivelin e problemeve. Ai përmend sasinë e madhe të energjisë që konsumohet nga gërmimet që bëhen për Bitcoin. Për shkak të spekulimeve me çmimin muajin e shkuar, Bitcoin prodhonte dyoksid karboni të barabartë me 1 milionë fluturime përmes oqeanit atlantik. Shkrimtari është në ankth për atë që pritet të ndodhë më pas:  “Për shkak të rritjes së kapaciteteve të të dhënave në dhjetëvjeçarin e fundit, energjia që përdoret nga serverët dyfishohet çdo katër vite, dhe pritet të trefishohet në 10 vitet e ardhshme.”

Këto ndryshime ndodhin kryesisht nga shtimi i pajisjeve që lidhen me internetin, që nga televizorët e deri te pajisjet e sigurisë, sistemet e ndriçimit, si dhe mjetet e transportit që vazhdojnë të dërgojnë e të marrin të dhëna. Po të përhapen më shumë makinat pa shofer, përdorimi i të dhënave do të rritet edhe më shumë. Në të njëjtën kohë, rritja e shpejtësisë së internetit do të kërkojë pajisje më të shpejta teknologjike, gjithashtu, dhe kjo do të jetë një ngarkesë e shtuar.

Rreth një dekadë më parë na thanë t’i luftojmë ndryshimet klimatike duke fikur televizorin e magnetofonin. Nëse kjo betejë tani është edhe më urgjente, si mund të përshtatet në një botë ku drita e ruterit fiket e ndizet vazhdimisht, dhe të gjitha pajisjet që kemi lidhen me kompjuter gjigantë, në zona të largëta të botës?

Lajmi i mirë është që pavarësisht shtrembërimeve etike, Silicon Valley ka një ndërgjegje mjedisore. Facebook ka premtuar se do të përdorë energji 100% të rinovueshme, herët a vonë. Google thotë që e ka arritur atë qëllim. Apple po ashtu. Megjithatë, edhe nëse ka përmirësime, prapa këtyre deklaratave fshihet një realitet në të cilin kërkesa e madhe për energji do të thotë se kompanitë janë të detyruara të përdorin elektricitetin që vjen nga karburantet e djegshme, dhe e shlyejnë duke përdorur praktikën e dyshimtë të kompensimit të karbonit.

Mes korporatave të mëdha teknologjike, një mbetet shqetësuese: Amazon, e cila ka degën e saj, Amazon Web Services, që sa vjen e po zgjerohet. Ky shërbim ofron fuqi kompjuterike, hapësirë për të dhëna dhe burime të tjera, duke furnizuar sidomos Netflix-in. Kjo sjell zgjerimin më të madh të qendrave të të dhënave. Mbështetësit e mjedisit ankohen për faktin që ende nuk është bërë e ditur për publikun se sa energji konsumon sistemi i Amazon. Në faqen e Amazon, historiku i deklarimeve të përdorimit të energjisë së rinovueshme ndalon në mënyrë të dyshimtë në vitin 2016.

Veç kësaj, edhe gjigantët më të kujdesshëm amerikanë komandojnë vetëm një pjesë të industrisë botërore. Raporti i Greenpeace thotë se gjigantët kinezë si Baidu, Tencent dhe Alibaba vazhdojnë të jenë të heshtur për konsumin e energjisë. As publiku dhe as klientët nuk marrin dot informacion për elektricitetin që konsumojnë dhe për dyoksidin e karbonit që lëshojnë në atmosferë. Pavarësisht punës së mirë që bëhet nga disa gjigantë teknologjikë, edhe nëse nuk e merrni seriozisht parashikimin se në vitin 2040 14% e karbonit që çlirohet në atmosferë do të vijë nga teknologjia e komunikimit, shumica e elektricitetit që përdoret sot në botë vjen nga burime të parinovueshme. Dhe teksa numri i tyre sa vjen e rritet, nuk ka garanci që ky fakt do të ndryshojë.

Ka disa zëra nga këto industri që përshkruajnë një të ardhme zhgënjyese për të gjithë ne që presim që çdo gjë të jetë “online’. Ata flasin për përdorim interneti me racione, dhe që njerëzit do të detyrohen të dërgojnë foto bardhezi e do të largohen nga shërbimet që ofrojnë video në kohë reale. Ata vijnë njësoj si celulari që ngrohet ndonjëherë në xhep, si një metaforë për ngrohjen globale,  apo si kompanitë e mëdha që edhe pse kanë qëllime të mira, shërbimet që ofrojnë vazhdojnë të mos prodhohen me energji të rinovueshme.

/John Harris, the Guardian / Top Channel/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 5 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 12 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.