Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çështja Çame dhe kufijtë tanë janë të patjetërsueshëm

Forum E mërkurë, 8 Shtator 2021 23:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Koço Kokëdhima

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Në një konferencë për shtyp, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, u ankua se qenkan bllokuar negociatat me Shqipërinë për shkak të kontradiktave mes presidentit dhe qeverisë, ndërsa burime të pakonfirmuara dëshmojnë se ka ndodhur diçka e rëndë. Anëtarë të grupit negociator kanë rezerva për marrëveshjen, prandaj nuk e firmosin dokumentin. Mungesa e transparencës në nënshkrimin e traktateve dypalëshe dhe ndërkombëtare nuk është gjë e re për qeveritarët shqiptarë. Jemi kthyer në kohën e pazareve të Esad Pashës dhe Ahmet Zogut. Janë të pafundme marrëveshjet e gabuara të Shqipërisë në këto dekada, si anëtarësimi në Konferencën Islamike, traktatet e miqësisë me Greqinë, pa hequr Ligjin e Luftës, rezolutat mbi konfliktin Izraelito-Palestinez, marrëveshja për strehimin e 2700 muxhahedinëve iranianë, apo rezoluta në OKB, dhe së fundi plani për zhvendosjen nga BE në Shqipëri të qindramijë refugjatëve me aktivitet apo implikime teroriste, e iniciuar nga kryeministri i Shqipërisë. Vendi ynë i vogël nuk ka as interes dhe as arsye të marrë përsipër role që u takojnë vendeve të tjera. Firmosja e marrëveshjes së detit nga Berisha dhe Basha në vitin 2009 i dhuronte Greqisë afro 255 kilometra katrorë hapësirë detare shqiptare. Një vit më vonë, kjo marrëveshje u bë nul nga Gjykata Kushtetuese. Ishte një marrëveshje që u bë në fshehtësi, me urgjencë dhe pa transparencë. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë kryeministri i sotëm. Duhet të jetë e qartë si për Tiranën, për Prishtinën dhe për vendet e Perëndimit: Shqiptarët nuk janë të gatshëm dhe refuzojnë kategorikisht dhe absolutisht të lëshojnë territore të tyre si çmim për t’u integruar në Europë. Këtë çmim shqiptarët do e hedhin poshtë me indinjatë sa herë tju kërkohet. Nuk mund ta pranojnë kurrsesi. Fuqitë e Mëdha i kanë copëtuar trojet tona në favor të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ato, ndofta, janë gati të mbështesin apo diktojnë copëtime dhe aneksime të reja të hapësirave tona. Kjo nuk mund të vazhdojë. Ky do të ishte një turp i madh, turp, poshtërim dhe çnderim!
Me sa duket çështja çame po tradhëtohet, po pranohet kushti grek që kjo dosje nuk ekziston, pra, që ky gjenocid nuk është kryer. Çështja çame është pjesë thelbësore e çështjes sonë kombëtare. Të drejtat njerëzore të Çamërisë duhet të mbrohen në çdo rast. Çamët janë shtypur e dëbuar me gjenocid dhe me dënime kolektive. Ata duhet të kishin rifituar me kohë të drejtat e tyre njerëzore si të gjithë qytetarët e Europës.
ZGJIDHJA ushqen ndjenjat më të larta të miqësisë për popullin grek dhe do punojë me vendosmëri pë forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy popujve tanë duke kërkuar gjithmonë zgjidhjen e problemeve të trashëguara, por pa krijuar probleme të reja.
ZGJIDHJA vlerëson se çështjet e pazgjidhura me Greqinë nuk mund të paketohen, ashtu si po synohet të bëhet, ku palët kanë vendosur përpara 10 marrëveshje dhe kanë harruar Çështjen Çame që është ndër çështjet më të rëndësishme për palën shqiptare. Nëse marrëveshja do ishte në paketë, atëhere do të ishin 11 marrëveshje; Çështja Came dhe dhjetë të tjera.
Kaq shumë probleme sa po negociohen njëherësh rrezikojnë të shpërqëndrojnë opinionin dhe ekspertët. Diplomacia duhet t’i japë secilës çështje kohën e duhur, jo t’i kalojë me aksion. Bashkim në paketë i kaq shumë problemeve dyshojmë se synon të fshehë koncesionet e palës shqiptare për detin dhe Çamërinë. Ajo që thuhet nga zërat, se pala shqiptare ka pranuar të mos jetë palë e Zonës Ekskluzive Ekonomike detare, po ndodh në praktikë. Kompania ndërkombëtare që operonte për kërkimin e naftës në det në bllokun detar në kufi me Greqinë u largua nga Shqipëria dhe e prishi kontratën para disa muajsh. ZGJIDHJA vlerëson se nuk ka ngut në caktimin e kufirit detar me Greqinë, nuk ka deadline. Nuk ka interes më të lartë se sovraniteti kombëtar mbi territorin e vendit. Rumania dhe Bullgaria kanë 27 vite që diskutojnë për 17 kilometër hapësirë detare. E njëjta gjë edhe mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Italia dhe Shqipëria diskutuan 25 vjet para se të nënshkruanin marrëveshjen e kufirit detar. Në kushtet, kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, partia ZGJIDHJA kërkon nga presidenti dhe Ministria e Jashtme që të ndërpriten këto bisedime dhe të bëhen në një kohë të përshtatshme për diplomacinë tonë dhe për publikun. Çdo marrëveshje me urgjencë, më e pakta do të ishte gabim, por pasojat të çojnë në tradhti kombëtare.
#ZgjidhjaPërShqiptarinë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 22 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!
Para 32 minutash

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.