Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë duhet ta trondi realisht Shqipërinë?

Forum E shtunë, 31 Gusht 2024 22:03
Çfarë duhet ta trondi realisht Shqipërinë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Andoni

Pothuaj po “shuhet” krejtësisht skandali i mbetjeve toksike. Media në orët e para të Shtatorit më shumë duket e interesuar për takimin “e Dajtit” sesa për fatin e punëtorëve të “Kurum”. Ca më shumë koha e përshfaqi kompaninë me shumë lidhje dhe me shumë faktorë. Sezoni turistik, ashtu si ndodhi edhe një vit më parë, më shumë rendi dhe po merret me shifrat e hyrje-daljeve në aeroportin e Rinasit dhe në kufi, sesa me problematikat që u shfaqën këtë vit.

Mikpritja e shqiptarit është tashmë një cilësi, që mund ta kundrojmë në kujtimet e atyre që bënë prindërit tanë, sesa ne bashkëkohësit me turizmin. Të kujtosh mospëlqimet e Kosovës dhe trendin e shqiptarëve këtej kufirit për t’iu larguar Shqipërisë, të vjen realisht keq. Anipse, kërkesë-oferta kanë logjikën e tyre. Referimet e deputetit Braçe për kolegët tanë apo dhe personazhe mediatikë që përflasin prodhimin vendas të bëjnë vetëm të dëgjosh, trishtohesh dhe të presësh se çfarë do ndodhi më vonë. Përmasa e të keqes nuk ka fund. Subjektet që lidhen me sigurinë e ushqimit flenë “paqësisht”. Nuk është nevoja për shumë fakte. Përditë përcillen problematika nga individë të ndryshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ish-presidenti Berisha vazhdon të tregojë problematika të kohës “Rama”, por zeron në pastërti vitet e tij. Ithtarët e vetë mezi po presin që t’ua kalojnë këtyre të pangopurve të socialistëve. Pak orë më parë, Rama në Forumin e Pragës nga intervistues kthehet në monologues, që i shpjegon dhe adreson Evropës problematikat e pafundme!!! Liderët tanë e kanë fjalën monopol të mençurisë së tyre, që në fakt, e ka lënë vendin tonë më të varfrin në rajon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rama “harron” problemet shumë të mëdha në vend, ku ato ekonomiko-sociale zënë vendin kryesor. Budës i atribuohet një fjali e madhe, që ka zënë vend në mençurinë e njerëzimit: Para se të nxjerrësh një fjalë, mendo: a është e vërtetë; a është e nevojshme dhe a është e duhura! Rregullator i artë dhe i paqtë. Po Shqipëria? Kur dëgjon politikanët tanë, sot Rama dhe dje Berisha, të duket se gjërat janë në vijë normale, kuptohet me shigjetat e kritikës vetëm për kundërshtarin, por aspak për mënyrën e tyre të drejtimit të vendit.

Mund t'ju interesojë

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 6 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28

Falë drejtimit të ekipeve të tyre, Shqipëria ka një nivel informaliteti të shtrirë në të gjitha fushat, paçka se vendi ka deridiku ritme normale rritje. Në raportin e përvitshëm për klimën e investimeve, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se megjithatë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore është problem. Ndërkohë, që vendi po pret ide (Jo ide blic si ato të PL-së) për rikthimin e popullsisë, krijimin e kushteve të sigurisë për biznesin dhe mbi të gjitha reagimin e duhur të Drejtësisë, publiku thjesht po memorizon mungesën e vullnetit dhe shumësinë e fjalëve.

Ka vite, që flitet për nevojën e një modeli të ri ekonomik, e cila duhej të ishte më shumë e orientuar drejt novacionit, shfrytëzimit të avantazheve konkurruese, rritjes së njohurive e vlerës së shtuar, investimit në kapitalin njerëzor (Monitor, 2024). Mbetet ajo që dimë, orientimi më i madh i investimeve është në ndërtim, një sektor i përkohshëm dhe pa vlerë të shtuar në ekonomi. Ku për më keq akoma, shikohen dhe tentakulat e zgjatura të krimit.

Ato që po afron media në orët e fundit për investimin e paligjshëm në ndërtim të trandin për fuqizimin e botës së errët. E megjithatë, Shqipëria vazhdon të besojë në industrinë e ndërtimit, pasi vlerat e saj e mbajnë lart zhvillimin statistikor. Kurse, është korrupsioni, që mbetet problemi më i madh për ekonominë dhe kërcënimi kryesor për rritjen ekonomike, ku “Monitor” gjente para disa javësh në një anketim se: 85.7% e ekonomistëve të anketuar e përzgjodhën korrupsionin në listën e problemeve kryesore për ekonominë shqiptare, që kuptohet se nuk e kalon bombën e tkurrjes së popullsisë, ashtu si mbiçmimin e monedhës vendase, që po e bën më pak konkurruese ekonominë shqiptare në eksportin e produkteve dhe të shërbimeve (Monitor, 2024).

E megjithëse flitet dhe alarmohet, politikanët që mund të kontribuonin në një lloj përmirësimi të situatës ekonomike në favor të publikut kanë nisur të ngrohin motorat për fushatën. Jetojnë në botë krejt paralele. Dhe, kanë të drejtë, projeksioni i tyre i vetëm real mbetet votimi 2025 dhe asgjë tjetër. Ca më shumë pakkujt i duhet prej tyre se çfarë po e trand realisht vendin tonë.

Etiketat e lidhura

Ben Andoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 6 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 17 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 19 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 27 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.