Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 11:14 Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve Policia e Tiranës ka arrestuar në 51-vjeçar, i cili akuzohet se u ka shitur fishekzjarrëve protestuesve të cilët i kanë përdorur në protestat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dritan Hila: Shkeljet e ligjit mund të faktohen nëpërmjet letrave, jo nëpërmjet bisedave!

Forum E premte, 19 Dhjetor 2025 12:41
Dritan Hila: Shkeljet e ligjit mund të faktohen nëpërmjet letrave, jo nëpërmjet bisedave!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Hila

Thuhet se në përgjimet që ka SPAK, ka komunikime të zv/kryeministres dhe rrjedhimisht kryeministrit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues t...

Para 28 minutash
Media britanike: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë

Media britanike: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë

Para 1 ore
Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 1 ore

Ky është një skandal i pashembullt. Abstragojmë se kush është Belinda Balluku apo Edi Rama. Por rënia në dorë të njerëzve të tjerë të komunikimeve mes dy njerëzve më të rëndësishëm të shtetit, është e pashembullt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komunikimi në telefona të hapur të anëtarëve të qeverisë, ushtrisë dhe shërbimeve inteligjente duhet të marrë fund.

Nëse ka ndodhur, është pakujdesi e rëndë e dy drejtuesve të shtetit që komunikojnë me telefona të pakriptuar por në rrjetin e hapur. D.m.th ky komunikim minimalisht bie në dorë të operatorëve që nuk kanë certifikate sigurie.

Por fshehtësia e komunikimit ka lidhje edhe me sigurinë kombëtare. Një shef i votuar politikisht dhe drejtues apo anëtar qeverie, me telefon jep urdhra të cilat kanë lidhje me arsyet shtetërore. Këto nuk kanë pse dëgjohen nga veshë të papërshtatshëm dhe nuk janë gjellë qensh për publikun. Një shtet ka vitrinën dhe halën e tij. Por halenë nuk mund ta vizitojë gjithkush.

Një shtet serioz bën tenderë sekret për nevojat e ushtrisë apo shërbimeve inteligjente, ka fonde të fshehta për veprimtari subversive dhe qindra sekrete te tjera. E di që këtij shteti ka 40 e kusur vjet që i kanë rënë brekët, por nëse duam të bëjmë shtet serioz, kjo është alfa. Këto biseda dhe komunikime nuk mund të bien pre e përgjimeve nga çdo prokuror, kushdo qoftë ai. Publikimi i tyre është skandaloz.

Po, një kryeministër, për nevoja politike apo të aleancave mund ta orientojë një tender, por kjo nuk mund të bëhet pre e hetimit. P.sh nëse një tender sensitiv, siç ishte ai i rrjetit 5G e fiton një kompani kineze, kryeministri ndërhyn dhe e devijon fituesin.

SPAK mund të hetojë në bazë dokumentesh për tenderë të hapura, por jo mbi përgjime telefonash, ku ka biseda të cilat shpesh nuk kanë lidhje apo janë jashtë kontekstit. Praktika e përgjimeve e zyrtarëve të lartë duhet të marre fund. Mund të përgjohen trafikantët dhe kriminelët por jo zyrtarët. Shkeljet e ligjit mund të faktohen nëpërmjet letrave, jo nëpërmjet bisedave.

SPAK mund të hetojë krimin ekonomik, por nuk mund të shthurë shtetin./dritare.net/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve
Tani

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fitimin e Topit të Artë
Para 9 minutash

Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fitimin e Topit të Artë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali
Para 10 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të
Para 21 minutash

Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 20 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 4 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 13 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.