Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Erdhi koha që t’i veshim rrobat e ushtrisë?!

Forum E martë, 7 Shtator 2021 15:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Andoni –
Pak orë më parë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një fjalë para medias së vendit të tij ceku me shumë kujdes edhe problemin e shërbimit ushtarak por edhe faturën financiare që lidhej me të. Po mundohemi ta perifrazojmë: “Jam i habitur nga fushata që ka nisur në pjesën e mediave kundër idesë së rivendosjes së shërbimit ushtarak, duket qartë se është e sinkronizuar, sepse në një moment tjetër u informua se Serbia kishte plane të reja, që avionët që do të marrim do të emërohen sipas pilotëve që vdiqën në vitin 1999 në mbrojtje të agresionit të NATO-s”. Dhe, më vonë, vijonte cinizmi: “Është e vështirë për ju të mendoni për një shtrat për tre muaj dhe t’i vendosni pizhame nën jastëk, por nga ana tjetër pretendoni të sulmoni Kaçanikun dhe Gjakovën, po pse gënjeni e mashtroni?”

…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Nuk është kjo arsyeja e vetme dhe më e vogla për rikthimin e shërbimit ushtarak, por një shqetësim, që njësoj besojmë se e ndajnë shumë njerëz në Ballkan. Të rinjtë janë gjithnjë e më të palexuar (Shqipëria e konfirmoi me të dhënat e fundit të INSTAT: një e treta e shqiptarëve nuk lexojnë), më të pastërvitur, më të paedukuar dhe shumë të pandërgjegjshëm për fatet e vendit të tyre. Kuptohet se numri është relativ pasi mbi një pjesë të madhe të të rinjve ka kapluar varfëria dhe pjekuria ka ardhur para kohe, kurse masa më e madhe e të rinjve (por edhe fëmijëve), qoftë dhe të rriturve të moshës së mesme duan të ikin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në argumentin tonë, dukshëm një pjesë jo e vogël e të rinjve duket krejtësisht e pandërgjegjshme për identitetin, fatet e vendit dhe mbi të gjitha e pazonja për gjërat më elementare të jetës. Një pyetje normale që të vjen në këtë moment duket e thjeshtë: Po çfarë do të bëjë mobilizimi ushtarak për të riun shqiptar?! Kuptohet se në kohën tonë politikat e sigurisë kanë ndryshuar dhe Shqipëria është pjesë e një ombrelle të përbashkët të Aleancës së NATO-s. Shqipëria u angazhua në Samitin e fundit dhe madje ka marrë lavdërime nga z. Trump se do të përafrojë deri 2% të buxhetit të saj për mbrojtjen.

Anipse, Shqipëria e sotme i ngjan një vendi krejt pacifik dhe me sytë nga qielli, me pak fjalë që mbrojtja na vjen nga vendet e NATO. Dhe për këtë shërben edhe sanksionimi i “Artikullit V” të Dokumentit themeltar të NATO-s, që pak a shumë bën me dije se sulmi ndaj një vendi të Aleancës duhet konsideruar si sulm ndaj të gjitha vendeve. Ndërkohë, specialistët harrojnë “Artikullin III”, që të kthjellon se përballja e parë ndaj çdo agresioni duhet bërë me infrastrukturën e përveçme, që do të thotë me ato që kemi trashëguar dhe ato që kemi ndërtuar. Kjo të vjen ndërmend kur mendon se për fat të keq, Serbia është duke u armatosur me një ritëm jo normal dhe këtë po bën Kroacia. Vendet e ish-Jugosllavisë jo thjeshtë ndjehen të pasigurta, por po i justifikojnë rritjet e kapaciteteve të tyre me armët konvencionale dhe me blerjet e aeroplanëve dhe tankeve modernë por edhe në rritje të vazhdueshme të buxheteve ushtarake.

Shenjë që të bën të mendosh se indiferenca është e tepërt. Por, t’i lemë fqinjët veriorë. Më në jug, nga ana tjetër, Greqia, asnjëherë nuk e ka ndërprerë shërbimin ushtarak dhe po ashtu edhe Turqia, dy vende që janë vërtetë në një kulm, por që shpesh kanë qenë drejt incidenteve reale.

Në këtë arsyetim kemi lënë Zvicrën, Austrinë dhe vendet nordike, që tashmë kanë kaluar në hapa të tjera të detyrimit ushtarak. Në fakt, qëllimi i artikullit ishte ta ndante shqetësimin në dy dimensione. I pari i mbrojtjes kombëtare dhe i rritjes së vetëdijes për problematikën komplekse të

Sigurisë ku gjendemi, por e dyta është krejtësisht social-edukative. Nëse problemi do të shtjellohej si duhej, atëherë duhet t’i paraprinte një studim për buxhetin që do ta përballonte këtë ndërmarrje dhe sesa shteti vetë do të kontribuonte në rastet e rekrutimit të individëve të familjeve të varfra.

Shërbimi ushtarak nga ana tjetër, do të ndihte pak a shumë për të rinjtë që deri më sot punë të parë kanë anëtarësimin në forumet politike, ku zakonisht u bëhet propagandë deri në lavash truri, të njiheshin me një nga detyrat më të shenjta: mbrojtjen e atdheut, por edhe faktin se para tij të ishin të barabartë. Në një farë mënyre, pa hyrë në hullitë politike, të rinjtë do të gjendeshin në një strukturë që i barazonte në përgjegjësi dhe detyra.

Mund të quhet e tepërt për disa dhe padyshim për pinjollët e pasur dhe familjet e tyre që do të qeshin me cinizëm, sepse u mjaftojnë paratë për t’iu shmangur shërbimit ushtarak, aman kryerja e shërbimit mund të shërbejë si një kredit personal për individin dhe një hap krenarie në çdo Cv: “Unë i shërbeva atdheut tim në vitin…nga…në…”. Jemi të ndërgjegjshëm që shkolla për shkak të ndikimit të madh politik, reformave të shpeshta dhe me bazë jo të gjerë mirëkuptimi ka krijuar tollovi. Ajo nuk po kryen dot as detyrën bazike, fakt që shikohet me nivelin gjithnjë e më të ulët të të diplomuarve, kurse një pjesë e të rinjve e kryejnë thjesht për të pasur një diplomë, që shpesh nuk hyn në punë për asgjë.

Ndërkohë që shërbimi ushtarak do t’i përballte me barazinë, para një detyre të përbashkët të shenjtë, që i bën të rinjtë të njohin e të vlerësojnë më mirë identitetin e tyre kombëtar, por edhe të njihen me sfidat e përballjes së kulturave të tjera e më gjerë.

Paçka zhvillimeve moderne dhe cinizmit që shprehet për forcën e mjeteve, fuqia e njeriut do të jetë gjithnjë vendimtare. Tek e fundit, është njeriu që drejton, ai që përdor armët, ai që bën politikat e kështu me radhë. Shqipëria nuk ka kulturë të mirë për thirrjen e referendumeve prej manipulimit të frikshëm, që i bëhet publikut, por ka ardhur koha të përgatitet një referendum i tillë. Është i mirëpritur rezultati pozitiv, sepse shërbimi ushtarak e mëson të riun të njihet me vlerat e vërteta që shikohen në marrëdhëniet reale në terren, përmirëson karakterin kombëtar të individit, rrit edukimin dhe respektin e të rinjve për jetën dhe vështirësitë që kanë kaluar paraardhësit e tyre.

Mbi të gjitha sikur të kujtohesh vetëm për sublimitetin që rrjedh me ngritjen e flamurit kombëtar në mëngjes, përkorjen që të kërkon shërbimi ditor dhe përgatitjen për detyrat kupton sesa shumë vlen detyrimi ndaj Shqipërisë, eliminohen ndarjet provinciale dhe identitare, kaq të shumta sot, dhe mbi të gjithë mësohet sesi të jetohet së bashku. E gjitha, në një farë mënyre, rrit ndërgjegjen publike, sepse realisht në kohën tonë po rritet gati në një humnerë hapësira e jashtëzakonshme mes atyre që detyrohen dhe të drejtave të të cilit.

…

Pak kohë më parë qeveria nxori një VKM, sipas të cilës, shqiptarët duhet të mobilizoheshin në situata të jashtëzakonshme. Që atëherë me përjashtim të pak rasteve, që e përmendin specialistët, ai është harruar. Përveçse na kujtojnë mirë fqinjët dhe më shumë tollovia kombëtare ku jetojmë se ka ardhur koha që shqiptari duhet të verë kapelën ushtarake. (Gazeta Shqiptare)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 minute

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 5 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.