Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fat në lotari në vend të Europës- edhe kjo është një perspektivë shqiptare

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 20:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Werner Kohlhoff*

Një ofensivë joshjeje nga Tirana. Shefi i qeverisë, Edi Rama, u ofron verë gazetarëve gjermanë dhe u tregon zyrën e tij. Tavolina e shkrimit dhe këndi i vizitorëve është i mbushur me lapsa me ngjyra dhe fotografi. Socialisti karizmatik 54-vjeçar është një artist dhe së shpejti do të ekspozojë në Rostok. Erion Veliaj, kryebashkiaku i qytetit, shkëputet për dy orë përpara lindjes së fëmijës së tij të parë, në mënyrë që t’iu përcjellë gazetarëve vizitorë frymën e optimizmit që ekziston në një metropol me 700 mijë banorë, që rritet me shpejtësi. Dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u premton të gjithëve një qëndrim falas, nëse dyshojnë dhe gjejnë informacione që vënë në diskutim fushatën e tij kundër krimit të organizuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Është një fushatë intensive për të fituar median gjermane, dhe në mënyrë indirekte edhe BE-në. “Ne jemi si një dashnor i dëshpëruar për martesë”, thotë Rama në mënyrë poetike. Deri më tani, ky dashnor e ka patur gjithmonë perspektivën e paqartë për një fejesë të mundshme- ndoshta, do të shohim. Qershorin e ardhshëm, Këshilli Europian do të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit. Në Gjermani, sigurisht, Bundestagu duhet të votojë dhe nga grupi parlamentar i CDU ka rezistencë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa i përket Bashkimit Europian, të gjithë në Shqipëri bien dakord. “Nuk ka një plan B”, thotë Rama. “Nuk kemi asnjë alternativë”, thotë Besar Likmeta, një bloger dhe kritik i ashpër i qeverisë. Dhe Oerd Bylykbashi, një deputet i opozitës kryesore, thotë: “Ky vend nuk ka asnjë shans tjetër”. Aq sa ‘toka e shqiptarëve’, siç e përshkruante Karl May, asnjë vend tjetër nuk e dëshiron anëtarësimin në BE. Shqipëria ka patur rrugën më të vështirë nga të gjitha; deri në vitin 1989 nuk ishte vetëm një diktaturë socialiste si kudo, por Enver Hoxha kishte ngritur një regjim si ai i Koresë së Veriut sot. Piramida e tij në qendër të Tiranës, e projektuar dikur si mauzole, tani është një rrënojë, një kujtesë e shkëlqyeshme e ëndrrave të përjetshme të sundimtarëve në dukje të përjetshëm.

Jo shumë larg prej aty, në Pallatin e Kongreseve, të enjten dhe të premten u mbajt një konferencë me përfaqësues të BE-së dhe ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë nga vendet e Ballkanit. Qeveria shqiptare paraqiti ‘zemrën’ e reformave: luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhjetëra broshura në anglisht ishin shpërndarë. Prodhimi i kanabisit praktikisht nuk ekziston, thotë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj përpara miqve të huaj. Dhe kundër bandave mafioze ka pasur disa operacione të mëdha, me një total prej 130 arrestimesh. Shqipëria po bën shumë për të hequr qafe namin e keq që nga koha e Majtë si një vend i egër grabitqar.

Më e rëndësishmja është Reforma në Drejtësi. Është ngritur një strukturë e veçantë kundër korrupsionit. Nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, më shumë se 800 gjyqtarë dhe prokurorë po i nënshtrohen vettingut. 50 raste janë shqyrtuar deri më tani, 22 juristë janë larguar nga sistemi, për shembull se nuk justifikonin dot pasurinë e tyre. Përfshi edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Ambasadori i BE, Luigi Soreca, një italian dhe vetë një prokuror i antimafies nga Sicilia, flet për një proces vërtet mbresëlënës.

Kryeministri Edi Rama e di se rezistenca ndaj Shqipërisë në BE është ende e madhe, kjo edhe për shkak se vendi me 3 milionë banorë është i varfër. Ndërkohë që Shqipëria është i vetmi nga vendet e Ballkanit që nuk ka konflikte me shtetet fqinje dhe nuk e luan kartën e bashkëpunimit me Rusinë në rast nevoje. “Europa është e paparashikueshme”, thotë Rama, duke theksuar se përpjekjet mund të jenë të kota ndoshta, për shembull se në disa vende kryesore europiane po shtohet pushteti i nacionalistëve, që nuk besojnë te zgjerimi i BE-së.

“Por, ekziston një alternativë”, thotë blogeri Likmeta befas, kur e pyet se çfarë ndodh nëse dështon vizioni i BE-së. “Shqiptarët do jenë megjithatë të gjithë në BE”. Ai aludon për eksodin masiv që po ndodh prej vitesh dhe që do të rritet. Gjermania, për shembull, tashmë kërkon mjekë dhe infermiere nga spitalet shqiptare duke i zbrazur ato. Likmeta vetë ka bërë një kërkesë paraprake për kartën jeshile në SHBA, ashtu si 300 mijë shqiptarë të tjerë. Çdo vjeshtë, qindra-mijëra aplikojnë. Fat në lotari në vend të Europës- edhe kjo është një perspektivë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 16 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 21 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 38 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 39 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.