Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fjalimi i rrallë i Pjetër Arbnorit kur Tirana nisi të mbillej me kioska

Forum E enjte, 19 Gusht 2021 03:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pjetër Arbnori nuk jeton prej korrikut të vitit 2006. Ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 1992 deri në vitin 2005. U zgjodh kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve të vitit 1992 si dhe pas atyre të majit të vitit 1996.

Është cilësuar si “Mandela i Ballkanit”, pasi kaloi 28 vite të jetës së tij në burgjet komuniste.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 5 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Arbnori u zgjodh të drejtonte seancën e partë të kuvendit më 4 prill të vitit 1992. I mbushur me shpresë për një rrugë të re që kishte hyrë Shqipëria, Arbnori flet me besim për një të ardhme drejt demokracisë duke e vlerësuar si mjaft të rëndësishëm momentin e parë të ndërrimit të sistemit pa gjakderdhje – raporton DITA.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Parlamenti ynë duhet të ecë me traditën demokratike të periudhës së 1920-1924, në vazhdën e demokratëve të mëdhenj Noli, Gurakuqi e Prishtina, të ecë në traditën e demokracive të mëdha perëndimore, që kanë provuar se liria dhe përparimi janë një binom i pandarë” –thoshte Arbnori në ’92.

Por 4 vite më vonë, në seancën e parë parlamentare pas zgjedhjeve problematike të 26 majit 1996, Arbnori (i rizgjedhur kryetar i Kuvendit) zbulon se nuk kishte fuqi as të ndalte rrënimin urbanistik të vendit, gjë tjetër, jo e jo.

Ja pjesë nga fjalimi i tij, risjellë nga DITA:

Të nderuar deputete dhe deputetë!

Nuk duhen nënvleftësuar kurrë mbi 300, 000 zgjedhës që votuan kundër alternativës sonë; veç kësaj, po përsëris, që Qeveria do të ketë kundër saj një parti edhe më të madhe se opozita dhe kjo do të jetë partia e atyre që nënvleftësojnë ligjet, e atyre që i anashkalojnë ligjet dhe atyre që thyejnë ligjet. Këta janë shumë më tepër se 300, 000 veta dhe që janë si në partinë e opozitës, ashtu edhe në partinë tonë.

Mos të shkojmë më larg. Qindra deputetë kalonin çdo ditë, gjatë pesë vjetëve të kaluara, dhe e mbajnë mend lulishten e bukur që gjendej rrotull saj gjithë pemë dhe lule. Kishte vetëm një të keqe, ushtarë të armatosur me automatikë që rrethonin Parlamentin në çdo hap, duke ndaluar kalimtarët që të shijojnë gjelbërimin dhe hijet e bukura. Vetëm një kioskë ku u shiteshin hamburger deputetëve gjendej në këtë rrethim. U rrëzua diktatura, u vendos demokracia, përse duheshin gjithë këta kallashnikovë që të na ruanin? Deputeti nuk ka arsye se përse të ruhet. Nuk ka më anëtarë byroje dhe sekretarë të Komitetit Qendror.

Ndër urdhrat e parë që dhashë kur u bëra Kryetar i Kuvendit Popullor ishte lirimi i lulishtes për të shëtitur pa pengesë qytetarët. Një rrethim tepër i ngushtë mbeti vetëm natën për ndërtesat. Befas u ngrit një kioskë. “Përse? – pyeta. Po që deputetët të hanë ndonjë ëmbëlsirë. E po, mirë, – u përgjigja. Me gjithë ato fjalë të hidhura që shkëmbehen në seanca, le të ëmbëlsohen pak”. U ngrit edhe një kioskë tjetër. “Përse? – pyeta. E, po, për akullore e pije. E, po, mirë. Meqë nxehen në seanca, le të freskohen pak”.

Bëri pushimet Parlamenti dhe kur u kthyem, gjetëm të ngritura 4-5 kioska. Protestova. I kemi me leje na thanë, nga Bashkia, nga KRRT-ja, nga KKP-ja, e nga ku e di unë. I dërgova protestë zyrtare Bashkisë, KRRT-së dhe në vend të përgjigjes u gdhi e rrethuar 1/3 e lulishtes së Parlamentit, sepse do të ngrihej një xhami. U bë mbledhja e të gjithë kryetarëve të komisioneve dhe e kundërshtuam prerë.

Kemi respekt për besimet, i përkrahim, por ne jemi shtet laik dhe nuk është logjike që te dera e Parlamentit të këndojë prifti apo hoxha. Kërcënova se do të vendos përsëri roja dhe ndërtuesit e hoqën rrethimin e llamarinave, po ndërkaq kioskistët vazhduan sulmet e natës duke rrethuar lulishten dhe Parlamentin me një mur të padepërtueshëm.

Nuk mjaftoi kjo dhe firma gabi mu anash rrugës andej nga futen delegacionet e huaja në Parlament nderi, me mijëra rrecka të të gjitha markave dhe ngjyrave dhe hapi më të madhin treg arixhinjsh në Tiranë.

Mora shembull lulishten e Parlamentit, por e gjithë Shqipëria është shndërruar në një kantier ku ndërtohet me leje dhe pa leje, me pronë dhe pa pronë, me bekim apo me heshtje autoritetesh. Ligjet e mira nuk na vlejnë, po qe se komisionet përkatëse nuk marrin në dorë kontrollin e zbatimit të tyre…”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 5 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 12 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.