Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hapi i radhës…

Forum E enjte, 8 Gusht 2019 13:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Voltana Ademi

Para disa ditëve, katër javë pas votimeve moniste të Partisë Socialiste, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse përfundimtare të “30 qershorit”. Me vetëm 4 vota, si kurrë më parë në këto 30 vite, “komisarët politikë” të PS-së, në zbatim të urdhrave të uzurpatorit Edi Rama, i bënë ekzekutimin e fundit masakrës më të rëndë të një procesi elektoral në Shqipëri. Duke refuzuar si asnjëherë më parë çdo ankimim të partive politike, të individëve pjesëmarrës në këtë palo – proces, duke zhdukur mijëra vota diferencë në mes numrit të votave dhe numrit të votuesve, ky komision vazhdoi në rrugën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të vendit.

Në mungesë të kuorumit të antarëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të marrë vendime për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë. Nën shembullin e “partisë-shtet” bilologjike dhe ideologjike, PS ankimoi në Kolegjin Zgjedhor pranë Apelit të Tiranës vendimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve për këshillat bashkiak me kërkesën për shpërndarjen e mandateve të këtyre këshillave. Kolegji Zgjedhor, iu bashkua kështu zinxhirit të paligjshmërisë që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë farsë – zgjedhjet e 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor i Zgjedhjeve vazhdoi shkeljen e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, shkelje të cilat janë lehtësisht të evidentueshme, duke bërë që këto vendime të Kolegjit Zgjedhor për shpërndarjën e mandateve të këshillave bashkiak të bien haptazi ndesh me Kushtetutën e RSH.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të qenë më e qartë arsyetimi logjik dhe juridik është i thjeshtë.

Sipas Kodit Zgjedhor vendimi për shpërndarjen e mandateve të anëtarëve të këshillave bashkiak bëhet me së paku 5 vota të KQZ. Ndërkohë, Kodi Zgjedhor ka paraparë Kolegjin Zgjedhor si një gjykatë e posaçme për gjykimin e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Nisur nga fakti që Kolegji është Gjykatë Apeli si çdo gjykatë tjetër në kuptim të Kushtetutës, kjo gjykatë në respektim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve  dhe pozicionit kushtetues të gjykatave dhe paanshmërisë së tyre në raport me konfliktet e politike zgjedhore, nuk mundet të ushtrojë kompetencën e KQZ dhe të marrë vendime në vend të KQZ. Kolegji si çdo gjykatë tjetër e pavarur dhe e krijuar me ligj mund vetëm të vleresojë ligjshmërinë e vendimeve të KQZ, dhe në bazë të Nenit 158 “Llojet e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor”, mundet të shprehet duke i lënë në fuqi, ndryshuar ose shfuqizuar, konstatuar pavlefshmërinë absolute të tyre, apo duke detyruar KQZ-së për të marrë vendim, dhe jo t’i marrë vetë këto vendime duke marrë kompetencat e KQZ. Referuar Nenit 21, pika 7  të Kodit Zgjedhor, vetëm KQZ “shpall me vendim rezultatin e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatë fitues për anëtarët e këshillave për organet e qeverisjes vendore”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Marrja prej Kolegjit e vendimeve që i takojnë KQZ, përveç se nuk përputhet me parimet themelore kushtetuese, por këto vendime i kufizojnë subjekteve të drejtën e ankimit në gjykatë dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e krijuar me ligj, pasi ndaj vendimeve të Kolegjit nuk parashikohet ankim. Sigurisht, pavarësisht se ndaj këtyre vendimeve nuk parashikohet ankim, Kushtetuta normalisht lejon kontrollin e kushtetutshmërisë së këtyre vendimeve përtej kufizimit të së drejtës së ankimit që i bën ligji. Është pikërisht kjo çfarë do të jetë hapi tjetër që Shoqata e Bashkive do të bëjë, duke vërtetuar se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën!

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 2 orësh
Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 12 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42

“30 qershori” nga dita në ditë po delegjitmohet bazuar mbi argumenta të pakundërshtueshëm, bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor në fuqi. Të gjitha këto shkelje flagrante, po bëhen nën trysninë e pashoqe që qeveria uzurpatore po i bën përmes “vetting”-ut edhe gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, gjoja “reformë në drejtësi” që i qëndron mbi kokë si “Shpata e Ramës”. Nga ana tjetër, të gjitha këto institucione janë kthyer në zbatuese të urdhrave politikë të një individi, tashmë zyrtarisht i sëmurë nga “etja për pushtet”. Pushtet që e merr në mënyrë antikushtetuese për të vjedhur shqiptarët dhe me paratë që vjedh, të rifitojë sërish pushtetin. Me këtë KQZ dhe këtë Kolegj Zgjedhor, antarët e të cilëve janë thjeshtë “komisarë politikë”, zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të jenë asnjëherë të lira, të ndershme, me standarte demokratike, gjithpërfshirëse dhe të pranuara nga palët. “30 qershori” është një tjetër provë e fortë dhe e pakundërshtueshme me farsë- zgjedhjet që janë turpi i Shqipërisë e i shqiptarëve në këto 30 vitet e fundit.

Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kam bindjen qe demokracia do të triumfojë mbi tiraninë e narkoshtetit dhe KQZ socialiste!

Etiketat e lidhura

Voltana Ademi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 15 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 42 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 46 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.