Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kardinali shqiptar Simoni Troshani në meshën e Papa Françeskut

Forum E premte, 10 Shtator 2021 10:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Papa kujtoi se sot akoma shumë të krishterë persekutohen e, duke e ditur se ishte i pranishëm kardinali shqiptar, Hirësia e tij, Ernest Simoni Troshani, i dalë gjallë prej njërit nga persekutimet më tmerrshme të shekullit XX, ardhur aty për të kremtuar 90-vjetorin e ditëlindjes pranë Papës, theksoi: “Vëllai ynë nëntëdhjetëvjeçar mund të na tregojë shumë gjëra!”.

Në fillim të Meshës së sotme, kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës, Papa Françesku kujtoi Kardinali shqiptar, Ernest Simonin duke thënë: “E ofroj këtë  Eukaristi për qëllimet e hirësisë së tij të nderuar kardinalit Simoni që kremton 90 vjetorin e lindjen. Të lutemi të gjithë për të!”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Gjatë homelisë së Meshës, Papa Bergolio u përqendrua mbi tri forma të varfërisë, për të cilat thirret dishepulli i Krishtit: e para është ajo e braktisjes së pasurive, me zemrën e shkëputur nga paratë; e dyta, e pranimit të persekutimeve, të mëdha a të vogla, e edhe e shpifjeve, për shkak të Ungjillit;  e treta, varfëria e vetmisë, e  fundit të jetës, në vetmi të thellë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reflektimi i Atit të Shenjtë u nis nga lutja, që njihet me emrin “Orazione Colletta”, (Urata e mbledhjes së ndihmave), në të cilën nënvizohet sesi, përmes Shën Lukës, Zoti deshi ta dëftojë parapëlqimin e tij për të varfërit. Ungjilli (Lk 10-1-9) flet, pastaj, për dërgimin e 72 dishepujve në varfëri të plotë: “Mos merrni me vete as qese, as strajcë, as sandale, sepse Zoti  dëshiron që udha e dishepullit të tij të jetë e varfër, e sepse dishepulli i dhënë pas parasë, nuk është dishepull!”

Dishepulli duhet të jetë i varfër, me zemër të shkëputur nga paraja

E gjithë homelia e Papës iu kushtua tri etapave të varfërisë në jetën e dishepullit, e edhe tri mënyrave të të jetuarit të saj. E para është ajo e shkëputjes nga paratë e nga pasuritë. Ky, kushti për të nisur udhën e  dishepullatit. Në të duhet të ecësh me zemër të varfër. I riu i pasur i Ungjillit e preku thellë Jezusin, por nuk qe, pastaj, i zoti ta ndjekë pas, sepse e kish zemrën të dhënë pas pasurisë. Nëse ti dëshiron ta ndjekësh Zotin, zgjidh rrugën e varfërisë, e nëse ti ke pasuri, sepse Zoti t’i dha, përdori për t’u shërbyer të tjerëve e zemra jote të jetë larg tyre. Dishepulli nuk duhet të ketë frikë nga varfëria, madje duhet të jetë i varfër – nënvizoi qartë Papa Françesku.

Varfëria e persekutimeve për shkak të Ungjillit

Forma e dytë e varfërisë është ajo e persekutimeve. Gjithnjë në fragmentin e sotëm ungjillor, Zoti i nis dishepujt “si qengja në mes ujqish”. E edhe sot ka shumë të krishterë që, në vende të ndryshme, persekutohen e mbulohen me shpifje:

“Dje, në Sallën e Sinodit, një ipeshkëv nga njëri prej këtyre vendeve ku vijon persekutimi, tregoi sesi një djalosh katolik, i kapur nga një grup të rinjsh, që e urrenin Kishën, fundamentalistë, u rrah, u flak në një çisternë, u mbulua me baltë e, në fund, kur balta i kishte arritur deri në grykë, u kërcënua përsëri: “Thuaj për herë të fundit, a heq dorë nga Krishti?”. “Jo!”. Atëherë i hodhën mbi kokë një gur dhe e mbytën. E dëgjuam të gjithë! E kjo nuk ndodhi në shekujt e parë; ndodhi vetëm dy muaj më parë! Është një shembull. Por sa e sa të krishterë sot i nënshtrohen persekutimeve fizike; “Oh, ky blasfemoi! T’i turremi! Ky…. Është kështu e ashtu.

Persekutimet vijojnë prej shumë kohe – shtoi Françesku – e duke e ditur se aty, në Kapelë, ishte i pranishëm kardinali shqiptar, Hirësia e tij, Ernest Simoni Troshani, i dalë gjallë prej njërit nga persekutimet më tmerrshme të shekullit XX, ardhur aty për të kremtuar 90-vjetorin e ditëlindjes pranë Papës, theksoi: “Vëllai ynë nëntëdhjetëvjeçar mund të na tregojë shumë gjëra!”.

Papa Françesku kujtoi se ka edhe forma të tjera persekutimi

Por, ka edhe forma të tjera persekutimi – vijoi Françesku. – Persekutimi i shpifjes, i thashethemeve, e i krishteri, përballë tyre, hesht, e duron edhe këtë lloj varfërie. Veç nganjëherë heshtja duhet thyer… Është e nevojshme   të mbrohesh, për të mos shkaktuar shkandull…. Ka persekutime të vogla në lagje, në famulli… të vogla, por gjithsesi janë provë; provë varfërie. Është mënyra e dytë e varfërisë, që kërkon Zoti. E para, të lësh pasuritë; e dyta, t’i pranosh përvujtërisht persekutimet, t’i tolerosh persekutimet. Kjo është një lloj varfërie.

Varfëria e vetmisë, e braktisjes

Është, pastaj, forma e tretë e varfërisë, ajo e vetmisë, e braktisjes. Na e jep një shembull Leximi I i sotëm, shkëputur nga Letra II drejtuar Timoteut, në të cilën “Pali i madh”, që nuk i tutej syri nga asgjë e nga askush, thotë se në mbrojtjen e parë para gjykatës nuk pati askënd pranë, nuk e ndihmoi askush. E shton se pati pranë vetëm Zotin, që i dha guxim e forcë. Papa Françesku u ndalua – në vijim – tek braktisja e dishepullit: siç mund t’i ndodhë një djali a një vajze 17-20 vjeçe, që lënë me entuziazëm pasuritë, për të ndjekur pas Jezusin e pastaj, me forcën e besnikërisë, “tolerojnë shpifjet, persekutimet e përditshme, zilitë”, “persekutimet e vogla e të mëdha”, e në fund të fundit, Zoti mund t’u kërkojë edhe “vetminë e fundme”.

Mendoj për Burrin më të madh të njerëzimit – kujtoi Papa gjatë homelisë së Meshës në Shën Martë – e ky cilësim vjen nga goja e vetë Jezusit, për Gjon Pagëzuesin, burrin më të madh të lindur nga gruaja. Predikatarin e madh: njerëzit shkonin tek ai për t’u pagëzuar. Pa të pyesim: si përfundoi? Vetëm. Në burg. Mendojeni ç’do të thotë qeli e si ishin qelitë aso kohe. Nëse këto të sotmet janë ashtu, si e dini, merreni me mend si ishin ato të kohës së Krishtit! Vetëm. I harruar. Me kokë të prerë për shkak të ligështive të një mbreti, urrejtjes së një lavireje e nazeve të një llastice! Kështu mbaroi Burri më i madh i historisë njerëzore! E, pa shkuar kaq larg, shumë herë në shtëpitë e pushimit ku jetojnë meshtarë e murgesha, që shkrinë jetën duke predikuar, mbretëron vetmia e thellë. Ata e ndjejnë vetminë, ndjehen vetëm me Zotin: askush nuk i kujton më!

Të gjithë dishepujt duhet të dinë të ecin në udhën e varfërisë

Një formë e vetmisë kjo, që Jezusi ia pretmtoi edhe vetë Pjetrit, duke i thënë: “Kur ishe djalë, shkoje ku të deshe; kur të plakesh, do të të çojnë ku nuk do”. Dishepulli, pra, është i varfër në kuptimin se nuk kapet pas pasurive. E ky është hapi i parë. E pastaj, i varfër, sepse duron persekutime të mëdha e të vogla e, së treti, është i varfër, sepse provon atë gjendje shpirtërore, që e quajmë braktisje, e këtë, në fund të jetës! Por nuk duhet harruar se vetë udha e Jezusit pëfundon me këtë lutje drejtuar Atit: “Atë, o Atë, pse më braktise?”. Prej këndej, në përfundim, Papa i ftoi besimtarët të luten për të gjithë dishepujt, “priftërinj, murgesha, ipeshkvij, papë, laikë”, që të dinë të ecin në rrugën e varfërisë, ashtu si do Zotit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 7 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 8 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 11 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 26 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.