Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këmbanat e trarëve ndërshqiptar

Forum E martë, 7 Shtator 2021 13:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Petrit Kuçana -Nuk është e rëndësishme nëse u zgjodh apo u vet-ofrua për të kumtuar lajmin e madh; “Më 1 janar nuk do ketë më kufi me Kosovën”. U duk si një përsëritje që Pandeli Majko, Ministër shteti për Diasporën, i bëri deklaratës së vitit të kaluar, por kësaj here u bë nga Drenica.

Ky kumt i Majkos duket si një himn për këngët e bukura folklorike në odën e burrave, ku kërcet “kënga dhe alltia” e këputen telat e çiftelisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Por Majko bën shumë që na rikujton  ne shqiptarëve, se sa larg jemi me njëri-tjetrin së pari.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbase Majko, shihet si i vetmi zyrtar shqiptar “që i shkon përshtat klima e Prishtinës”, pasi thuajse nga pjesa tjetër e kabinetit të kryeministrit Rama nuk ka pëpëtituar  asgjë fjalë, e aq më tepër kur dy kryeministrat shqiptarë duket se i ruajnë “çartaqefet” dhe nuk kanë prodhuar ndonjë lajm që nga pranvera e “fotografisë së orëve të vona”.

Nuk është e rëndësishme nëse  e perceptojmë Majkon si ndërmjetës, apo zbutës, e as zërat e ditëve përvëluese se Majko është në listën e ministrave që do të bien si gjethet e fillim-vjeshtës. Asnjë fjalë nuk u tha për “oligarkët, andej e këtej kufirit” që sipas Majkos (së hershëm), “e bënë të pamundur zbatimin e marrëveshjes mes dy qeverive shqiptare” dhe nuk dihet se çfarë ua paska thyer turinjtë këtyre oligarkëve, që nuk do të guxojnë të bëjnë “gëk as mëk” me 1 janar të 2019.

“Vazhdoj të besoj se do të mund të gjejmë një rrugëzgjidhje me qeverinë shqiptare për heqjen e doganave” na tha kryeministri Haradinaj në Londër, duke argumentuar se të ardhurat e shtetit të Kosovës janë nga doganat dhe se “vllaznit zakonisht  përlahen për pare”.

Kumti i ri-transmetuar nga Majko prodhoi më shumë lajm në Beograd dhe u shkëmbyen disa deklarime facebook-iste, por mbetet shqetësues fakti se “Majko u la sërish i vetëm”  nga kolegët e tij nga Tirana. Sikur këtë ta thoshte Ministri i Ekonomisë Ahmetaj…Thua i hëngri sërish kurrizi Majkos?  (këtu do jemi dhe do ta shohim pati thënë ai në kumtimin e parë). Në të dytin? Po presim dhe shohim.

Por ka një kontradiktë themelore këtu që e bën të duket kaq tragjikomike këtë deklaratë, nëse kihet parasysh se Majko është Ministër Diaspore dhe se ishte i ftuar nga kolegu i tij në Ditët e Diasporës që mbahen çdo vit në Kosovë, por Majko dhe qeveria e tij nuk e shohin të arsyeshme që t’i mbajnë edhe në Shqipëri…

Në Kosovë 2 Gushti është dita e diasporës, ndërsa qeveria e Majkos e ka vendosur me 18 Dhjetor. De jure e kanë përçarë diasporën, de-fakto nuk do të munden .

Mos duhet që Majko të filloi nga këtu “bashkimin” dhe t’i kërkojë qeverisë së tij ndryshimet e kësaj data, pasi me 18 Dhjetor si Ditë e Diasporës vetëm në “festofshin” ata që po bëjnë gati valixhet për të ikur (fatkeqësisht numri i tyre është vërtet i madh; statistikat shtetërore flasin për të paktën 330 mijë në vitet e fundit) sepse mërgimtarët është e pamundur të gjenden në Tiranë me 18 Dhjetor.

A do të kishte gjë të keqe që “ditët e diasporës” të bëhen  në bashkëpunim mes dy qeverive, pasi Diaspora është një. Aq më tepër që kemi tre ministra shqiptarë diaspore në Ballkan? Sikur të fillojë nga këtu “bashkimi”?

Imagjino sa bukur do të ishte që një ditë të organizohej në Drenicë, një ditë në Shkodër, një ditë në Vlorë, në Prizren, Gjirokastër, Ohër, Manastir, Ulqin?

Cilët oligarkë e pengojnë këtë?

Apo Qeveria e Majkos nuk e shikon të arsyeshme që të shpenzojnë asnjë sekondë të vetme për Diasporën, vetëm në rast se diaspora  do t’i duhet për ndonjë eveniment ku të prodhohet lajm, siç ishte Samiti i Diasporës që prej dy vitesh  u harrua fare?

Duhet theksuar se “diaspora e Majkos”, pra shqiptarët e Shqipërisë, janë të vetmit në rajon dhe më gjerë që nuk e kanë të drejtën e votës, dhe që nuk duket asnjë gjasë që “do t’u sigurohet diçka” edhe për zgjedhjet e ardhshme.

E mbase diaspora nuk përbën lajm, dhe nuk është në vëmendje-agjendën e qeverisë shqiptare, ndërsa deklaratat për bashkim, po ato po. Ato përbëjnë lajm. Ato çojnë peshë ata “djemtë dai” të Drenicës dhe jo vetëm, që ja krisin këngës me çifteli deri në mëngjes…

Ishte interesante se në të njëjtën ditë kur deklarimi i dytë i Majkos për “heqjen e kufijve mes shqiptarëve” që u plasua pareshtur nëpër masmedian shqiptare, bashkë me reagimet flakë-përflakë me zyrtarin serb, doli një lajm se Rusia kishte paguar miliona euro për të bërë një film, ku demaskohet lufta e “tmerrshme Kosovës”.

Por shumë mirë bën Majko që trazon sadopak “pellgun e ujit të ndenjur” shqiptar, që të paktën na rikujton largësitë ndërshqiptare.

Kemi në shqiptarët një film për Luftën e Kosovës?

Apo kjo nuk na sjell vota në sëndukun e partisë.

Mos duhej deklarata e Majkos që institucionet, andej e këtej Drinit, të kujtohen e rikujtohen që duhet bashkëpunuar se ka disa marrëveshje… të paktën për një rilindje koordinimi ndër-shqiptar? Ambasadat e përbashkëta- u tha se do të ketë. Pah çfarë lajmi, për kokë të lajmit.

Thjesht kjo deklaratë është ri-kujtim të asaj çfarë nuk është bërë, e në mbamendjen e shqiptarëve janë me dhjetëra marrëveshje të nënshkruara në tavolinat e mirë-kuruara deri në detaj, por deri më sot nuk dihet një rezultat-produkt nga mbledhjet e famshme të dy qeverive shqiptare, as në Prizren, as në Vlorë apo në Korçë.  Do të këtë mbledhje tjetër të përbashkët mes dy qeverive?

Domosdoshmërisht Majko duhet marrë seriozisht me deklaratën e tij. Së parku si shkëndijë reflektimi se sa larg jemi ne shqiptarët me njëri-tjetrin, se sa pak kemi bërë dhe se është e papranueshme që kjo “largësi” nuk po ndryshon edhe pas kaq e kaq vitesh që Kosova u çlirua, e shqiptarët në Ballkan janë më të lirë.

U ndërtua spitali i Preshevës, se qeveritë shqiptare (Tirana dhe Prishtina) dhanë plot nga 50 mijë euro, pra sa gjysma e kostos së një makine me të cilat udhëton zyrtari më i vobektë?…

Nuk kemi parë asgjë konkrete akoma as nga institucionet e dy shteteve shqiptare, qoftë nga elementët më të thjeshtë,  aktivitete të përbashkëta kulturore, e deri tek bashkëpunimet institucionale. A është e mjaftë të vazhdojmë akoma të tundim abetaren e përbashkët?

E turpshme? Më shumë se kaq.

Ka ndonjë bashkëpunim apo projekte të përbashkëta, bie fjala midis teatrove shqiptar? Bashkëpunime mes galerive ku mund ekspozita të përbashkëta fotografie, pikture, librash dreqi e marrtë? As kaq?

Asnjë gazetë e Kosovës në Shqipëri,  asnjë e Shqipërisë në Kosovë?

Shumë pak lajme apo emisione, (thuajse fare) debate televizive për Kosovën apo trojet e tjera shqiptare, në Tiranë, (përveç ndonjërit që gjen rrugët më të ndyra për t’u bërë pjesë e debatit) e shumë pak publikime të Kosovës në Shqipëri, qoftë historianë, akademikë apo përfaqësues elitash kulturore.

Po ka vetëm hip-hopistë që njihen më mirë këndej Drinit, sesa çdo ministër kabineti po e po, e mbase më mirë se Presidenti apo Kryeministri.

Është folur për njëfarë kalendari bashkëpunimi për vitin e Skënderbeut. Eh sa shumë është folur, sa rruga tre-orëshe Tiranë-Prishtinë do të kalonte si pa u ndier, si përrallat e netëve të gjumit.

Thua shkojmë shumë larg të mendojmë për bashkëpunimet për unifikimet e teksteve, mësimdhënies, e deri tek akademitë e shkencave?

Kush i pengon shqiptarët për këto bashkëpunime? Ku do të mund ta gjejmë armikun, të brendshëm apo të jashtëm?

Po jemi larg edhe në gjithçkanë tjetër që ka të bëjë me ne shqiptarët.

Sa nxënës-gjimnazistë shqiptarë të Shqipërisë zyrtare kanë qenë në Prizren? Po në Drenicë? Në Manastir? Po në Plavë? Në Ulqin?

Që të shohin dhe të prekin vendet e shenjta të shqiptarëve? Të bëjnë një selfie, që të dëgjojnë ndonjë cicëron shqiptar që flet për to? Apo të ketë shkolla të përbashkëta verore, në Jalë apo në Rugovë, në Dhërmi apo në Ulqin, ku mund të jenë edhe fëmijët shqiptarë të diasporës? Kjo mund të organizohet, kaq mund të bëhet? Është shumë?

Të paktën sikur të nisen nga kjo apo nga këto “vogëlsira”. As këto nuk sjellin vota…. dreqi e mori…

Sa është numri i pedagogë shqiptarë që japin leksione në Kosovë dhe anasjelltas? Sa pedagogë të Kosovës ka në Shqipëri?

Apo janë të mjaftueshëm ndonjë këshilltar, apo një prej duzinës së zëvendës ministrave të Ramës është “kosovar” dhe u kry.

Po në sport? Kombëtarja që ishte, nuk ishte aq keq apo jo?. Bëri histori. Tani kemi dy dhe duket asnjë njëkohësisht… Ai ishte kombëtarja modeli sesi mund të fitojnë shqiptarët?

Apo mbaruan fotot me ta, ceremonitë, lajmet shkuan, s’prodhon më lajm kombëtarja e mbetur? Po sikur të kishte një kampionat brenda shqiptar? Që Flamurtari i Vlorës të luajë me Dritën, Apo Skënderbeu me Llapin etj etj… apo? Do të afroheshim më shumë?

Apo as kjo nuk sjell vota në sëndukun e Partisë…

Majko patjetër duhet marrë si reflektim i largësisë së papranueshme mes shqiptarëve dhe ngulshëm duhen ngritur pyetjet, se sa është numri i biznesmenëve të Kosovës që kanë investuar në Shqipëri dhe anasjelltas?

Si është e mundur se në të gjitha PPP-të (koncesionet) që ka dhënë qeveria shqiptare nuk është qoftë edhe një investitor nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare?

U zgjidh ajo çështja e patateve, e qumështit, e çimentos apo do të vazhdojnë akoma arrestimet nëpër dogana për dy thasë molla që konsiderohen kontrabandë, ndërkohë që mollët e Korçës hidhen nëpër përrocka, e qershitë priten në rrënjë sepse nuk ka treg, bashkë me tonelatat e prodhimeve të ndryshme nga ultësira perëndimore, apo nga bereqetet e mëdha të rrafshit të Dukagjinit etj etj?

Strategji, platforma, plan-projekte ka dhe mund të ketë (sidomos) mbase kur Partia të jetë e nënrenditur nga shqiptaria.

Tre orë Larg mbeten Tirana nga Prishtina e kushedi sa vite e vite do të duhet “për t’u afruar”.

Deri atëherë do ia marrim ndonjë këngë me fyell, çifteli, lahutë, kitarë apo klarinetë sa të dridhet vendi, sidomos sa herë që të kujtohet Majko për bashkimin ose heqjen e kufijve, apo të ketë ndonjë deklaratë se shqiptarët do të bashkohen nën qiellin e Evropës.

Të paktën edhe pak ditë, sa nuk na ka rënë kokës ai trau, që do të taksojë Rrugën e Kombit…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 minute

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 5 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.