Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kemi harru’ me qesh

Forum E mërkurë, 18 Gusht 2021 05:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enkel Demi –

Ai pinte ndonjë gotë raki dhe tymoste duhan që ia kishin zverdhur mustaqet e trasha. Unë i qëndroja përballë, tek qeshja me të madhe me historitë që t’i vinte përpara si shuka për gjel deti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 4 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Çdo ditë kishte një gjë të re për të më treguar, por me siguri për atë vetë të vjetër nga motet që patën kaluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Era e detit na flladiste fytyrat e ngrohura nga rakija, ndërsa ai vijonte të qëllonte ato fjali që sot ia kanë nxjerrë kudo si citate. Ia dilte mbanë që me ato ndodhi të ta mbushte mendjen se ti, dëgjuesi që shkriheshe në gaz, për të ishe më i veçanti. Kjo qe arsyeja përse të gjithë mendonin se e kishin mikun më të ngushtë, ja atje, buzë detit. Kështu ishte me gjithë mend, sepse ai kishte vetëm miq të ngushtë.

Shpotiste gjithë botën, vinte në lojë gjithë botën, por nuk fyente asnjë fije bari të kësaj bote, se botën e donte çdo herë që përcillte frymën në mushkri. E vetmja që e tradhëtoi.

Ky njeri të merrte për dore të çonte në turnetë e Estradës në katunde, dinte të ta tregonte historinë e dashurisë së jetës, veç duke të mbajtur në humor me rengjet që i punonte së shoqes. E këpuste malli për të, sepse i shkoi shumë shpejt, por nuk qe patetik dhe asnjëherë nuk e lëshoi veten, kurrë nuk u soll si qaraman. Si gjithë komedianët e mëdhenj, gëzonte dhuntinë e tragjizmit magjik.

Tymi i duhanit që i përkëdhelte flokët e hirta nuk e linte të ndalonte, por shenjonte një vijë, e cila të merrte për dore dhe të bëhej udhë e bardhë në Portin e Durrësit, ku punonte dikur, në skenat e amatorëve, te hajgaret e zhurmshme me shokët, tek bijat që i çmonte si margaritarë të rrallë, tek zonja që nuk u lodh kurrë me bëmat e tij, tek shfaqjet, kinemaja. Pastaj ngrinte kupën që i digjte gjoksin e ashpër si të një marinari, të rreshkur nga erërat e detit.

Sytë i kuqeshin pak, për një dekikë i njomeshin dhe ja, ku ta lëshonte thagmën e radhës. Ti qeshje me gjithë shpirt, pasi jeta është gënjeshtare dhe mendon se nuk do të ta marrë kurrë. Mund ta takoje pas një ore ose pas një viti, atëherë kur e kuptoje që kishe harruar me qesh.

Ai gjithmonë të mirëpriste, sepse ti ishe i veçantë për të si çdo njeri tjetër që haste në atë rrugëtim komik, ku njerëzit i prisnin udhën, por nuk ia ndërronin dot, pasi ai pati një mision; ai na e tregoi botën duke e qeshur. Kështu e zmadhonte atë, por e zvogëlonte njeriun që nuk e kënaq bota, që e shan botën, që qurravitet për botën. Tani që shkoi, vajti qetë, se i erdhi Ora, gjë që nuk varej prej tij, kurrën e kurrës se e lodhi bota, por se çdo rrugëtim ka një fund. Ka gjasë të jetë i lumtur, se nuk ka për ta marrë më malli për zonjën e tij, ani se ka lënë trishtim tek margaritarët e tij.

Por, ama një gjë ma la peng tani që vajti; Kë do takoj unë, kur të kem harru’ me qesh? 27.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 4 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 11 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.