Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

KGB, Trump dhe Shqipëria

Forum E mërkurë, 18 Gusht 2021 06:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eduard Zaloshnja-

Gazetat bulevardeske amerikane kanë vite që publikojnë teori konspirative nga më të habitshmet, rreth Donald Trumpit. Por mediat serioze nuk u kanë bërë jehonë atyre. Ato kanë bërë raportime investigative, për aspekte të dyshimta të bizneseve të Trumpit apo të lidhjeve që kanë patur njerëzit rreth tij me Rusinë, pa i “qepur” së bashku, për të hedhur në qarkullim një teori konspirative.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 5 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Sidoqoftë, në prag të takimit Putin-Trump, revista New York Magazine (e cila ka fituar disa çmime kombëtare për artikujt e saj), bëri përpjekjen e parë për të lidhur të gjitha raportimet investigative mbi Trumpin në një teori konspirative, sipas së cilës ekziston një probabilitet 10%-20%, që KGB-ja dhe pasardhësja e saj FSB-ja, të kenë patur diçka në dorë, me të cilën mund ta shantazhojnë sot Trumpin. (Artikulli është shumë i gjatë dhe të plotë mund ta lexoni në linkun http://nymag.com/daily/intelligencer/2018/07/trump-putin-russia-collusion.html ).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deri në vitin 1987, shkruan analisti i New York Magazine, Jonathan Chait, nuk ishte regjistruar ndonjë prirje e Trumpit për politikën. Deri atëherë, ai njihej si një biznesmen ambicioz nga lagjja periferike njujorkeze, Queens, i cili donte të futej në elitën e lagjes qendrore, Manhattan. Në vitin 1987, ai u ftua nga zyrtarët rusë, për të ndërtuar një hotel të madh në Moskë. Fill pas vizitës në Moskë, Trumpi pagoi për një reklamë që zinte të gjithë faqen kryesore të gazetës New York Times, në të cilën i bënte thirrje SHBA-së të mbyllte bazat ushtarake në Japoni, me argumentin se Japonia po përfitonte nga mbrojtja amerikane, ndërkohë që kishte një suficit tregtar me SHBA-në.

Në atë kohë, KGB-ja e kishte strategji që të joshte ose shantazhonte politikanë / intelektualë / biznesmenë perëndimorë, me synimin që ata të mbillnin përçarje e përplasje në vendet e tyre, si dhe përplasje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj. Një tërheqje e trupave amerikane nga Japonia, do të përbënte përparësi strategjike për Rusinë, në bregun e saj lindor.

Deri në vitin 1992, Trumpi nuk kishte shfaqur ndonjë ambicie për t’u bërë president i SHBA-së, por pas fitores së Bill Clintonit, ai filloi të hidhte tullumbace mediatike, për një garë të mundshme të tij brenda Partisë Demokrate. Këto tullumbace përkojnë me kohën kur kompania e Trumpit ishte në prag të falimentimit dhe bankat amerikane nuk po i jepnin më kredi. Dhe kush e shpëtoi atë në një çast të tillë të vështirë? Filiale të bankave ruse, si dhe klientë rusë, që i blinin apartamentet luksoze të pashitura…

“Rusët kanë blerë shumicën e ndërtimeve tona”, mburrej djali i madh i Trumpit në vitin 2008. “Ne nuk kemi nevojë për bankat amerikane; e sigurojmë financimin që na duhet të gjithin, nga Rusia”, – mburrej djali i vogël i Trumpit ,në vitin 2014.

Një nga metodat e KGB-së (dhe pasardhëses së saj FSB-së), për të siguruar informacione kompromentuese ndaj vizitorëve të rëndësishëm në Moskë, ka qenë vënia e kamerave të fshehta në dhomat e hoteleve luksozë. Në vitin 2013, Trumpi shkoi në Moskë, për zhvillimin e një konkursi botëror bukurie. Sipas zërave që kanë qarkulluar në media, FSB-ja ka regjistruar disa skena perverse orgjie të tij në një hotel të Moskës, në të njëjtin krevat ku kishte fjetur më parë Obama (të cilin Trumpi e urren, qysh kur Obama e talli publikisht, në kohën kur ky i fundit ishte president).

Trumpi i ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke thënë se kishte ndenjur në dhomën e atij hoteli vetëm pesë minuta, sa për t’u ndërruar. Por më vonë, gazetarët investigativë, Michael Isikoff dhe David Corn, zbuluan se, në fakt, Trumpi kishte ndenjur një natë në atë hotel, jo thjesht 5 minuta.

Përveç vizitave të Trumpit në Moskë, artikulli i gjatë i New York Magazine analizon edhe lidhjet e shumta të njerëzve rrotull Trumpit, me Rusinë. Ndër to bie më shumë në sy drejtuesi i fushatës presidenciale të Trumpit, Paul Manafort, i cili është aktualisht në burg (i akuzuar për transferime ilegale parash nga Rusia).

Para se të drejtonte fushatën e Trumpit, Manaforti kishte punuar në Ukrainë për ish-presidentin pro-rus, Janukoviç, i paguar nga oligarku më i afërt me Putinin, Oleg Deripaska. Në Kiev, bashkëpunëtori më i afërt i Manafortit ishte një ish-punonjës i KGB-së, i cili kishte kaluar në sektorin e organizatave joqeveritare. Sipas një akt-padie të prokurorit special Mueller, ky person vazhdon të jetë edhe sot një agjent i kamufluar i FSB-së.

Ditët e fundit, zv/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, publikoi një akt-padi ku akuzohen 12 agjentë të shërbimeve sekrete ruse dhe tri organizatave nën hyqmin e tyre, se kanë bërë një ofensivë të maskuar kibernetike në favor të Trumpit (e në dëm të Hillary Clintonit), në zgjedhjet presidenciale. Kjo është provë e qartë sipas artikullit të New York Magazine, se Puntini ishte më se i interesuar që Trumpi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë, qëndrimet e Trumpit ndaj Gjermanisë (si dikur ndaj Japonisë), i vijnë shumë për shtat trashëgimtarit të KGB-së.

Tani mbetet të shihet se, çfarë do të ndodhë pas takimit kokë më kokë mes Putinit dhe Trumpit. A do ta vazhdojë Trumpi politikën konfliktuale në Europë (që i vjen për shtat Putinit)? A do ta njohë ai aneksimin e Krimesë nga Rusia? Dhe ç’është më e rëndësishme për ne shqiptarët, a do të tërhiqet SHBA-ja nga Ballkani?

Politika e pothuaj e shpallur e Putinit për Ballkanin, është ajo e kthimit të zonave të vjetra të influencës në Gadishull. Gjegjësisht, influencës austriake në vendet me shumicë katolike, influencës ruse në vendet me shumicë ortodokse dhe influencës turke në vendet me shumicë myslimane.

Një pengesë për këtë objektiv afatgjatë të Putin-it, është prania ushtarake dhe politike e SHBA-së në Ballkan. Në qoftë se Trumpi e ka ndarë mendjen për t’u tërhequr eventualisht nga Ballkani, shenjat e para do të duken nëse fillon reduktimi gradual i forcave amerikane, sidomos në bazën Bondsteel në Ferizaj – më të madhen bazë amerikane në Ballkan… Afp.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 5 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 12 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.