Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

Forum E premte, 21 Gusht 2026 14:37
Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli

Kaluan vetëm 17 vjet nga dita kur kryeministri Hashim Thaçi shpalli krijimin e Republikës së Kosovës, kur shteti më i ri në Evropë hyri në një cikël të lig krize. Duke nisur me shkurtin e vitit të shkuar, janë zhvilluar tre herë zgjedhje të përgjithshme; komandanti çlirimitar është nën akuzë penale për krime lufte, kurse një nga akuzatorët e tij kryesorë politikë dhe kundërshtar i tij bashkë me gjithë klasën politike në vend, kanë prodhuar ngërçin më të rëndë institucional në vend dhe një qeverisje pa legjitimitet të plotë politik. Vullneti i votuesit kosovar i ka besuar tre herë rresht qeverisjen e vendit Albin Kurtit, kryeministrit “Ncuk, ncuk”, por duke e kushtëzuar atë për ndarjen e pushteteve të tjera me opozitën. Presidentin e Republikës më së shumti. Dhe këtu zuri fill një kokëfortësi tipike ballkanike, e gatshme të djegë gjithë shtëpinë deri në kulm, me kusht që askush tjetër të mos hyjë brenda saj.

Në një negociatë, në një kompromis të mundshëm, natyrisht që vendosin numrat, por kanë fjalën e tyre edhe nevoja, morali dhe domosdoshmëria. Ultimatumet, barrikadimi dhe llogaritë meskine për pushtet, në rastin e Kosovës, janë shërbimi më i lig që i bëhet kundërshtarëve të Republikës. Paaftësia për të prodhuar qeverisje është më shumë se një rast për përqeshje nga ta; është një gishti që shenjon deformimin e nje klase politike që rend drejt pushtetit si qëllim në vetvete dhe jo si mjet për të realizuar qëllimet e ekzistencës së vetë Republikës, si një shtëpi e qeverisur nga shqiptarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ka ngjarë dhe gjetkë e njëjta situatë. Në Francë, në Belgjikë apo në Bullgari, por nëse andej kjo lloj krize është “luks”, për Kosovën me probleme ekzistenciale të njohjes së saj ndërkombëtare, mungesa e legjitimitetit të qeverisjes konsumohet si krim kombëtar. Kriza rrezikon të shndërrohet në kolaps të plotë në vjeshtën e këtij viti, kohë kur nuk do të vlejë më të gjenden fajtorët, por vetëm të shihet përmasa e dëmit që i bëhet vetë ngrehinës së demokracisë në vend, por edhe ekonomisë, marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtare dhe vetë projeksionit të së ardhmes së Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Amerikanët dhe BE kanë bërë thirrje të përsëritura për zgjidhjen e krizës, që deri më tani kanë rënë në veshë të shurdhuar nga tallavaja e pushtetit. Shqipëria zyrtare ka heshtur gjithë kohën edhe pse e ka harxhuar fjalën me debate të ndërsjellta cinike në të shkuarën me Prishtinën dhe sot mban shënim po në heshtje, vetëm ndërhyrjen brutale të njerëzve të Kurtit në skakierën politike vendase. Duke ruajtur me Kosovën zyrtare një barrierë “mirësjelljeje” hipokrite dhe eunuke, si të ishte një vend skandinav në raport me të.

Mund t'ju interesojë

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Para 11 orësh
Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

Para 13 orësh
Serbia zgjedh studentët: Një lëvizje pa liderë, por me miliona zëra

Serbia zgjedh studentët: Një lëvizje pa liderë, por me miliona zëra

Para 21 orësh

Mbetet vetëm të pritet dhe të shpresohet. Të shpresohet të shuhet mallkimi që ka ndjekur shqiptarët në histori, që i bën të aftë të humbasin në paqe nga marrëzia e ligësia, atë që kanë fituar me gjak e sakrifica të epërme në luftë. Të shpresohet deri në shtator. Ndoshta koha kur drejtësia me gjasë do të vihet në vend dhe persekutimi penal ndaj Hashim Thaçit dhe tre komandantëve të tjerë të UÇK-së të marrë fund me pafajësinë e tyre. Dhe atëherë ata të thërrasin në apel dhe njëherë “luftën” në paqe për ta çliruar politikisht Republikën e Kosovës nga egoizmi për pushtet dhe të riekuilibrojnë a të ndihmojnë në rithemelimin e një klase politike, sot e pafuqishme të shkruajë edhe vetëm fatin e saj.

Herët a vonë kjo do të ndodhë, por më mirë të ndodhë herët sesa vonë. Ndoshta dhe me portrete të tjerë sepse në demokraci nuk pyetet kurrë se kush vjen kur duhet të ikë dikush. Kosova nuk e meriton këtë poshtërim të mosqeverisjes kaq të gjatë. Shqiptarët meritojnë shumë më shumë sesa të jetojnë në makth për shkak të ëndrrave për pushtet të politikanëve që i qeverisin me megalomani, narcizizëm, arrogancë, vanitet e arbitraritet. Politikanë që janë të bindur se janë zgjatim i një vullneti hyjnor. Që besojnë se janë mbartës së të vërtetës absolute dhe jo thjesht interpretues të të vërtetave relative. Kur në fakt janë vetëm pika e përkohshme ku mbështete leva e një pushteti që mund të bëjë edhe punë të mbara. Herët a vonë, lavdia e përkohshme në kthinat e pushtetit, siç ka ndodhur gjithmonë me shqiptarët, me të gjitha gjasat, do të shndërrohet në një paragraf të vetëm përbuzës në histori. Një paragraf që do të vizatojë me laps të zi portretet e shqiptarëve, te gatshëm të bëjnë pakt edhe me djallin për hir të pushtetit vetjak.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 1 ore

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 23 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.