Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin

Forum E hënë, 18 Shtator 2023 18:48
Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Qëndrimi i Albin Kurtit që barazon Bashkimin Evropian me Serbinë, dhe i të dërguarit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak me Aleksandër Vuçiqin, po fut Kosovën në spiralen e një konflikti të pashmangshëm me Perëndimin, bazuar në gënjeshtra për nevojat e pushtetit të Albin Kurtit.

Gjëja më e rënd është se ky qëndrim i Albin Kurtit, nuk bazohet mbi të vërtetën. E vërteta është se Bashkimi Evropian nuk është në një gjatësi vale me Serbinë për Kosovën, por qëndrimet e Albin Kurtit kundër Serbisë dhe Bashkimit Evropian janë në të njëjtën gjatësi vale. Është ai që i ka identifikuar ata si aleatë me njëri tjetrin dhe po sillet prej gati një viti, sikur të jetë në gjendje lufte me BE dhe Serbinë njëkohësisht.

Kjo qasje e tij ka bërë që Kosova të hyj nën sanksione dhe të izolohet dhe Serbia të fitoj pikë në arenën ndërkombëtare, madje duke bërë si viktimë e një politike antiperëndimore të Albin Kurtit.

Duke qenë një qëndrim që bazohet në një realitet të gënjeshtërt të shpikur nga Alibin Kurti për të justifikuar politikën e tij të dështuar, ky qëndrim bëhet dhe më i rrezikshëm për Kosovën, pasi e fut atë në një rrugë pa krye, jo për shkak të realiteti të saj por për shkak të halleve të Albin Kurtit. Lajçak nuk emërohet nga Albin Kurti dhe do të vazhdoj ta udhëheq atë proces.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe Slobodon Milosheviqi, u mundua boll ti sulmonte dhe ti ndërronte të dërguarit e SHBA dhe NATO që e këshillonin të ulej në tokë lidhur me Kosovën, por nuk ja doli dot. Iku para tyre dhe me një faturë të rënd për vendin e tij. Albin Kurti nuk mund të sillet si prokuror i të dërguarve të BE dhe SHBA për Kosovën dhe të bëj denoncime publike për ta bazuar në gënjeshtra. Ata nuk janë njerëz privat, por janë SHBA dhe Evropa, janë institucione .

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sjellja e tij është si Sali Berisha, i cili sanksionet e SHBA dhe Britanisë së Madhe ndaj familjes së tij si hajdut dhe minues i demokracisë, i konsideron vepra të ambasadorëve amerikanë dhe anglez dhe jo si qëndrime të atyre shteteve. Denoncimi i Miroslav Lajçak apo Eskobarit e Borelit, është në fakt sulm zyrtar ndaj SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Mund t'ju interesojë

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 5 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28

Edhe më e rënd është lehtësia me të cilën Albin Kurti po merr sanksionet kundër Kosovës, duke kërkuar që ato të hiqen, ndërkohë që ky vazhdon thellon kursin e tij kundër Perëndimit. Sanksionet nuk janë vendosur si gjoba makinash se ka tejkaluar shpejtësinë dhe pasi e paguan të hiqen. Sanksionet janë vendosur për shkak se Kosova ka demonstruar zyrtarisht mos bindje ndaj politike perëndimore ndaj Kosovës dhe dialogut me Serbinë dhe kundërvënie ndaj kësaj politike. Sanksionet i kanë hequr lejen e drejtimit për Kosovën, Albin Kurtit, nuk i kanë vendosur thjesht gjobë.

Për këtë arsye sanksionet nuk hiqen me urdhër të Albin Kurtit, por kur Perëndimi të bindet se Kosovën e ka aleatë dhe nuk drejtohet nga fryma antiperëndimore. Qëndrimet e sotme të Albin Kurtit, janë arsye për tu thelluar sanksionet dhe jo për tu hequr ato që janë vendosur. Kur Albin Kurti thotë se ato duhet të hiqen ai e di që ato do të shtohen, por ai do të injoroj arsyet reale pse ato janë vendosur, dhe do ti paraqes si diçka pa rendësi. Pra thjesht përsëri po përpiqet të gënjej shqiptarët që e mbështesin, duke u fshehur rëndësinë e ndëshkimit të Kosovës nga Perëndimi dhe duke e paraqitur si një çështje ordinere.

Dhe si për ironi të fatit pastaj shfaqet Aleksandër Vuçiq i cili thotë, “nuk është fundi i botës” që nuk u morëm vesh mund të vazhdojmë. Se ai në fakt nuk do të ndërpritet kurrë kjo gjendje e Kosovës kundër Perëndimit dhe kjo pozitë e rehatshme e Serbisë në Perëndim, fal Albin Kurtit.

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 19 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.