Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush ka ndërtuar pa leje, është një qytetar i padenjë i këtij vendi

Forum E martë, 14 Shtator 2021 17:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mustafa Nano

Edhe një budalla e kupton se qeveritë shqiptare kanë bërë një gjë të poshtër, ndoshta më të poshtrën, duke mbyllur sytë, e në ndonjë rast duke inkurajuar ndërtimet pa leje mbi prona publike apo mbi prona të të tjerëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 18 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Dhe po e them qysh në fillim: me këto ndërtime pa leje, dhe me legalizimin që ka ardhur më pas e që po vijon, është bërë plaçkitja më e madhe që është bërë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Dhe në këtë kuptim, dua ta theksoj këtu një gjë, që nuk para e thonë të tjerët: Kush ka ndërtuar pa leje gjatë këtyre kohëve, kush ka shfrytëzuar situata të caktuara për të zaptuar prona e troje që nuk kanë qenë të tyret, është një qytetar i padenjë i këtij vendi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duhet të turpërohet për këtë që ka bërë. Atij mund t’i jetë legalizuar tanimë, por kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që ai është i padenjë. Alibia se të njëjtën gjë e kanë bërë me mijëra vetë mund t’i shërbejë për çdo gjë, edhe për të bërë legalizimin ndoshta, por jo për të çbërë faktin se ai është i padenjë. Sikur ta kisha unë në dorë, bashkë me legalizimin, do t’u  bëja edhe ndonjë penalizim. Fjala vjen, do të ndaloja fëmijët e tyre që të punësoheshin në shtet për tridhjetë vitet e ardhshme. Do të ishte një mënyrë për t’i ndaluar ata që të përfitonin ende nga shteti e nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Por dhe këtu vijmë te një “por” i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm. Legalizimi duhet bërë, megjithatë. Kur ndërtimet pa leje janë me mijëra, zgjidhja nuk është prishja. Prishja e mijëra ndërtimeve pa leje nuk ndreq gjë. Veçse prish më shumë. Sikur të ishin disa dhjetëra e disa qindra, asnjë mëshirë nuk do duhej të kishim. Por në rastin tonë janë me dhjetra mijëra. Më kujtohet këtu një thënie e famshme holandeze: Kur një ligj të caktuar nuk e respektojnë me qindra mijra qytetarë, zgjidhja nuk është të futësh në burg qytetarët, por të abrogosh ligjin.

Nga ana tjetër, paradoksalisht, është në të mirën e të gjithëve që të bëhet ky legalizim, pasi vetëm kështu mund t’i jepet fund një situate kaotike, mund të kërkohet një moment i ri zero, pas të cilit mund të fillohet me një rregull të ri, me një disiplinë të re, e mund të fillojmë të shohim tek këto mijra ndërtime pa leje, jo veç llaç e tulla, por edhe një potencial ekonomik.

Pastaj, ka edhe një logjikë tjetër në favor të legalizimit. Nëse ti lejon dikë për dhjetë a njëzet vjet të rrijë në një ndërtim pa leje, ti e ke lejuar atë që të krijojë e të zhvillojë një marrëdhënie të fortë me pronën e tij. Ai fillimisht ka jetuar në atë shtëpi të ndërtuar pa leje gjithë frikë. Por ngadalë-ngadalë, ditë pas dite, duke parë se askush nuk e ka ngarë, ai ka fituar ndjesinë e pronësisë, ka zënë të investojë më shumë, ka menduar që në një pjesë të investimit të ngrejë një biznes, e kështu  me radhë. Në këto shtëpi jetojnë njerëz që kanë qenë 3, 4, 5 vjeç në krye të herës e që sot janë bërë 20 vjeç e më shumë dhe që ndihen të bërë njësh me atë pronë. Të gjitha ëndërrat e tyre janë të lidhura me atë shtëpi apo me atë biznes. Dhe ata nuk kanë ndonjë faj për këtë”.

Ky është problemi edhe me ata qytetarë të Unazës së Re. Ata janë lejuar për më shumë se një dekadë, ndoshta për dy dekada, që të jetojnë me idenë se ato shtëpi janë të tyre, dhe në këtë mes, përveç kohës që ka rrjedhur, ka ndikuar edhe premtimi i të gjithë politikanëve për t’ua legalizuar ato prona. Në këtë kuptim, unë i kuptoj ata njerëz të dëshpëruar. Por në të njëjtën masë kuptoj edhe qeverinë e vendit tim që kërkon të bëjë një investim publik në tokat që ata kanë zënë. Cila është zgjidhja? Unë nuk e di. Zgjidhjen duhet ta gjejnë ata që janë zgjedhur, e që paguhen, për këtë gjë. Unë thjesht kisha merak të nënvizoja këto dy gjëra që theksova, dy anë të së njëjtës medalje.

Nga monologu në emisionin “Provokacija”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.