Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lufta për lirinë nuk merr kurrë fund!

Forum E enjte, 7 Nëntor 2019 10:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ines Pohl, kryeredaktore e Deutsche Welle

Kush mendonte se me Rënien e Murit të Berlinit dhe të Perdes së Hekurt koha e vijave të vdekjes dhe instalimeve të fortifikuara në kufij kishte mbaruar, gaboi shumë. Përkundrazi: 30 vjet më pas në të gjithë botën po kthehen muret. Jo vetëm në kufijtë midis SHBA-së dhe Meksikës, Izraelit dhe Palestinës, midis dy Koreve – por edhe brenda Bashkimit Evropian po ngrihen me ngut gardhe dhe po rivendosen kontrolle kufitare. Ndaj përkujtimi i asaj dite në Gjermani është edhe më i gëzueshëm e i bukur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Një paradhënie e madhe mirëbesimi

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të përkrahur nga Glasnost dhe Perestroika, të forcuar nga guximi i polakëve dhe hungarezëve, gjermanolindorët në një revolucion të vërtetë paqësor arritën të shkatërronin murin që ndante vendin në Lindje dhe Perëndim. Pa as edhe një plumb. Asnjë person i vetëm nuk u dëmtua në këto ditë dhe orë të para dramatike më 9 nëntor 1989. Vetëm falë paradhënies së madhe e mirëbesimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, kryesuar nga SHBA dhe mbështetur nga Bashkimi Sovjetik i Gorbaçovit – pas hezitimit fillestar më pas nga Franca dhe Britania – brenda vetëm njëmbëdhjetë muajsh u bë e mundur të bashkohej vendi mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare. Kjo hodhi themelet për krijimin e Gjermanisë si një shtet i mirëqenies dhe për ndërtimin e një infrastrukture të përbashkët, dhe shumë të tjerave që nevojiten për t’i kthyer dy pjesë shumë të ndryshme në një shtet funksionues.

Ëndrra e shpresës

Nuk është çudi që në këtë 30-vjetor bota po shikon edhe një herë Gjermaninë. Ndoshta edhe për të dhënë pak shpresë në këto kohë, të cilat karakterizohen nga ndjenjat e kërcënimit dhe pasigurisë, shpërbërja e strukturave të njohura.

Dhe në fakt në Gjermani shumë pak ndjehet gëzimi apo krenaria për arritjet. Përkundrazi, lufta e vendit me veten po e çon në konflikte politike, që shqetësojnë tërë strukturën politike të 30 viteve të fundit. Sidomos në landet e Gjermanisë Lindore është forcuar një parti me populiste e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, e cila vë në dyshim themelet e Gjermanisë së bashkuar. Kjo shkon nga roli i Evropës tek politika e imigracionit dhe mbizotërohet nga një imazh nacionalist, racist dhe nacionalist për botën dhe njerëzimin. Ish -partitë popullore po e humbasin rëndësinë, formacionet qeveritare po bëhen gjithnjë e më të vështira, parashikueshmëria dhe mirëbesimi aq i çmuar- të paktën për momentin – duken se po marrin fund.

Tani, forcimi i populistëve të krahut të djathtë nuk është aspak një fenomen i kufizuar në Gjermani. E megjithatë këtu ka arsye të veçanta që kanë të bëjnë me ndarjen e vendit. Edhe sot e kësaj dite nuk njihen siç duhet arritjet jetësore të shumë gjermanolindorëve, të cilët me guxim në fillim sollën fundin e RDGJ-së, por më pas u përballën me pasojat e tij dhe me integrimin në Gjermaninë e bashkuar. Ky injorim tani po hakmerret.

Sfida të mëdha

Nisur nga pasiguria e përgjithshme dhe sfidat e mëdha të botës së globalizuar, në përvjetorin e 30-të të Rënies së Murit, Gjermania duhet të përfshihet në një debat shumë thelbësor me vetveten:

Çfarë vendi do të dëshironte të ishte Gjermania?

Një vend ku hebrenjtë të kenë frikë kur mblidhen në sinagogë për t’u lutur?

Një vend, në të cilin politikanët që e pozicionojnë qartë veten kundër ideve të djathta nacionaliste dhe politikave përjashtuese të kenë frikë për jetën e tyre?

A dëshiron Gjermania të jetë një vend në të cilin përkatësia kombëtare dallohet nga ngjyra e lëkurës ose prejardhja?

Nën peshën e këtyre pyetjeve qenësore nuk do të ketë ndonjë gëzim të shfrenuar dhe të tepruar në këtë përvjetor.

Sidoqoftë, për atdheun tim, uroj që kjo ditë përkujtimi të na japë kurajë. Uroj që në këto ditë përkujtimi solemne t’i shtrojmë pyetjen vetes se si e parafytyrojmë vendin tonë në mesin e këtij shekulli. Të guximshëm, jo të dëshpëruar. Dhe të ankoruar fort në kushtetutën tonë. Në dijen se shumë nga ato që janë fiksuar atje si të patundshme, tani po vihen në dyshim. Këto ditë ne festojmë guximin e së kaluarës. Shpresoj se kjo do të na sjellë më shumë fuqi të fitojmë luftën për një të ardhme të mirë në liri dhe drejtësi. DW

Etiketat e lidhura

Deutsche WelleInes Pohl
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 55 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.