Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës!

Forum E enjte, 29 Gusht 2024 19:42
Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Për të kuptuar se sa i izoluar është vetë Berisha nga Partia Demokratike, shikoni dështimin e tij për të 23-n herë radhazi përballë Bashkisë së Tiranës. Sot ishin 9 vetë. Mund t’i numëroni lehtë në fotografi. Madje mund tu gjeni dhe emrat. Pas kësaj, Flamur Noka u ka dërguar mesazh drejtuesve të PD të vijnë dhe ata në protestë. Kështu mund të bëhen 20. Pastaj nëse mobilizojnë dhe familjarë të tyre mund të bëhen 30.

Problemi është se këmbëngulja e Berishës për të mbajtur njerëzit paradite tek Bashkia dhe mbasdite tek rrugica poshtë penxheres së tij, është kthyer në çështje mercenarësh dhe jo në një çështje të PD. PD nuk e pranoi dot atë si metodë lufte as kundër Bashkisë as kundër qeverisë. Më qartë, PD e kuptoi se kjo është një tekë personale e Berishës nga e cila ata nuk përfitojnë asgjë. Dhe rezultati është i qartë. Këmbëngulja e Berishës nuk përkthehet as në pjesëmarrje as në rezistencë por më shumë në dëshpërim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa më shumë Berisha dhe rrethi i tij këmbëngulin për një protestë maratonë, aq më shumë rrisin dëshpërimin dhe braktisjen e protestës. Në kushte normale, ai mund ta shpallte të mbyllur protestën dhe ta maskonte këtë dështim. Por pikërisht këtë nuk bën dot. Nuk e bën dot, pasi Berisha nuk ka objektiv as protesta të mëdha, as përmbysje, as fitore në zgjedhje . Ai ka objektiv vetëm një teatër poshtë penxheres së tij dhe para Bashkisë së Tiranës që të duket se po bën opozitë për të justifikuar uzurpimin e PD prej tij. Pra ai do vetëm një teatër ku të duket se njerëzit po luftojnë për të.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani, këta njerëz janë pakësuar në mënyrë ekstreme duke ngelur vetëm rrethi i rrogëtarve të tij. Si të të tillë, në vend të frymëzojnë, ata demoralizojnë dhe rrisin pesimizmin e opozitës pasi duken si ushtarë të një kauze të humbur. Nuk është puna se ata 9 vetë, do t’i bësh 30 apo 40. Puna është se me 23 protesta para bashkisë e 230 poshtë penxheres, Berisha ka arritur tu mbushë mendjen gjithë demokratëve, se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm për hallet e Berishës dhe para bashkisë, për luftra të brendshme në PS.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 7 orësh
Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 17 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42

Dhe kjo i bën ata më të dëshpëruar, më të çorganizuar dhe mbi të gjitha më pak të motivuar për kauza reale opozitare. Kështu gjithë retorika e Berishës për mosbindje civile ndaj qeverisë, praktikisht po rezulton mosbindje civile e opozitës ndaj Berishës. Kaq ka arritur deri tani. /TemA/

Etiketat e lidhura

Mero BazePDSali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 9 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 8 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.