Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në Bulevard zien revolucioni, në Gjykatë halli

Forum E premte, 3 Mars 2023 16:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Agron Gjekmarkaj, deputet i PD dhe nënkryetar i Kuvendit

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ashtu si zog dreqit mbeta në shtëpi mes dilemash. Salianji si tribun nga mejdani më nxirrte gjuhën në ekran. Sillej si ai që njeh kahjen e historisë dhe dertet e miletit. Më plasi shpirti. Në një dite historike si kjo e gjeta veten thjesht dëshmitar. Gjykata është mbledhur për të vendosur mbi fatin e PD.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

Në Bulevard zien revolucioni. Në gjykatë halli. Kush ta marrë? Skuthi që s’ka asnjë meritë apo Doktori 80 vjeç që e beri? Ndonjë si unë mendojnë që PD është e njerëzve që e mbajtën gjallë as e Skuthit, e amanetqarëve të skuthit jo e jo, as e Babës me familje me djalë, dhëndër e kushërinj, që e kanë bereqet e pronë pa i heqë asnjë meritë. i dua shumë tropojanët, Besnik Mustafajin mbi të gjithë, Isufi Çelën e shumë të tjerë, kanë shumë merita po demokracia dhe e djathta nuk është zeje vetëm e tyre, është e tyre sa ç’ është e vlonjatëve, fierakëve, shkodranëve, korçarëve po kaq. PD nuk duhet te mbetet në një luginë dhe krahinë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Skuthi s’ka njerëz aspak, veç do perime poshtë e përpjetë. Baba ka jo pak, por gjithnjë e më pak e të lodhur. Edhe sot jo aq sa me e merzitë gazep qafirin, atë, të paudhin Kryeministrin që na ka bë zeher cipëplasuri i pahajër. Fjalimi i kryezevendes liderit me emocionoi shumë. Sikur të fliste edhe Albana e ca të tjerë, sa do gëzohej njerëzia. Sali Berisha e di çfarë vlen e jo, po është në fazën e ripërsëritjes që i duhen besnikë dhe ushtarë. i do ata dreqër. i ka qejf dhe këtu është flirti me Enver Hoxhën.

Do lot tek dëgjoja morën rrugën e zemrës dhe më qullën sytë. Fuqia intelektuale e mendimit joshte gazep. Kjo është PD e së nesërmes mendova. Ajo e rithemeluara me elitën e vendit përreth si në Dhjetor 1990 ku e vërteta quhet tradhti dhe shitje. Ky folklori mbulon si këllirë realitetin.

Mjerë ai popull që ka nevojë për një hero, Doktori burrë i zoti, personalitet, është bërë hero tre herë, boll më, duhet të pushojë. U nisa me shkrue kronikën e djeshme, pjesën e dytë, po televizori ma ndryshoi disi temën dhe vendosa të aktualizohem. Ndërkohë një seri e revolucionit mbaroi, desh i madhi Zot në paqe e pa potere siç revolucioni modern e lyp.

Shëndeti e zbukuron njeriun thoshte ai qerrata Lenin. Shëndetin të kemi pa të tjerat vinë ngadalë ngadalë. Skuthin ai e zgjodhi për vese jo për virtyte, me dashje. Mirë ti bëhet, prishi garën, dhjeu partinë. Skuthi, të punon qindin firauni dhe opozita ja është tani lesh harapi. Nëse kush mundet ne vesin e tij dhe të tjerë tërhiqen nga ambiciet e pafre, çdo njeri normal e udhëheq opozitën, e bën atë! Shqiptarët po e presin. Doktori dhe Skuthi po e mbajnë peng në gjykatë e shumë më tepër se kaq po vrasin shpresën e ndryshimit tek qytetarët. Sa ego, sa turp, sa faj! Babë e biri skuth po vrasin opozitën, investimin e gjysmës së Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 59 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.