Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Babale, në Banale!

Forum E premte, 10 Shtator 2021 01:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Skënder Minxhozi-
Po na ikin poetet. Po na mbesin Babalet”, me këto fjalë dhe i përlotur, mediat publikonin sot foton e Xhevahir Spahiut, teksa merrte vesh lajmin për vdekjen e poetit të njohur Fatos Arapi. Është një paradigmë e saktë, për kontrastin mes vlerave unikale që ikin dhe llumit që mbetet nëpër indin e shoqërisë shqiptare. Vdekja e të madhit Arapi, njërit ndër korifenjtë e poezisë shqiptare të 50 viteve të fundit, ka zënë në faqet e mediave vetëm një përqindje të vogël e simbolike, krahasuar me telenovelën politike më absurde të kohëve të fundit: atë të dyshes Babale-Alizoti. Dy personazhe të dala nga hiçi, që vetëm një fantazi e sëmurë prej dedektivësh politikë mund t’i vendosë me dhunë në piedestalin e lajmeve kombëtare.

Këto orë është rikthyer me forcën e katër muajve më parë një dosje e cila u kujtua si Vaterloja e qeverisë në ditën kur shpërtheu, por që prodhoi më shumë tym sesa zjarr. “Babale” dhe historia e rrëmujshme me audiopërgjimin e pretenduar të vëllait të ministrit të brendshëm Xhafaj, vazhdon të pasionojë habitshëm studiot televizive dhe portalet, kurse opinioni publik tashmë e ka humbur prej kohësh fillin logjik të historisë. Sepse, që ta themi hapur dhe shkoqur, mesa duket kjo që po shohim as që ja vlen të quhet histori. Është thjesht një përçartje që po bën me dhimbje koke një shoqëri të tërë, të sëmurë nga ethja e lajmit të fundit dhe nga thashethemi i rradhës në barin e lagjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Epiqendra e këtij tërmeti të stisur mediatik është opozita. Ajo që muaj më parë, teksa Agron Xhafaj merrte rrugën e burgut në Itali, kujtonte se përgjimi i famshëm i Babales do të provokonte një reaksion zinxhir, i cili do të hante në episodin e fundit, kokat e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Në fakt nuk ndodhi asgjë e tillë. Ditët e para të qershorit kaluan me protesta të vogla poshtë zyrës së Fatmir Xhafajt dhe fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit “vuri rregull”, duke e spostuar vëmendjen e publikut të stadiumet e Rusisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, kur kjo ngjarje e ka konsumuar tërësisht sharmin e saj dhe kur debati mbahet ndezur jo më për vëllain e ministrit, por për deklaratat e njërit prej personazheve të përgjimit, gjithçka duket si një lojë e marrë njerëzish që s’kanë me çfarë të merren. Nga dosja Babale, tashmë kemi kaluar tek dosja Banale! Një fazë e fundit dhe e holluar me ujë, e një afere e cila nuk shkrepi politikisht as në ditët e saj më të mira.

Nuk dihet se për çfarë qëllimi opozita e ka zhvendosur diskurin politik dhe debatin me qeverinë, në terrenin e historive banale dhe me personazhe qesharake. Nuk dihet përse PD e LSI kanë braktisur parlamentin dhe në vend të debatit për paratë publike dhe politikat e qeverisë, preferojnë studiot televizive ku si zakonisht bërtitet, në vend që të flitet. E sigurt është se duke vepruar kësisoj, Basha, Berisha e Kryemadhi po ja bëjnë më të lehtë punët Edi Ramës dhe ministrave të tij. Babale është një hallakatje e kotë nëpër kallamishte. Dilni në det të hapur, nëse doni t’ju shohin e t’ju votojnë!
Javanews.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 15 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 20 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 37 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 38 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.