Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ngjela: Dhjetori do t’i marrë me vetë gjithë të korruptuarit

Forum E martë, 14 Shtator 2021 17:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Spartak Ngjela –

Dhjetori i këtij viti, i jep fund procesit të ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 18 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

I.
Dhjetori formon gjithashtu edhe Këshillim e Emërimeve në Drejtësi dhe krijon realisht procedurën për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Njëherësh KLP dhe KLGj hap rrugën për formimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm dhe hap edhe rrugën e sigurt për funksionimi e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

ll.
Skartini i gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar, ishte domosdoshmëri historikë, kështu është edhe vijimi i shqyrtimit të të tjerëve. Korrupsioni i gjyqsorit ka qenë gjëmë kombëtare. Këta gjyqtarë dhe prokurorë, me shitjen e drejtësisë kanë konsoliduar korrupsionin kryeministror shqiptar, dhe u kanë sjellë shqiptarëve vuajtjen e tretë historike: vuajtja e parë ka qenë aneksimit i 2/3 të Shqipërisë dhe shqiptarëve në vitin 1913; vuajtja e dytë ka, qenë makabriteti komunist 1945-1991; dhe vuajtja e tretë është pa dyshim korrupsioni i pushtetit gjyqësor në Shqipëri, që po e çonte Shqipërinë në shpërbërjen e saj kombëtare.

Tani po dëgjoj se korrupsioni i gjyqtarëve dhe prokurorëve të skartuar për vjedhje do të kërkojë ndihmën e Gjykatës së Strasburgut. Domethënë do kërkojnë “të drejtën për të legalizuar gjënë e vjedhur” dhe “të drejtën për të qenë hajdut”. Po kaq naivë paskan qenë këta vjedhës? Kam përshtypjen se dikush i gënjen. Le që, fakti që kanë bërë një korrupsion aq banal, kuptohet se janë injorantë me ligësi të brendshme.
Pse janë hedhur në sulm pikërisht tani? Sepse nuk e besonin që do të krijoheshin ndonjëherë KLGj dhe KLP me Byronë Kombëtare të Hetimit.

lll.
Ky ishte suksesi më i madh historik që po arrijnë shqiptarët. Pas njëqind vjetësh errësirë joligjore dhe politikash me karakter skizofrenik nga kryeministra skizofrenë, në dhjetor fillon edhe procesi për filtrimin e shoqërisë shqiptare nga abuzuesit shtetërorë të degraduar, hajdutët dhe shitësit e interesit kombëtar.
Historia e Shqipërisë pas zhvendosjes së tyre do fillojë të jetë historia e progresit dhe e mirëqenies shqiptare.

Nuk e shihni sesi janë trembur? Lloj-lloj përrallsh po artikulojnë dhe presin një konflikt të jashtëm apo një destabilizim të brendshëm.
Në fakt, janë në përhumbjen mendore të njeriut të trembur. Dhe janë trembur se kanë bërë kërdinë e madhe. Kanë grabitur shqiptarët dhe shtetin shqiptar, pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe prona private, sa kanë mundur. Tani duhet t’i dorëzojnë. Dhe do t’i dorëzojnë.

Shqiptarët duhet të rrinë të qetë. Ndërkombëtarët i kanë identifikuar e po i identifikojne përditë pronat dhe pasuritë e vjedha. Shqiptarët do t’i djegin kur t’i dëgjojnë bëmat e tyre: paratë e depozituara nëpër banka jashtë vendit, pasurinë kombëtare të shitur privatisht, vrasjet që ka kryer korrupsioni i lartë shtetëror në bashkëpunim me krimin e organizuar. Gjithçka për grabitje vlerash, materiale dhe eliminim fizik për të mos lënë gjurmë.
Shqiptarët do të dëgjojnë emra varësisht që i kanë parë e po i shohin në sfera të larta të politikës apo të kompanive të mëdha tregtare. Do të dëgjojnë emra të njohur të kapitalit privat që janë marrë me pastrimin e parave të kryeministrave shqiptarë, e atë të të tjerëve të këtij lloji.

Në fakt, ky që po vjen, është akti i fundit i dramës 100 vjeçarë të Shqipërisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.