Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për “tradhëtarët” e avionit dhe histerinë “patriotike” të tokës!

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 02:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mentor Kikia –

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Tashmë dalldia e madhe kaloi. Avioni u kthye, edhe pse pati shumë lutje që ai të binte, në vajtje ose kthim. Me shkas nga histeria që plasi, unë doja ti thoja dy fjalë për pasagjerët e avionit dhe kooperativën tonë mediatike, në respekt të atyre njerëzve(sadopak të jenë) që na lexojnë, dëgjojnë dhe besojnë.
Për disa ditë me radhë, komuniteti i gazetarëve u nda në dy pjesë. Në ata të “qiellit” dhe këta të “tokës”. Ata, të shiturit e tradhëtarët e idealeve, e këta të vërtetët, atdhetarët dhe mbrojtësit e interesave të shoqërise. Gazetarë të vjetër e të rinj, madje edhe shumë të rinj, nga ata që ende s’kanë vënë në faqe briskun e profesionit. Gazetarë të bërë e të pa bërë, madje edhe nga ata që s’kanë për tu bërë dot kurrë. Gazetarë të vërtetë e gazetarë facebook-u, shpërthyen në sulme ndaj kolegëve të tyre që hipën në atë avion të “mallkuar”, duke karikuar edhe një histeri tek lukunia e njerëzve të gjithëditur, të gatshëm e të etur për të “shqyer” çdo pre që u hidhet për konsum në tryezën e facebook-ut. Më në fund ishte zbuluar, se për korrupsionin dhe punët që ecin për dreq në këtë vend, e kanë fajin pikërisht ata, atje “lart”, në avion. Madje këta të “tokës” po ndanin edhe diplomat e profesionalizmit dhe integritetit moral.
Dua të sqaroj dy momente:
E para: Përse isha unë atje? Nuk ka asnjë arsye madhore. Ika thjeshtë, meqë më thanë: A dëshiron të vish? Nuk kisha ndonjë punë që nuk e lija dot. Ika për të thyer rutinën e përditshme. Për të kaluar një ditë me ca kolegë të vjetër, me të cilët, për hir të punëve, takohem rrallë e më rrallë. Edhe pse e dija që do të shkoja të vizitoja dy-tre vende që i kam parë. Kaq ishte!
E dyta: Kush ishin dhe çfarë ndodhi atje? Në atë avion, miq-lexues, ishin dy kategori gazetarësh. Ca gazetarë, drejtues në media, që janë thinjur në këtë profesion, më e pakta kanë nga 20-25 vjet. Këta kanë patur raste shumë më të mira për tu shitur(sa fjalë e neveritshme kjo). Dhe, kush ka patur dëshirë për ta bërë, e ka bërë me kohë. Kush nuk ka patur, nuk besoj se do të jepej për një kafe turke në Stamboll. Aty ishin edhe shumë reporterë, djem e vazja të mira. Ata nuk kanë asnjë lloj vendmmarrjeje në dorë. Ata janë aq të pavarur dhe të varur në produktin e tyre, aq sa të varur e të pavarur janë pronarët e mediave ku ata punojnë.
Lexues të mi!
Integriteti im profesional nuk vendoset e nuk përcaktohet nga një udhëtim, pavarërisht kush e organizon. Sepse kam udhëtuar me ministra, kryeministra e presidentë gjatë këtyre viteve dhe nuk emocionohem më. E kam ndërtuar karrierën tullë pas tulle, kam hipur shkallë pas shkalle, e jo me ashensor, as me avion. Me avion mund të shkosh në Stamboll, por nuk bëhesh dot gazetar.
Nuk bëmë asnjë betim në atë avion, e nuk firmosëm asnjë traktat miqësie me qeverinë.
Nuk i detyrohen askujt për asgjë, për të folur e shkruar ndonjë gjë të pavërtetë.
Nuk i detyrohem askuj për asgjë, për të folur e shkruar ndryshe nga ç’mendoj.
Nuk i detyrohem askuj për asgjë, për të shkelur mbi parimet, moralin dhe profesionin tim, që ende e adhuroj.
Në 23-24 Djetor 1996, Shemsie Kadria, ftoi një grup gazetarësh dhe organizoi një udhëtim, si ai me avion, për të na treguar investimet që kishte bërë në disa qytete në Jug. Kur u kthyem, e dini çfarë artikulli shkrova? “Gjallica po falimenton!” Sepse piramida e Gjallicës vërtet po shembej.
Por përse e gjithë kjo dalldi? Përse krijojmë idenë se punëtorët e kësaj ndërmarjeje që quhet media, shiten si lypsarë për një paçe e pilaf?
Për ju kolegë, të rinj e të vjetër!
Po, ne duhet ta japim alarmin për gjendjen ku jemi. Duhet të bërtasim fort për shkallën e profesionalizmit të shumëkujt, e të gjithë mjedisit tonë.
Duhet ta ngrejmë zërin se, më shumë se media, po bëhemi riprodhues lajmesh.
Duhet ta ngrejmë zërin se institucionet i prodhojnë vetë lajmet sot dhe ne vetëm i transmëetojmë.
Duhet të ngrejmnë zërin se konferencat e shtypit sot kanë përfunduar në monologje të politikanëve para kamerave, apo para vetëm kameras së tyre.
E kutponi ku jemi? Një gazetare e re u bë heroinë, sepse bëri një pyetje në konferencën për shtyp të kryeministrit.
Ka shumë arsye për tu alarmuar, por këtë ne nuk e bëjmë. Ndërsa, për të përbaltur njëri-tjetrin, e bëjmë me shumë pasion dhe profesionalizëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 22 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!
Para 32 minutash

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.