Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat
  • Politika shqiptare
  • Shqipëria në BE
  • Maratona Tiranës
  • Fluturimet në SHBA
  • Lindja e Mesme
  • Emigrantët në Kanarie
  • Dronët
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat
  • Politika shqiptare
  • Shqipëria në BE
  • Maratona Tiranës
  • Fluturimet në SHBA
  • Lindja e Mesme
  • Emigrantët në Kanarie
  • Dronët
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Politika autoritare, kapja e shtetit dhe mungesa e dialogut nuk e ndihmojnë Shqipërinë

Forum E martë, 8 Tetor 2019 10:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Klajda Gjosha

Shqipëria i afrohet 15 tetorit me një pesimizëm që ngjall trishtim dhe që duket se reflekton lodhje të një pritjeje të gjatë e disavjeçare për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Politika duket që e ka parë si një lojë për interesa personale procesin, duke harruar nevojën jetike qe ka Shqipëria për të ecur më tej dhe për të konsoliduar perspektivën e saj europiane.

Qeveria deri në këto moment, ka luajtur më shumë me presione se sa me rezultate konkrete dhe të prekshme. Fatkeqësisht institucionet tona dhe përfaqësuesit e tyre u mjaftuan në komunikimin rutinë që bëhet në mënyrë periodike me Komisionin Europian, duke harruar politikën e vështirë dhe shpesh herë tejet kërkuese të vendeve anëtare, ku nuk ka munguar edhe dyshimi apo mosdakordësia mes Komisionit dhe Këshillit Europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot ndodhemi përballë një të vërtete të hidhur ku kushtet ekzistuese vazhdojnë të mbeten pengesë për Shqipërinë dhe atyre u shtohen edhe kushte të reja që janë në koherencë të plotë me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Është pikërisht Gjermania vendi që nis gjithmonë diskutimin me avancimin e procesit të zgjerimit dhe ajo tashmë ka folur. Versioni i Gjermanisë me kushte për çeljen e bisedimeve për anëtarësim, duket opsioni më optimist, kuptohet në gjithë kufizimet që ai i bën Shqipërisë. Pas Gjermanisë është radha e vendeve të tjera anëtare, të cilat edhe pse nënvlerësohen nga përfaqësuesit e qeverisë, luajnë një rol po aq kyc sa edhe Gjermania me votën e tyre vendimtare. Çdo vend ka të drejtën të shtoj kushte, po aq sa ka të drejtën të vendos edhe veton për të pamundësuar për një periudhë të gjatë rrugëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Politika jonë e jashtme për fat të keq është mekanike në mënyrën se si ajo funksionon. Është politikë komuniste, që bazohet në propagandë dhe vetëkënaqet me shkrepjen e fotografive apo konferencave për shtyp që nuk prodhojnë asgjë. Instutucionet tona ndër vite kanë treguar një mungesë serioziteti dhe bashkëpunimi me institucionet homologe të vendeve anëtare. Kjo ka bërë që të dominojnë problematikat e vendit tonë mbi aspektin pozitiv, duke mos mposhtur dot perceptimet negative që jo rrallë janë krijuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mund t'ju interesojë

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Para 9 orësh
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Para 10 orësh
Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 11 orësh

Politika autoritare, kapja e shtetit dhe mungesa e kulturës së dialogut nuk e ndihmojnë Shqipërinë të nxjerr në pah anën e saj pozitive, përkundrazi e kanë përcjellë atë si një vend me mungesë të thellë të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe maturisë politike.

15 tetori, siç tha edhe Kryeministri, mund t’i japë Shqipërisë shuplakën e radhës në procesin e integrimit. Ajo çka Kryeministri harroi të analizonte ishte fakti se kjo nuk do të ndodhë vetëm për shkak të problemeve të brendshme të BE, por mbi te gjitha për shkak të papërgjegjshmërisë tonë në raport me reformat kyçe dhe në raport me qytetarët shqiptarë. PO, është e vërtetë që BE po përballet me paqartësi brenda saj, me nevojën për reformim dhe balancim pushtetesh, por kjo nuk e pengon Serbinë dhe Malin e Zi të celë apo të mbyllë kapituj, dhe nuk e pengoi së fundmi as Maqedoninë e Veriut të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Shqipëria po e merr shuplakën e radhës sepse askush nuk denjoi të punonte për kushtet e vendosura në 2018, sepse në vend që integrimi të jetë një debat kombëtar, ne sot diskutojmë të shkarkojmë apo jo Presidentin e Republikës, e në vend që të kishim arritur një pakt kombëtar për integrimin, ne e izoluam vetveten duke vrarë pluralizmin politik dhe të drëjtën e zgjedhjes për qytetarët tanë!

Procesi i integrimit do të vij duke u vështirësuar. Këtë e tregoi qartë Bundestagu Gjerman. Kushtet që vendosen sot përpara nesh nuk janë thjeshtë disa kuti boshe që duhen mbushur, ato janë themeli i formimit të një shteti dhe kërkojnë mentalitet të ri dhe mature politike. Kërkojnë një politikë reale, që do të përmbysë një herë e përgjithmonë politikën e vjetër e konfliktuale, ku prioritetet kyçe duhet të jenë kapacitet njerëzore dhe thithja e trurit, ringritja e ekonomisë shqiptare që mund të përballet me sfidat dhe konkurencën rajonale dhe europiane si dhe ringritjen e dipllomacisë shqiptare në nivele dinjitoze. Janë këto tre shtylla që në mënyrë indirekte do të zgjidhnin edhe shumë çështje që na mundojnë sot si luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Por që kjo të bëhet realitet, vendi ka nevojë për një garë idesh dhe alternativash. Kosova nisi ta bëjë këtë realitet. Shqipëria është shumë e vonuar, por siç thotë ajo fjala e urtë: “Më mirë vonë se kurrë”!

Etiketat e lidhura

Klajda Gjosha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 47 minutash

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 49 minutash

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 1 ore

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 1 ore

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
14 Nëntor 2026, 20:50

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 12 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 17 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
14 Nëntor 2026, 17:17

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.