Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.4 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Preç Zogaj: Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Forum E martë, 6 Gusht 2024 14:59
Preç Zogaj: Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Preç Zogaj

Incidenti i shëmtuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit i ka elementët për t’u konsideruar një provokacion i qëllimshëm i segmenteve antiperëndimore të qeverisë së re të Shkupit. As Presidentja e Republikës, as Kryeministri, as ministri i Jashtëm maqedonas nuk kanë reaguar kundër keqtrajtimit të kryetares së shtetit fqinj, në shkelje të hapur të rregullave ndërkombëtare të privilegjeve dhe imunitetit që gëzojnë zyrtarët e lartë. Falje jo e jo që nuk kanë kërkuar. Por edhe po ta kërkojnë diçka të tillë sa për të larë gojën pas “hetimit” të stërzgjatur që me demek kanë nisur në Shkup, provokacioni mbetet.

Një provokacion i porositur i llojit “hidh gurin e fshih dorën” me qëllim ofendimin dhe poshtërimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, nga të paktat në vendet e Ballkanit Perëndimor për momentin që ka si busull të vizionit dhe qëndrimeve të saj euro-atlantizmin dhe proamerikanizmin. Qëndrime që kanë spikatur e spikasin përkundër ekuivokeve dhe rreshtimeve proruse që po ndesh euroatlantizmi në disa qeveri të ashtuquajtura “sovraniste” në rajonin tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për një koincidencë që nuk duket koiçidencë nga mënyra si nisi në aeroport dhe si vijoi në avion, incidenti i kërkuar nga pala maqedonase ndodhi një a dy ditë pasi zonja Osmani përsëriti në një takim me kryetarët e partive politike të Kosovës, thirrjen e saj konstante në adresë të institucioneve të Kosovës për një koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet me partnerët perëndimorë amerikanë dhe europianë. Thirrje e cila kontraston me disa qëndrime të kryeministrit Kurtit, që kanë krijuar “zhgënjime të mëdha” jo vetëm në Uashington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin, Paris, siç është deklaruar publikisht nga zyrtarë dhe diplomatë amerikanë që merren me rajonin tonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zonja Osmani “e pagoi “ në Shkup, sipas llogarive të aktorëve në prapaskenë. Që me siguri janë argëtuar me perversitetin e tyre. Kosova dhe Shqipëria duhet të ndihen të fyer. Ata që kanë lejuar dhe siguruar kalimin ilegal nëpër Shqipëri të ish kryeministrit të Maqedonisë së Veriut , Nikolla Gruevski, në arratinë e tij nga drejtësia e shtetit të vet, duhet të skuqen me gjestin e pasardhësve të tij në qeverinë e Shkupit. Por episodi i trishtë me zonjën Osmani na kujton diçka më të rëndë se sa një shfrim të disave ndaj dikujt. E kam fjalën për grupimet dhe individët e orientimit perëndimor në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Mund t'ju interesojë

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

Para 14 orësh
Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

18 Nëntor 2026, 10:15
Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

16 Nëntor 2026, 12:35

Koha që po jetojmë nuk është e mirë për ta. Madje mund të themi se për momentin është e keqe. Ekuivoket, dyzimet deri edhe rreshtimet e hapura antiperëndimore dhe proruse janë evidente në qeveritë e Serbisë, Malit të Zi dhe në Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht se dy vendet e fundit janë anëtarë të NATO-s dhe të tre janë në negociata për t’u bërë pjesë e BE-së, “dashnore të Perëndimit dhe gra të Lindjes”.

Për çfarë kanë qenë e janë si komb autokton josllav në rajon, me lidhje të hershme të shumëfishta me oksidentin, shqiptarët në Republikën e Shqipërisë dhe ata të Republikës së Kosovës nuk duhet të pajtohen dhe lejojnë asnjë lloj ekuivoku të qeverive të tyre sa u takon marrëdhënieve të ngushta me SHBA e BE-në. Ata duhet të jenë të zgjuar që të kuptojnë se liderit e tyre politikë nuk dalin hapur si Enver Hoxha kundër SHBA-ve. Së paku në periudhën që jetojmë. Retorika e tyre formale është properëndimore. Por u grahin rremave në drejtim të kundërt në forma të tjera ku në rastin e Shqipërisë, sa për të dhënë një shembull spikat përpjekja e kastës Berisha-Rama për të penguar me çdo kusht hetimin e korrupsionit të lartë nëpërmjet pengimit e tjetërsimit të SPAK-ut, këtij institucioni që përfaqëson dhe ekzekuton një prioritet dhe një premtim të politikës së jashtme amerikane në Shqipëri. Që është lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e ligjshmërisë deri në majën më të lartë të piramidës shtetërore.

Kjo është një betejë jetike e vështirë. Nuk bëhet pa SHBA. Nuk bëhet pa angazhimin qytetar. Kasta ka grumbulluar fuqi të stërmadhe ekonomike, mediatike, logjistike, e tjerë e tjerë. Kasta po pret zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të këtij viti prej nga shpreson një rezultat që do t’i mundësojë të zhvillojë betejën fitimtare kundër SPAK dhe çdo subjekti e zëri proamerikan në vend. Do të ishte ironia dhe tragjedia e historisë sonë që nisi 33 vjet më parë në qytetin “Studenti”./ liberale.al/

Etiketat e lidhura

Preç Zogaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 21 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 21 minutash

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 22 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 7 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 9 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 9 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.