Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Nishani reagon ndaj Mero Bazes

Forum E martë, 17 Gusht 2021 01:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-presidenti Bujar Nishani ka dhënë një përgjigje ditën e sotme për një shkrim, shpifës të gazetës Tema në drejtim të tij dhe familjes.

Gjithçka ka të bëjë me tokën e Teatrit Kombëtar dhe që sipas Temës bashkëshortja e ish-presidentit Nishani është trashëgimtare e njërës prej pronave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 1 ore
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 3 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Në reagimin e tij, ish-presidenti sqaron se nuk ka të bëjë fare me këtë tokë, pasi toka në pronësi të familjes së tij është tek ‘Sarajet’ dhe nuk është fare në projektin e kullave që kërkon të ndërtojë Edi Rama

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reagimi i plotë i ish-presidentit Bujar Nishani ndaj Mero Bazes:

Gazeta ‘Tema’ e Mero Bazes apo Mero Çorapes siç njihet ndër njerëzit e biznesit për shkak të gjobave me të cilat ky vemje gjallon, paska bërë shpifjen e radhës sot duke më akuzuar se tek trualli i Teatrit Kombëtar paska pronë edhe familja e bashkëshortes sime.

E di që shumë njerëz që do të lexojnë këtë reagim timin do thonë: po pse o Bujar, me Mero këllirën do merresh ti, pisllëku i zhulit që nxjerr Çorapja nga kamarja tani ka imunizuar edhe ajrin në Sharrë e jo më shqiptarët.

Kjo pikëpamje juaj të dashur miq është e drejtë dhe logjike ndaj dhe unë nuk jam marrë me përgënjeshtrimin e shpifjeve të mjeranit kurrë. As kur shpifte se toka tek Selia e PD ishte e familjes sime, as kur shpifte se unë kisha vdekur 2-3 herë ndërsa përmbushja me dinjitet detyrën e Kreut të Shtetit, as kur shpifte se po grabisja tokën e Kishës, kur ndërkohë ‘oborri’ ku mbushet me “karburant” mjerani po shpronësonte për nevoja shtetërore kundrejt shpërblimit ligjor pronarët 200 vjeçar të asaj prone, që ky zuzar i quante grabitës, e shumë e shumë raste të ulëta të tjera.

Në fakt unë nuk isha i vetmi që kisha mbajtur këtë qëndrim injorimi ndaj llumit.

Edi Rama që tashmë e përdor si kamare gazrash, e kishte injoruar mjeranin kur ky i bënte akuzën shpifëse më monstruoze që mund të bëjë një gjallesë që flet e shkruan.

Shpifjen për djalin, gruan, babain e Edi Ramës.

Por sot, teksa qelb me shpifjen e tij për pronë tek trualli i teatrit më duhet tu them shqiptarëve : …”shiheni se me kë do tu mbyllë gojën shqiptarëve Edi Rama, me mjeranin sharlatan”, !!!.

Familja ime nuk ka asnjë pronë mbi truallin e Teatrit Kombëtar.

E vetmja pronë që ka kjo familje është shtëpia e vjetër që njihet si “Sarajet”, por që është tërësisht jashtë sipërfaqes ku oligarkët e pushtetit do ndërtojnë kullat.

Ajo pronë është shpallur monument kulture dhe nuk prishet dot për aq kohë sa ka atë status.

Natyrisht, që kapoja e mjeros ja shkatërron dhe ato vlera që ka ajo ndërtesë sepse tani do ta rrethojë nga të katër anët me kulla dhe vlerat estetike e arkitekturore e saj vdesin duke e lënë një objekt në hije.

Po pse more çorape, familjes së ‘armikut’ do ti jepte leje për ndërtim kollofiraku yt ?

Natyrisht, të dashur miq, që kjo është strategjia publike që ndjek prej shumë kohësh kjo rracë barbare për të intimiduar, kompleksuar dhe për ti bërë të heshtin zërat qytetar dhe civil në këtë vend të cilin zullumqarët me çorape apo pa çorape në kokë po e kthejnë në një xhungël të vërtet të babëzisë.

Ti intimidojnë duke tentuar të shpifin ndaj denoncuesve të pisllëkut të tyre.

Por denoncuesit e këtij pisllëku janë aq shumë sa fëlliqësia nuk ka çfarë tu bëj dot, ndaj ajo do mbetet veç brenda xhepit të tyre deri sa ti kalbë tërësisht ata.

Image

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 13 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 47 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.