Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reportazh i Deutsche Welle: Shqipëria, vend tranzit për refugjatët europianë

Forum E enjte, 17 Tetor 2019 13:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Refugjatët nga vendet e luftës apo në krizë përdorin tranzit Shqipërinë për të mbërritur në Europën Perëndimore në mënyrë të paligjshme. Ata i tremben kontrolleve kufitare.

Pak kilometra larg Kapshticës, në Korçë, një ndër pikat më të mëdha kufitare që lidh Shqipërinë me Greqinë, tre burra nxitojnë të fshihen në plantacionet me mollë buzë rrugës, sapo shohin dritat e makinës me të cilën udhëtojmë. Edhe pse ora shënon 04:00 e mëngjesit dhe errësira e bën shumë të vështirë terrenin, ka disa detaje në veshjet e tyre që i bën ata të pangatërrueshëm me banorët andej pari: çanta shpine dhe këpucë të konsumuara. Emigrantë që ikin e vijnë, ajo zonë ka parë prej thuajse 30 vitesh. Por këta të sotmit nuk janë shqiptarë që kërkojnë një jetë më të mirë. Ata janë vetëm tre nga mijëra refugjatët e vendeve si Iraku, Algjeria, Maroku, Siria, Pakistani e Jemeni që po e përdorin tranzit Shqipërinë për të mbërritur në Europën Perëndimore në mënyrë të paligjshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Refugjatët nuk duan të bien në duart e patrulluesve të kufirit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të takojmë e të bisedojmë me disa prej tyre është shumë e vështirë. Në pjesën më të madhe të rasteve ata ndalohen maleve që rrethojnë Kapshticën, aty ku policia shqiptare dhe oficerët e FRONTEX, (Agjencia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e Bashkimit Europian), që nga maji i këtij viti krehin zonën dhe zbulojnë me anë të kamerave dhe dylbinjve termikë çdo lëvizje të dyshimtë. Kategoria e refugjatëve të paligjshëm është edhe më e vështira për t’u pikasur, pasi në ndryshim nga refugjatët që vijnë nga zonat e luftës dhe kërkojnë azil në Shqipëri, ata shfrytëzojnë situatën dhe bëjnë të pamundurën që të mos bien në duart e patrulluesve të përbashkët të kufirit. Në shumicën e rasteve kanë precedentë kriminalë ose janë deportuar nga shtetet e BE-së, ku kanë jetuar për shumë vite, pa asnjë dokumentacion.

Pas shumë orësh në kërkim të tyre, ndeshemi sërish me tre burrat e një dite më parë. Këtë herë, mbase të sfilitur nga ecja e pareshtur dhe nga frika e policisë, ndalojnë pasi makina frenon. Qetësohen sadopak kur mësojnë se kanë të bëjnë me gazetare dhe jo police. Marrin frymë të çliruar, edhe pse dyshimi i shoqëron gjatë gjithë intervistës. I vetmi që flet gjuhen angleze është Miloudi, i cili në momentet e para prezantohet si libanez. Kur krijon pak besim, thotë që ai dhe shokët e tij janë nga Algjeria. Algjerianët nuk gëzojnë emër të mirë për policinë kufitare. Nga Greqia, herë pas herë kanë mbërritur lajme se ata janë problematikë dhe konfliktohen me këdo në kampet e azilit. Madje kanë sulmuar edhe policë. “Jetova 17 vite në Francë, por më kthyen në Algjeri. Nuk mund të jetoja atje, për shkak të sistemit. Prandaj shkova fillimisht në Turqi, më pas në Greqi ku qëndrova rreth dy muaj, e tani jam në Korçë. Pastaj do të shkoj në Mal të Zi, Bosnje, më pas Slloveni…”. Zbulimi i itinerarit revolton dy bashkëudhëtarët e tij, dhe Miloud e ndërpret me kaq informacionin. Kur e pyet nëse do ta ndërmerrte sërish këtë rrugëtim, nëse këtë herë do të kapej nga policia, ai nxiton të mohojë: “Jo, jo. Do e provoj një herë të vetme. Nëse dështoj, nuk e bëj sërish këtë rrugë të rrezikshme” – thotë me bindje për DW.

Me mollë dhe harta të Shqipërisë me vete

Miloud dhe shokët e tij nuk pranojnë të flasin më tepër me ne dhe shpejtojnë për të vijuar rrugën. Në çantat e tyre të shpinës kanë futur mollë nga plantacionet ku janë fshehur këto ditë. Të buzëqeshur, thonë se ato janë të shijshme dhe se kanë qenë ushqimi i tyre kryesor i kësaj “arratisjeje”. Tre bashkëudhëtarët nisen drejt Tiranës e më pas drejt Shkodrës, ku do të kalojnë gjithashtu fshehurazi për në Malin e Zi. Ata duken të mirëinformuar rreth itinerarit që do të përshkojnë.

Në telefonat e tyre ka harta të Shqipërisë dhe kuptohet që e kanë gjetur edhe zgjidhjen për të udhëtuar drejt destinacionit të fundit shqiptar. Me shumë mundësi, me ndonjë taksi “të veçantë”. Taksitë “e veçanta” janë të njohura në zonë. Me 200 Euro, këta refugjatë të paligjshëm udhëtojnë deri në Tiranë. Të paktën këtë na thotë nën zë një banor i zonës, që rrotullon sytë sa majtas djathtas, duke u treguar i kujdesshëm për informacionin që mund t’i prishë punë. Kjo valë refugjatësh duket se i volit një grupi personash, të cilët tashmë e kanë kthyer në biznes kalimin e paligjshëm të tyre mes kufijve shqiptarë dhe të shteteve fqinje.

Kampi në Kapshticë

Pak kilometra më tutje, patrullimi i përbashkët policor vijon 24 orë, në mënyrë të pandërprerë. Zonat ku kontrollohet më së shumti janë fshatrat e Kapshticës, Tresteniku, Verniku, Poçari dhe “Lugina e refugjatëve”. I bashkohemi patrullës së turnit të natës, e cila njeh në pëllëmbë të dorës zonat ku kalojnë emigrantët e paligjshëm. Ata rrëfejnë histori të shumta nga netët e gjata në terren. “Personalisht më ka prekur shumë rasti i një familjeje nga Iraku. I zbuluam në Trestenik. Ishin çift i ri, dhe gruaja kish lidhur foshnjën mbrapa shpinës, që të mund ta mbante më lehtësisht. Kishin udhëtuar ditë të tëra dhe sapo i ndaluam, na kërkuan ujë për të pirë” – na tregon një ndër oficerët shqiptarë.

Numri i familjeve që vijnë nga zonat e nxehta të luftës është shtuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Pas ndalimit në territorin shqiptar, ata aplikojnë për azil dhe kalojnë në një tjetër procedurë. Më herët, pas qëndrimit një natë në pikën e stacionit kufitar të Kapshticës, ata transferoheshin për në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës. Por duket se dhe aty vendet janë zënë. Numrat gjithnjë e në rritje kanë bërë që së fundmi, ngjitur me këtë stacion, IOM (Zyra Ndërkombëtare për Migracionin) ka ndërtuar, me anë të një financimi të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës, strehime të reja për 60 persona që do të mbajnë statusin e azilkërkuesve. /DW

Etiketat e lidhura

Deutsche Wellerefugjatë europianëreportazhshqiperia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 6 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.