Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrënuesit e Hotel Dajtit të mbërthyer nga dashuria për gërmadhën e Teatrit Kombëtar

Forum E enjte, 19 Gusht 2021 04:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gandizmi disajavor për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar mori një kthesë të “papritur” ditën e fundit, kur shefi i opozitës politike në vend kërcënoi me minëvënie për prishësit e saj dhe ndërtuesit e disa kullave të supozuara në të ardhmen pak a shumë në të njëjtin territor.

Fajtore për këtë qasje të ashpër të çasteve të fundit nuk është sigurisht vapa përcëlluese e korrikut, por mendimi infantil shqupian se peshku ra në rrjetë. Kjo është kauza e re e opozitës, tashmë e pafshehur nën emra aktorësh apo regjisorësh të vendosur për t’i dalë përpara trimërisht “buldozerit” qeveritar për prishjen e një godine në shkatërrim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 5 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Kauzë e rrëmbyer nga të dashuruar të vonë pas së shkuarës historike të Tiranës, kontribues të hershëm të pas ’90-tës për kioskizimin makabër të së njëjtit qytet, kryeqytetit të kthyer asokohe në një qebaptore gjigande.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E nëse vërtet e shkuara e afërt nuk do të na ndriçonte, pezmin e shtirë dhe kërcënimin po aq të shtirë të kryetarit të opozitës do ta merrnim medoemos për dashuri të kulluar për një bina aspak tërheqëse, për dashuri të kulluar për historinë kulturore disadekadëshe të krijuar brenda mureve të saj.

Këtu na vjen në ndihmë “mëkati i parë” i babait të tij shpirtëror, njeriut që pak vite më parë i vuri vulën shkatërrimit të një prej simboleve të Tiranës. Në nisje të kësaj dekade, kryeministri i atëhershëm i vendit do të firmoste një shitje të çuditshme të Hotel Dajtit për Bankën e Shqipërisë, për t’i dhënë fund përfundimisht një godine të mbërthyer vërtet nga historia.

I konceptuar dhe i ndërtuar si një prej godinave unike të Tiranës së re nga emra të njohur të arkitekturës së fqinjit përtej detit, Hotel Dajti do të ishte në ditët e para të tij jo veç një fenomen shqiptar, por dhe ballkanik, për gjigandizmin dhe luksin për kohën.

Ai nuk do ta humbte shkëlqimin as në vitet e mbretërimit të sistemit komunist. Deri në momentin që dara e terrorit diktatorial të Enver Hoxhës do të shtrëngohej fort, Hotel Dajti do të ishte qendra e mbledhjes së njerëzve me sqimë të kohës, teksa ende në të luhej muzikë xhaz e vallëzohej mbrëmjeve. Ato pak të huaj që mbërrinin në Shqipëri do ta kishin aty vendpushimin, ndërsa vetë hoteli do të bëhej bërthama e turizmit të vendit. Një varg hotelesh në qytete të ndryshme nisën të quheshin ndryshe dhe si degë të Hotel Dajtit.

Fatkeqësia e Hotel Dajtit do të mbërrinte bashkë me tranzicionin “demokratik”. I lënë për vite në harresë qëllimshëm, i degraduar po qëllimshëm, një prej emblemave të Tiranës do të kishte për fat të vetin llamarinat rrethuese. Qeveria e Berishës do të firmoste fundin tragjik të tij, duke e shitur për ca miliona te një institucion shtetëror! I mbështjellë me qefin, Hotel Dajti humbi rrugës, mbetur gërmadhë në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sot, vite më vonë, shkatërruesit e kësaj ndërtese çirren për mbrojtjen e një tjetër godine, aspak të krahasueshme me të parën. A mundet t’u djegë vërtet xhani për godinën e Teatrit Kombëtar? Mjafton fati i Hotel Dajtit si përgjigje! (tesheshi)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 5 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 12 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.