Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si ndodh e keqja

Forum E mërkurë, 8 Shtator 2021 04:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Noga Arikha

Në vitin 1941, gjatë rrugës nga një geto drejt një kampi përqendrimi në Ukrainë, një ushtar nazist rrahu për vdekje gjyshin tim. Babai im e pa atë vrasje. Natyrisht, ishte vetëm një nga miliona histori të ngjashme, dhe unë u rrita me vetëdijen, mbi brutalitetin që karakterizon shpesh qënien njerëzore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Termi “sapiens” tek “Homo sapiens”, nuk përshkruan plotësisht speciet tona:ne jemi po aq të dhunshëm, sa edhe jemi të zgjuar. Kjo mund të jetë arsyeja, pse jemi e vetmja gjini Homo e mbetur në tokë, dhe pse ne kemi qenë kaq destruktivë për të dominuar planetin tonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por ngrihet sërish pyetja:si njerëzit e zakonshëm, janë të aftë për akte të tilla të tmerrshme të dhunës? Ky dualitet është gjithashtu një mister në vetvete, në zemër të kozmologjive, teologjive dhe tragjedive, motorit të kodeve morale, dhe tensionit në zemër të sistemeve socio-politike.

Ne e njohim dritën, por edhe errësirën. Jemi të aftë të bëjmë gjëra të tmerrshme, por edhe të pyesim veten në mënyrë kreative se përse ndodh kjo. Vetë-vetëdija që karakterizon mendjen njerëzore, nuk është askund më e habitshme se sa në këtë problem të së keqes, të cilën filozofët e kanë diskutuar që nga koha e Platonit.

Një vend i dukshëm për të kërkuar shpjegime mbi të keqen, janë modelet e sjelljes që shfaqin ata që kryejnë mizori. Kjo është ajo që synoi neurokirurgu Itzhak Frid në Universitetin e Kalifornisë me artikullin e tij “Sindroma E” (1997) në revistën mjekësore “The Lancet”.

Sindroma, është një grupim simptomash biologjike, që së bashku përbëjnë një gjendje klinike. Dhe gërma E do të thotë evil (e keqja). Me Sindromën E, Fried identifikoi një grup prej 10 simptomash neuropsikologjike që janë shpesh të pranishme kur kryhen veprat e këqija.

Ndërkohë, kur Hanah Arend shpiku shprehjen e saj “banaliteti i së keqes” në librin “Ajhman në Jerusalem” (1963), ajo do të thoshte se njerëzit përgjegjës për veprimet që çuan në vrasje masive mund të jenë të zakonshëm, duke iu bindur urdhrave për shkaqe banale, të tilla si mos humbja e vendit të punës.

Sot, biologjia është një forcë e fuqishme shpjeguese për shumë sjellje njerëzore, megjithëse vetëm ajo nuk mund të shkaktojë tmerre. Dëshmitë e shkatërrimit që njerëzit i shkaktojnë njëri-tjetrit, ofrohen më së miri nga historia politike – dhe jo shkenca dhe as metafizika.

Vetëm shekulli i kaluar është i ngarkuar me mizoritë e një shkalle të paimagjinueshme, megjithëse gjeneza politike ishte e kuptueshme. Por ishte ardhja e ISIS-it dhe mijërave rekrutëve të rinj dhe entuziastë, që i dhanë hipotezës së Frid një urgjencë të re, dhe e nxitën të organizonte, së bashku me neurofiziologun Alen Bertoz tre konferenca rreth Sindromit E.

Mjedisi psikologjik dhe kulturor, është thelbësor në përcaktimin nëse proceset biologjike do të kenë një ndikim të caktuar. Thelbësore në Sindromën E, është simptoma e “ndikimit të zvogëluar”. Shumica e njerëzve – me përjashtim të psikopatëve – janë jashtëzakonisht hezitues  t’i shkaktojnë dhimbje, dhe jo më të vrasin një njeri tjetër.

Siç e ka treguar psikiatri Robert Xhej Lifton, duhet një shpëlarje e trurit dhe imponim, për të “shurdhuar” reagimin tonë emocional, dhe për të kaluar përtej vijës së kuqe. Autorët e vrasjeve masive dhe torturuesit, mund të duan më të mirën për fëmijët e tyre, ndërkohë që nuk ndjejnë asgjë për viktimat e tyre – një shembull i simptomës ‘ndarëse’ të Sindromës E.

Neuroshkencetarja sociale Tania Singer e Institutit Maks Plank në Lajpcig të Gjermanisë, e përkufizon ndjeshmërinë, si aftësinë për të “rezonuar” me ndjenjat e tjetrit. Ajo zhvillohet që kur jemi foshnje – fillimisht si imitim, dhe më pas si një vëmendje e përbashkët.

Kjo kërkon një aftësi për të dalluar veten dhe të tjerët, një aspekt i të ashtuquajturës “teori e mendjes”, që përvetësohet gjatë 5 viteve të para të jetës. Psikologu i zhvillimit, Filip Roshat nga Universiteti Emori në Atlanta të SHBA-së, ka treguar se si fëmijët zhvillojnë një qëndrim etik në atë periudhë, dhe bëhen të vetëdijshëm se si veprimet e tyre mund të perceptohen nga të tjerët.

Por, ndërsa ndjeshmëria siguron kohezionin e një grupi apo shoqërie, ajo gjithashtu është e njëanshme dhe e ngushtë. Hakmarrja “lulëzon” mbi të. Psikologu social, Emil Bruno, në Universitetin e Pensilvanisë, ka treguar se si është e lehtë të bëhesh pjesë e një “grupi” në kurriz të një “grupi të jashtëm”, ​​i cili pastaj mund të vihet në shënjestër, si një armik dhe i dehumanizuar.

Në mënyrë të pashmangshme, ne të gjithë e praktikojmë ndjeshmërinë selektive, mungesën e saj në raste të përditshme, dhe në aktet jo vdekjeprurëse të dhunës që ndodhin në jetën shoqërore dhe familjare, në biznes dhe në politikë.

Ai që psikologu Simon Baron-Kohen nga Universiteti i Kembrixhit, e quan “erozion i ndjeshmërisë”, nuk është një përbërës i mjaftueshëm për shpërthimin e dhunës ekstreme. Por është gjithsesi i domosdoshëm në hapjen e rrugën drejt diskriminimit, dhe në fund të fundit gjenocidit.

Siç e ka thënë shkencëtari social Zhan Deseti nga Universiteti i Çikagos, “hiperndjeshmëria jonë e ka edhe një anë të errët”. Kjo mund të zbulojë pjesërisht misterin e dy fytyrave tona – aftësinë tonë për të ndihmuar, apo për vrarë njëri-tjetrin.

Neuroshkenca, na jep një model interesant fiziologjik të emocionit të ndjeshmërisë, si një proçes kompleks, dinamik që bashkon funksionet ekzekutive, premotore dhe senso-motorike. Ajo angazhon në veçanti, korteksin paraballor (vmPFC) dhe kontekstin orbitofrontal (OFC), me të cilin vmPFC mbivendoset pjesërisht, dhe që është thelbësor për përpunimin e emocioneve të krijuara në amigdalë – një strukturë e lashtë evolucionare brenda sistemit limbik.

Dëmtimi i OFC, e dëmton ndjenjën emocionale – dhe bashkë me të edhe vendimmarrjen. Në rastet e Sindromit E, shtigjet emocionale në tru nuk rregullojnë gjykimin dhe veprimin. Një çregullim ndodh në reagimet ndërmjet amigdalës dhe strukturave më të larta, njohëse kortikale. Vetë veprimi ndahet nga vetja, një fenomen që Frid e quan “frakturë konjitive”.

Individi me frakturë konjitive nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie. Një torturues e di saktësisht se si të lëndojë viktimën. Por ai ka zakonisht aftësinë njohëse të nevojshme, por jo të mjaftueshme për ndjeshmëri, për të kuptuar përvojën e viktimës. Ai thjesht nuk merakoset për dhimbjen e tjetrit, përveçse në mënyrë instrumentale. Gjykim i ndërlikuar emocional, nënkupton zhdukjen e çdo lloj kuptimi moral.

Burimi: Marrë me shkurtime nga “Aeon.co”

Në shqip nga bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 15 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 27 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 45 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.