Teksa në disa portale ka qarkulluar një lajm për “Tirana Bank” lidhur me rastin specifik të shkeljes së detyrës së një punonjëseje të kësaj banke, ka mbërritur edhe qëndrimi zyrtar i kësaj banke rreth kësaj çështjeje.
“Banka e Tiranës ka konstatuar si pasojë e monitorimeve të brendshme rutinë, kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në dëm të saj në vlerën prej 32.555 euro nga shtetësja A.Z, në cilësinë e zëvendës- drejtoreshës së degës. Vetë Tirana Bank ka depozituar më datë 31.10.2014 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin kundër kësaj shtetaseje për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, citon ajo.
Duke theksuar në fund faktin se “dëmet financiare të shkaktuara ndaj bankës nga këto veprime nuk cenojnë sigurinë dhe seriozitetin e marrëdhënieve të bankës me klientët!”.
