Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

80 martesa në vit të personave nën 16-vjeç

Aktualitet E shtunë, 19 Tetor 2019 11:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nexhmija është 24- vjeçare. Ajo jeton në Fushë Kosovë. Qysh në moshën 15-vjeçare ishte martuar dhe tani është nënë e tre fëmijëve. Nexhmija dhe as bashkëshorti i saj nuk punojnë. Që të tre fëmijët, dy vajza dhe një djalë, bashkë me nënën dhe babanë, kërkojnë lëmoshë në rrugë. Gjatë ditës, ata thonë se grumbullojnë deri në 15 euro nga lëmosha. “Kur kam qenë 15-vjeçare jam martuar. Tani jam 24-vjeçare dhe i kam tre fëmijë. Tash jetoj në Fushë Kosovë. Herët në mëngjes vij në Prishtinë dhe kërkojmë lëmoshë, unë bashkëshorti dhe tre fëmijët e mi”. “Prindërit më kanë martuar në moshën 15-vjeçare. Nuk i kemi pasur kushtet financiare të mira asnjëherë. E kam pasur dhe vazhdoj ta kem jetën të vështirë. Po mundohem për fëmijët e mi, por nuk kam se çka t’ju ofroj. Kaq mundem. Dal, kërkoj lëmoshë me ta dhe me paratë që marrim, ushqehemi”, tregon Nexhmija.

Raportet e organizatës ndërkombëtare për fëmijë , “Save the Children”, tregojnë se nëse shikohet nga aspekti global, çdo 7 sekonda martohet një vajzë nën moshën 15-vjeçare. Studimi nxjerr në pah se ka edhe vajza 10-vjeçare që detyrohen të martohen me burra shumë më të vjetër në vendet si Afganistani, Jemeni, India dhe Somalia. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Gjinekologjike, vetëm gjatë vitit 2018, janë regjistruar 65 lindje të foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Të dhënat e QKUK-së bëjnë të ditur se gjatë vitit 2018, kanë lindur 9.985 foshnje, prej të cilave 65 nga nënat e moshës jo madhore. Ndërkaq, gjatë këtij viti, në periudhën janar-shtator, kanë lindur 7.176 foshnje, ku prej tyre 26 foshnje nga nënat e moshës jo madhore. Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë se brenda vitit, në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa të parakohshme, që nënkupton martesat e personave nën moshën 16- vjeçare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Martesat e hershme në Kosovë janë të ndaluara me ligj, por ka një nen në Ligjin për martesën që me pëlqim të prindit ose kujdestarit ia jep të drejtën, lejohet një martesë në mbikëqyrje të shtetit. Por, kjo është keqpërdorur shumë në Kosovë dhe janë rreth 80 martesa që ndodhin brenda vitit nën moshën 16 -vjeçare, ku Kosova hyn në vendet ku nuk respektohet ligji. Martesat e hershme ndodhin më shumë në komunitetet rom, ashkali e egjiptian, por nuk përjashtohen edhe komunitetet tjera”, thotë Demolli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo shton se pasojat e martesave të hershme janë të mëdha, derisa nënvizon se shumica e këtyre martesave bëhen me pëlqimin e familjarëve të fëmijëve që martohen. “Pasojat janë të mëdha duke sjellë rrezikshmëri të lartë në shëndet, lindje të fëmijëve në moshë të re, braktisje të shkollimit dhe punësimi pothuajse nuk ndodh asnjëherë te këto gra”, thekson Demolli. Marrë parasysh trendin e martesave të hershme të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian, organizata “The Ideas Partnership” ka bërë një hulumtim në një vendbanim në Fushë Kosovë ku jetojnë këto komunitete. Si rezultat i hulumtimit, del se nga rreth 500 persona të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian të Fushë Kosovës, 53.57% e tyre martohen nën moshën 18-vjeçare.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 ore
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 3 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 4 orësh

Ndërsa, 99% e tyre ndërpresin shkollimin pasi të martohen. Sipas hulumtimit nga kjo organizatë, janë vajzat, ato të cilat martohen nën moshën 18- vjeçare, pra 65% e të anketuarve. Shumica prej tyre martohen me dëshirë, por ka edhe prej tyre që detyrohen të martohen nga prindërit. Ndërkaq, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe.

Burimi: /REL-Ariana Kasapolli-Selani/

Etiketat e lidhura

16 vjecmartesa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 19 minutash

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 58 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 22 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.