Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:40 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se së bashku me vëllanë e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë një 38-vjeçar me mjete të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agresiviteti i Serbisë dhe vendnumërimi diplomatik i Kosovës për ç’njohjet

Kosova E mërkurë, 1 Janar 2020 20:32
Agresiviteti i Serbisë dhe vendnumërimi diplomatik i Kosovës për ç’njohjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re gjatë vitit 2019 dhe për më shumë është ballafaquar me diplomacinë agresive të shtetit të Serbisë, autoritetet e të cilit kanë theksuar se kanë siguruar tërheqjen ose ngrirjen e njohjeve të Kosovës nga 15 shtete të ndryshme, të cilat paraprakisht e kishin njohur atë.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës në largim, vlerësojnë që agresiviteti diplomatik i Serbisë për të siguruar tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet e ndryshme, ka qenë i pasuksesshëm.

Jetlir Zymberaj, këshilltar i ministrit në largim të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se “suksesi” i vetëm i Serbisë ka qenë krijimi lajmeve të rrejshme, kryesisht në mediet vendore të saj, duke manipuluar me çështjen e tërheqjes së njohjeve të Kosovës. Megjithatë, sipas tij, pikërisht lidhur me ketë çështje, diplomacia serbe ka pësuar fiasko në korrik të këtij viti.

“Kjo për shkak se në mediumet më prestigjioze perëndimore ka shpërthyer ai skandali i madh diplomatik, në të cilin është pasqyruar korrupsioni me shuma të larta parash, që diplomacia serbe, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kryer vetëm për të përfituar një letër apo një konfirmim që shtetet përkatëse e mbështesin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe asgjë më shumë”.

“Kjo, pra, thjeshtë dhe në esencë ka qenë vetëm një manipulim, ngase shtetet, që nga Serbia pretendohej që kanë tërhequr njohjet, kanë dhënë vetëm miratimin për mbështetjen e dialogut”, tha Zyberaj.

Ministria e Jashtme e Kosovës, në muajin gusht, e kishte akuzuar Qeverinë e Serbisë se ka ofruar ryshfet në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Republika e Afrikës Qendore. Akuza ishte bërë pas një shkrimi, lidhur me këtë çështje, në një portal të Republikës së Afrikës Qendrore, që përfshinte ministren e Jashtme të këtij vendi, Sylvie Baipo Temon, dhe një “Këshilltar të Posaçëm të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kosova pa dëshmi bindëse

Politologu Ramush Tahiri, e sheh situatën krejtësisht ndryshe. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë që dialogun, të cilin e ka zhvilluar Kosova me Serbinë, kjo e fundit ka arritur ta prezantojë në mjaft vende të botës si bisedim për status të Kosovës dhe ka arritur t’i bindë ato vende që të ngrijnë ose të tërheqin njohjen ndaj Kosovës, derisa të arrihet një status me të cilin do të pajtohej Serbia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

‘Kjo ka pasur sukses, sepse Kosova nuk është prezantuar si shtete sovran dhe i pavarur, por është prezantuar me fusnotë dhe me Rezolutën 1244 (të KSH të OKB) dhe si e tillë, shumë vende janë vënë në mëdyshje. Nuk kemi pasur njohje dhe nuk kemi pasur anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Do të thotë, kemi një vendnumërim sa i përket avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Tahiri.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

Para 22 orësh
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se për çështjen e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, Serbia ka ofruar më shumë argumente. Sipas tij, autoritetet serbe kanë ofruar fakte të shkruara, por edhe konferenca të përbashkëta të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve, të cilat, siç thotë ai, kanë deklaruar se i kanë tërhequr njohjet.

“Ministria e Punëve të Jashtme ( e Kosovës) do të duhej që të ofronte dëshmitë maksimale, qoftë edhe me vizita zyrtare në ato vende, për të cilat pretendohet se e kanë çnjohur Kosovën, në mënyrë që ta bindë opinionin e Kosovës në qëndrimet e veta. Në të kundërtën mbetet t’i besojmë, për fat të keq, më shumë Serbisë se sa ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës”, u shpreh Muhaxhiri.

A është real numri i njohjeve të Kosovës?
Ministri në largim i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, më 10 dhjetor, në një konferencë për media, kishte thënë se nuk ka asnjë tërheqje të njohjes së Kosovës.

Në faqen e internetit të kësaj ministrie, figurojnë 116 shtete, të cilat e kanë njohur Kosovën.

Por, a është ky numër i saktë dhe real?

Zymberaj, rikonfirmon deklaratën e shefit të tij, se Kosova ka njohjen nga 116 vende të botës.

“Ai është numër i njohjeve formale, ndërsa ‘de facto’ Kosovën e njohin shumë më shumë shtete se sa aq. Nëpër forume të ndryshme, nëpër aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, shumë shtete të fuqishme, që aktin formal të njohjes ende nuk e kanë lansuar, e kanë mbështetë me votën e tyre shtetin tonë dhe praktikisht, në kuptimin faktik, ajo është edhe njohje”, tha Zymberaj.

Por, politologu Tahiri, shpreh mendimin që Ministria e Jashtme e Kosovës e ka tërësisht gabim kur konsideron që njohjet që i janë bërë vendit, sipas normave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare, nuk mund të tërhiqen, për shkak se në këto të fundit nuk parashihet kjo tërheqje.

“Për mendimin tim, ky është qëndrim i gabuar dhe nuk i qëndron të vërtetës, sepse njohja nuk është ‘blanco’. Tërheqja e njohjeve, për shumë arsye ose ndërprerja e marrëdhënieve, mund të bëhet. Kosova kot i mban ato shtete, që i mban (në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme) e që e kanë njohur në një periudhë të caktuar Kosovën, nëse nuk ka marrëdhënie diplomatike me to, por edhe nëse nuk e ka përkrahjen e këtyre shteteve në agjendat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës, por që këtë mbështetje e ka Serbia”, vlerësoi Tahiri.

As analisti Muhaxhiri nuk beson që numri i njohjeve për Kosovën që pretendohet nga Ministra e Punëve të Jashtme është real.

“Jo. Kosova ende zyrtarisht nuk e ka një numër të saktë të vendeve që e kanë njohur, sepse mungojnë dëshmitë zyrtare të të gjitha shteteve. Pra, është një fatkeqësi që Ministria e Punëve të Jashtme nuk bëhet realiste dhe ta lë lojën politike para realitetit të argumenteve”, theksoi Muhaxhiri.

Që nga viti 2017, Serbia ka bërë fushatë agresive diplomatike për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Ministria e Jashtme e Serbisë ka deklaruar se deri më tash 15 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. /REL/

Etiketat e lidhura

diplomaciKosoveserbi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 9 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 25 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 36 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 46 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.