Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 14:19 Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”! Nga Agron Gjekmarkaj Babua erdhi si Çiçikovi në asamble, me një pyetje që i rëndonte në kokë si çekan: nëse njeriu mund të jetë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akademiku bullgar, vjen me një libër që rreket të thotë të vërtetën për “Konvertimin në Islam në Ballkan…”

Kosova E diel, 12 Korrik 2026 18:49
Akademiku bullgar, vjen me një libër që rreket të thotë të vërtetën për “Konvertimin në Islam në Ballkan…”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sylë Ukshini

Akademiku bullgar, Anton Minkov, shkruan se shpjegimi i islamizimit përmes dhunës ose presionit institucional nuk mbështetet në mënyrë të mjaftueshme nga burimet historike. Në analizën e tij në librin e tij “Konvertimi në Islam në Ballkan: Peticionet kisve bahası dhe jeta shoqërore osmane (1670–1730)”, botoi: “Dituria Islame”, Prishtinë, 2025, f. 332, argumenton se peticionet kisve bahası nuk ofrojnë dëshmi për një politikë sistematike të konvertimit të detyruar, por pasqyrojnë një proces më kompleks, të ndërlidhur me faktorë socialë, ekonomikë dhe kulturorë. Dokumentet tregojnë individë që paraqiten vetë para autoriteteve osmane dhe kërkojnë njohjen zyrtare të statusit të tyre të ri fetar
Zhvillimet politike të tri dekadave të fundit kanë rikthyer në qendër të vëmendjes komunitetet e mëdha myslimane të Ballkanit, të cilat për një kohë të gjatë mbetën relativisht pak të studiuara në historiografinë perëndimore. Sot, historia, identiteti dhe pozita e tyre shoqërore e politike trajtohen nga këndvështrime të ndryshme në një numër gjithnjë e më të madh studimesh. Megjithatë, origjina e këtyre komuniteteve dhe proceset e ndërlidhura të dëbimit, migrimit dhe konvertimit në Islam vazhdojnë të mbeten kryesisht objekt hulumtimi i studiuesve të historisë osmane në vendet pasardhëse të Perandorisë Osmane.

Në këtë kontekst, qëllimi i akademikut bullgar, Anton Minkov, është të analizojë procesin e konvertimit në Islam në Ballkan, veçanërisht nga këndvështrimi i vetë të konvertuarve, siç pasqyrohet në peticionet e hartuara prej tyre, që njiheshin me emrin kisve bahası. Një nga veçoritë metodologjike më të rëndësishme të studimit është mbështetja në peticionet kisve bahası si burim parësor për analizimin e konvertimeve në Islam. Këto dokumente i mundësojnë autorit ta shqyrtojë procesin nga perspektiva e vetë të konvertuarve dhe jo vetëm përmes interpretimeve të mëvonshme historiografike. Duke u mbështetur në këtë dokumentacion arkivor, Minkovi synon të kapërcejë qasjet tradicionale që e kanë shpjeguar islamizimin kryesisht si rezultat të dhunës ose presionit shtetëror dhe argumenton se konvertimi duhet kuptuar si një proces kompleks, i ndikuar nga faktorë ekonomikë, juridikë, shoqërorë dhe fetarë. Sipas redaktorëve të botimit në gjuhën shqipe, Ramadan Shkodrës dhe Sadik Mehmetit, pikërisht përdorimi i peticioneve kisve bahası përbën kontributin kryesor të veprës, pasi i mundëson autorit të ofrojë një analizë të mbështetur në burime të dorës së parë dhe të kapërcejë interpretimet ideologjike që kanë dominuar një pjesë të historiografisë së shekullit XX.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përhapja e Islamit në formë S-je

Në tre kapitujt e parë autori përmbledh modelin hipotetik të konvertimit në Islam të propozuar nga Richard Bulliet për periudhën klasike dhe e krahason atë me realitetin ballkanik, siç del nga studimet e historianëve vendës. Sipas këtij modeli, konvertimi në Islam nuk duhet kuptuar vetëm si ndryshim individual i besimit, por si proces gradual integrimi në një komunitet të ri shoqëror dhe kulturor. Bulliet argumenton se përhapja e Islamit ndiqte një ritëm të ngjashëm me lakoren në formë S, ku ndërveprimi gjithnjë e më i madh ndërmjet myslimanëve dhe jomyslimanëve krijonte kushte për zgjerimin progresiv të konvertimeve. Duke u mbështetur në krahasimet që Bulliet bën me Iranin, Irakun, Sirinë, Egjiptin dhe Spanjën islame, Minkovi thekson se ritmi i konvertimit ndryshonte nga një rajon në tjetrin, por në përgjithësi ishte rezultat i ndërveprimit afatgjatë ndërmjet komuniteteve fetare dhe jo i një faktori të vetëm ekonomik ose politik. Në këtë kuptim, autori arrin në përfundimin se konvertimi në Islam në Ballkan u zhvillua ngadalë gjatë shekullit XV, mori hov në shekullin XVI, u përshpejtua në shekullin XVII, duke u përhapur edhe në zonat rurale dhe më pas hyri në një fazë ngadalësimi. Edhe pse Minkovi mbështetet bindshëm në modelin e Richard Bullietit, aplikimi i tij në Ballkan mbetet pjesërisht problematik për shkak të dallimeve të konsiderueshme rajonale ndërmjet Kosovës, Bosnjës, Shqipërisë dhe Rodopeve. Ndonëse modeli ofron një kornizë të dobishme teorike për shpjegimin e ritmit dhe dinamikës së konvertimit, ai nuk arrin gjithmonë të pasqyrojë kompleksitetin e proceseve lokale të islamizimit. Për këtë arsye, përfundimet e përgjithshme mbi ritmin e konvertimit duhet të trajtohen me kujdes, duke marrë parasysh veçoritë historike, shoqërore dhe demografike të rajoneve të ndryshme të Ballkanit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kundërshtimi i tezës së konvertimit për interes taksash
Duke u mbështetur në studimin e D. C. Dennettit, Minkovi kundërshton tezën se konvertimi në islam mund të shpjegohet kryesisht me dëshirën për t’iu shmangur taksës për kokë (xhizjes), duke argumentuar se faktorët socialë, juridikë dhe statusorë kishin shpesh ndikim më të madh sesa motivet fiskale (f. 35-38). Në analizën e tij, Minkovi përpiqet të kapërcejë interpretimet reduksioniste të islamizimit. Ai argumenton se konvertimi nuk mund të shpjegohet vetëm me përjashtimin nga taksa për kokë apo me presionin shtetëror, por duhet parë si rezultat i një kombinimi faktorësh ekonomikë, juridikë, socialë, kulturorë dhe politikë. Kjo qasje e afron studimin me prirjet më të reja të historiografisë osmane, të cilat e trajtojnë konvertimin në Islam si proces historik shumëdimensional.

Mund t'ju interesojë

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Para 21 orësh
Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39

Në kapitullin e tretë, Minkovi i ndan faktorët e konvertimit në tri kategori kryesore: ekonomikë, psikologjiko-shoqërorë dhe fetaro-kulturorë. Megjithatë, ai kundërshton interpretimet që e reduktojnë islamizimin vetëm në shmangien e xhizjes apo të barrëve të tjera fiskale. Sipas tij, përfitimet ekonomike mund të kenë ndikuar në raste të veçanta, por nuk mjaftojnë për të shpjeguar procesin e gjerë të islamizimit në Ballkan. Një rol po aq të rëndësishëm luajtën faktorët shoqërorë dhe statusorë. Në fazat e hershme, konvertimi preku veçanërisht elitat ushtarake dhe aristokracinë lokale, ndërsa më vonë u përhap edhe në shtresat e tjera të popullsisë që synonin integrimin në strukturat administrative, ushtarake dhe ekonomike të Perandorisë Osmane. Në këtë kuadër, Minkovi i kushton vëmendje të veçantë institucionit të devshirmes, të cilin nuk e sheh si shpjegim të mjaftueshëm për islamizimin, por si një mekanizëm të rëndësishëm mobiliteti social. Prestigji i jeniçerëve dhe mundësitë e avancimit në administratën osmane bënë që në periudha të caktuara pjesëmarrja në këtë institucion të perceptohej si mundësi për ngritje shoqërore dhe jo vetëm si detyrim.

Peticionet si burimi më i rëndësishëm për motivet e konvertimit
Në kapitullin e katërt, Minkovi e mbështet analizën e tij në peticionet osmane të njohura si kisve bahası, të cilat i konsideron ndër burimet më të rëndësishme për studimin e konvertimit në Islam. Sipas autorit, këto dokumente kanë vlerë të veçantë, sepse regjistrojnë drejtpërdrejt identitetin, motivet dhe rrethanat e të konvertuarve, duke ofruar një perspektivë që mungon në regjistrat fiskalë dhe burime të tjera administrative. Në interpretimin e Minkovit, peticionet mbështesin tezën se konvertimi ishte kryesisht një proces integrimi shoqëror dhe institucional, e jo rezultat i një politike sistematike të detyrimit fetar. Në të njëjtën kohë, ato mundësojnë rindërtimin e profilit social të të konvertuarve dhe analizën e faktorëve që shoqëruan kalimin në Islam. Megjithëse autori e paraqet përdorimin e peticioneve kisve bahası si një risi të rëndësishme metodologjike, disa prej përfundimeve të tij mbi mobilitetin social dhe karakterin vullnetar të konvertimit janë paralajmëruar më herët në historiografinë bullgare dhe ndërkombëtare.

Megjithatë, në planin metodologjik, vepra nuk është pa kufizime. Minkov mbështetet në masë të madhe te peticionet kisve bahası, duke u atribuuar atyre një peshë të konsiderueshme si burim historik për shpjegimin e procesit të islamizimit. Po ashtu, analiza e tij mbështetet kryesisht në një qasje statistikore relativisht të thjeshtuar, pa e vënë materialin në dialog të mjaftueshëm me kategori të tjera burimesh. Në veçanti, mungon krahasimi sistematik i peticioneve me regjistrat tatimorë, sicil-et e kadilerëve, mühimme defterleri apo udhëpërshkrimet bashkëkohore, të cilat do të mund të konfirmonin, plotësonin ose vinin në diskutim një pjesë të hipotezave të tij. Megjithëse interpretimi i Minkovit është bindës në planin teorik, mungesa e krahasimit sistematik me kategori të tjera burimesh e kufizon fuqinë shpjeguese të përfundimeve të tij. Për këtë arsye, mbetet e vështirë të vlerësohet në çfarë mase gjetjet e nxjerra nga peticionet kisve bahası pasqyrojnë tendenca më të gjera të islamizimit apo karakteristikat specifike të një grupi të veçantë të konvertuarish. Për rrjedhojë, mbetet e hapur çështja nëse ky korpus dokumentesh është mjaftueshëm përfaqësues për të pasqyruar të gjithë kompleksitetin dhe larminë e procesit të islamizimit në Ballkan.

Sipas Minkovit, shpjegimi i islamizimit përmes dhunës ose presionit institucional nuk mbështeten në mënyrë të mjaftueshme nga burimet historike. Në analizën e tij në këtë kapitull, Minkov argumenton se peticionet kisve bahası nuk ofrojnë dëshmi për një politikë sistematike të konvertimit të detyruar, por pasqyrojnë një proces më kompleks, të ndërlidhur me faktorë socialë, ekonomikë dhe kulturorë. Dokumentet tregojnë individë që paraqiten vetë para autoriteteve osmane dhe kërkojnë njohjen zyrtare të statusit të tyre të ri fetar. Sipas tij, peticionet pasqyrojnë më tepër një proces aktiv dhe vullnetar sesa një akt të imponuar nga shteti osman. Një veçori tjetër e rëndësishme e peticioneve kisve bahası është pasuria e informacionit social që ato përmbajnë.

Koha.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Para 34 minutash

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete: 309 vota pro, 190 kundër reformës së Dobrindt
Para 51 minutash

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete: 309 vota pro, 190 kundër reformës së Dobrindt

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?
Para 1 ore

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave
Para 1 ore

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 18 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 21 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 8 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.