Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aktakuzat për Thaçin, Kikia: Akt diplomatik i Brukselit për anulimin e takimit në SHBA

Kosova E enjte, 25 Qershor 2020 21:12
Aktakuzat për Thaçin, Kikia: Akt diplomatik i Brukselit për anulimin e takimit në SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Hagës ngriti zyrtarisht, ditën e djeshme, një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Dy drejtuesit e PDK-së akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Pas këtyre zhvillimeve, presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyre Avdullah Hoti anuluan pjesëmarrjen në takimin që do të bëhet me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Për të folur më shumë rreth këtyre zhvillimeve dhe prapaskenave mes “përplasjes” SHBA-Bashkimi Evropian në çështjen e Kosovës, i ftuar në “Mbrëmja në Abc” ishte gazetari Mentor Kikia.

Sipas Kikisë këto lëvizje të fundit të Hagës, në një moment kaq delikat, janë një akt i pastër diplomatik nga ana e Brukselit për të minuar një proces të rëndësishëm ndërmjetësimi si ai që do të ndodhte në SHBA.

“Më rëndë nuk ka ku shkon si akuzë. Unë besoj që në aspekti ligjor ky është fundi i gjykatës së Hagës…është shndërruar në një seksion përmbarimor të politikës së jashtë të Brukselit,” u shpreh gazetari.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kikia shpjegon më tej:

“Publikimi i kësaj akuze në një kohë kur anëtarët e delegacionit ishin rrugës për në Shtëpinë e Bardhë është një akt i pastër diplomatik i një gjykate që dihet që menaxhohet dhe financohet nga BE, për të minuar një proces të rëndësishëm që ishte menaxhuar deri më tani nga europianët.”

Sipas tij, “pastër dhe qartë” kemi të bëjmë me një përpjekje për të mos lejuar zhvillimin e seancës në Uashington”, ndërsa shtoi se tashmë mbetet të presim se çfarë do të ndodhë në vazhdimësi.

Kikia shprehet më tej, se sado që mund të ndodhin “incidente” të tilla, historia nuk mund të zhbëhet.

Mentor Kikia: “Sado që mund të ketë incidente, të këtij tipi, historia nuk mund të zhbëhet. Haga ka pasur gjithë këtë kohë në dispozicion për t’i vënë kapakun çështjes, ka pasur kohë 20 vite për t’i vërtetuar akuzat, por ne jemi shumë të qartë sesi Haga u përdor deri në ditën e fundit për të larguar Hardinajn  se nuk po pranonte rekomandimet e ndërkombëtareve… të shohim nëse akuzat do vërtetohen apo thjesht çështja do pushohet pasi Thaçi ta pasojë dorëheqjen nga Uashingtoni me dorëheqje te tjera…”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur se pse duhej që kryeministri Hoti të tërhiqej nga bisedimet, Kikia u shpreh se bëhet fjalë për një proces që kërkon një përgjegjësi të madhe. Në këto negociata sipas tij, çfarëdo vendimi që do të merrej do të hynte në histori. Ndërsa, Thaçi nga ana tjetër, shton gazetari, e njeh më mirë terrenin e negociatave.

Mund t'ju interesojë

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Para 8 orësh
Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39

Mentor Kikia: “Besoj që është përgjegjësi e madhe për një kryeministër 5 ditor që të negociojë në Shtëpinë e Bardhë me një delegacion serb të sprovuar. Është përgjegjësi historike të vendosësh jashtë territorit tënd qoftë edhe të një pemë. Thaçi ishte në dijeni jo vetëm të kulisave, por të negociosh me një kundërshtar duhet ta njohësh, Thaçi i njeh. Hoti nuk ishte gati, është përgjegjësi e Çdo vendim që mund të vendoset parimisht në një tryeze negociatash hyn në histori qoftë për mirë apo për keq.”

Gazetari shpjegon që Brukseli është më burokratik për këto çështje pasi kemi të bëjmë me një bashkësi shtetesh, ndërsa “amerikanët janë më praktikë.”

Etiketat e lidhura

KikiaThaçin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.