Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:39 Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Albin Kurti: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte paqen në Ballkan

Kosova E premte, 4 Tetor 2024 19:51
Albin Kurti: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte paqen në Ballkan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rajoni i Ballkanit gëzon nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në 25 vjetët e fundit, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb. Kurti në një intervistë për Associated Press tha se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, shtet që po e mbron veten kundër pushtimit të nisur nga Rusia më 2022.

Kurti tha se një Rusi e fortë do të trimëronte Serbinë dhe jo veç Kosova, por edhe Bosnje e Hercegovina, Mal i Zi dhe ndoshta edhe Maqedonia e Veriut do të rrezikoheshin nga ambiciet ekspansioniste serbe. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta, teksa dialogu për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ka dështuar që të shënojë përparim, veçmas që nga sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një grup i armatosur i serbëve sulmuan policinë, duke vrarë një rreshter të Kosovës. Në shkëmbimet e zjarrit që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. “Këto 25 vjetët e këtij shekulli, ky çerekshekulli ka pasur nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në Ballkan”, tha Kurti. I pyetur se çfarë do të nënkuptonte për Kosovën dhe Ballkanin nëse Rusia do të triumfonte në Ukrainë, Kurti tha se “me Serbinë, që është hegjemoni rajonale dhe bashkëpunëtore e Rusisë, këto 25 vjet paqe, liri dhe demokraci në Ballkan, të paprecedentë në historinë tonë, sërish janë në rrezik”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Presidenti despotik rus, Vladimir Putin, do të inkurajohej për të vazhduar më tej me përpjekjet e tij për destabilizim, aq më tepër nëse ndihet i suksesshëm në Ukrainë. Unë vërtetë nuk dua të besoj që, në teori, ai mund të fitojë. Por, vetëm ideja që ai mendon se mund ta fitojë luftën, është mjaftueshëm problematike”. Edhe në të kaluar, Kurti, por edhe udhëheqës të tjerë shtetërorë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdorë Serbinë, për të rritur tensionet në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Serbia dhe Rusia kanë raporte të mira dhe Beogradi është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar së fundi se Serbia nuk është “shërbëtore as e Rusisë, as e Shteteve të Bashkuara”./REL/

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 4 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.