Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berat Buzhala: 29 shtatori, fillimi i fundit i Presidentit Thaçi

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 08:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Berat Buzhala – Presidentit Thaci duhet t’i thuhet që tash me të do të flitet vetëm për kushtet e dorëzimit të tij. Duhet t’i thuhet që koha e tij ka mbaruar. Duhet t’i thuhet që lufta e tij mori fund. Kosova ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi fillon nesër. Ndryshimi duhet të fillojë nga koka. Nga Presidenti. Cdo gjë tjetër është pasojë. Nesër, me 29 shtator, të gjithë qytetarët, të gjitha partitë, duhet ta rishpallin pavarësinë e Kosovës, e cila në këto 10 vjet është coroditur dhe po shkon drejt zhbërjes.

Në ditë normale, apo edhe në ditë festive, si bie fjala për Bajram a për Vit të Ri, Presidenti Thaci kur e viziton Klan Kosovën, rëndom zgjedh studion kryesore, atë të drejtorit, prej të cilës i drejtohet masës. Ajo studio, studioja e drejtorit, atë ditë, ditën kur e viziton padishahu, e merr një pamje pak më festive. Vendosen kolltuqet, dy bashkëfolësit qëndrojnë larg njëri tjetrit dy tri metra, zakonisht të pakollarisur dhe flasin me njëri tjetrin pa dorëza. Pa dorëza në kuptimin miqësor. Ka momente që shikuesi pret që ata do të ngritën edhe të përqafohen. Ti Baton e din. Ti President e din. Ti ashtu. Ti kështu. Hahaha. Hihihi. Pak a shumë kështu kalojnë intervistat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57

Sonte në mbrëmje, i sapo kthyer nga vizita e katastrofale në SHBA, Presidenti Thaci nuk kishte kohë që të akomodohej në zyrën e drejtorit. Ai iakishtë mësyer zyrave të Klanit për të dhënë një intervistë, madje, nëse është nevoja edhe në Prive. Mirëpo, kishte patur fatin që ta takonte Kushtrimin. Nga Kushtrimi e dha kushtrimin. Në pamundësi që të ulej në ulësen komode, ai ishte ulur në shankericë, e cila cuditërisht ishte zhytur më poshtë se sa zakonisht, kurse gjunjtë e Presidentit i kishin shkuar shumë lart. Pra, pamja si pamje ishte qesharake. E edhe mesazhet. Herë lëshonte kërcënime, herë mesazhe, e herë këshilla të urta. Herë e lavdëronte Lutën, herë Rexhep Qosjen, e herë Ibrahim Rugovën. Herë thoshte që nuk e pyet Tiranën, herë që konsultohet me Tiranën, e herë që edhe e pyet e edhe nuk e pyet. Me fjalë të tjera as ai vetë nuk e dinte se cfarë thoshet. Shputën e majtë e dridhte me nervozë. E dinte që nesër nis fillimi i fundit të tij. Nesër në sheshin qëndror të Prishtinës nis gjykimi i tij. Ai do të gjykohet për ndarjen e Kosovës. Jo vetëm për ndarjen gjeografike të saj. Fatbardhësisht ai ende nuk ka arritur që ta ndajë. Mirëpo ai do të gjykohet që e ka ndarë shoqërinë e Kosovës. E ka përcarë atë, si asnjë politikan para tij, e ndoshta si askush pas tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti Thaci në këto dhjetë, në këto dhjetë vjet demokraturë, ka sunduar duke i pasur në dispozicion vetëm rreth 200 mijë vota, të cilat i ka shitur dhe i ka blerë varësisht prej nevojës së tij. Herë i ka bashkuar me LDK’në, herë me AAK’në, e herë me Nisma’në. Për AKR’në nuk e besoj që ia vlen të flitet seriozisht, tash e sa kohë. Në ndërkohë, për t’i realizuar më lehtë synimet e tij, Thaci është rrethuar me oligarkë, që i kanë vënë në dispozicion mjetët e tyre financiare, sa herë që votat nuk kanë mjaftuar. Tashmë këto praktika janë të njohura në një pjesë të shteteve të Evropës juglindore, të cilat po qeverisën nga të njëjtit liderë për më shumë se dhjetë vjet. Anglisht do të thonin: Monkey see – monkey do. Majmuni sheh – majmuni bën.

Në këto 10 vitet e fundit Presidenti Thaci është shpenzuar në të gjitha drejtimet, sa i përket qeverisjes së brendshme. Nuk e besoj që dikush dëshiron ndonjë fakt më tepër për të treguar se arsimi në Kosovë është në nivelin më të ultë të mundshëm. Kosova e ka nivelin e arsimit më të dobëtin në Evropë dhe më gjerë. E njëjta është gjendja në drejtësi, në shëndetësi, në ambient, e kudo tjetër. Reputacioni ndërkombëtar i vendit është i niveleve të banana republikave. Një shtet ku në pikë të ditës kidnapohen shtetas të huaj, deportohen a ekstradohen me maska në kokë, dëbohen për t’u dënuar pa gjyq. Një shtet ku 13 mijë veteranë të luftës, pas 18 vjetësh shndërrohen befasisht në 60 mijë veteranë të luftës, të cilët buxhetin e Kosovës për 10 vitet e ardhshme do ta ndëshkojnë me mbi 1 miliard euro. Një shtet ku Presidenti i vendit dëshmitarët që pritej të dëshmojnë kundër tij brenda natës i shndërron në këshilltarë. Kjo është shumë e bukur për t’u shkruar si libër. Dhe kur të gjitha këto morën fund, kur nuk mbeti më asnjë gjë pa u abuzuar, Presidenti i atij vendi, pa pyetur asnjë njëri, e futi Kosovën në shitje. Pjesë të saj thotë se nuk po qeverisën prej Prishtinës, prandaj duhet t’i japim. Kosova, thotë ai, do të bëhet si Palestina, prandaj duhet ta ndajmë. Flet për shtetin e tij, për shtetin tonë, me gjuhën e Vucicit dhe Dacicit.

Prandaj, për të gjitha këto, dhe për arsye të tjera që tash nuk kam kohë t’i numëroj, nesër cdokush duhet të dalë për të protesuar në qendër të Prishtinës. Presidentit Thaci duhet t’i thuhet që tash me të do të flitet vetëm për kushtet e dorëzimit të tij. Duhet t’i thuhet që koha e tij ka mbaruar. Duhet t’i thuhet që lufta e tij mori fund. Kosova ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi fillon nesër. Ndryshimi duhet të fillojë nga koka. Nga Presidenti. Cdo gjë tjetër është pasojë. Nesër, me 29 shtator, të gjithë qytetarët, të gjitha partitë, duhet ta rishpallin pavarësinë e Kosovës, e cila në këto 10 vjet është coroditur dhe po shkon drejt zhbërjes. Ironikisht, ai që formalisht e shpalli atë, ai po e zhbën atë. Atë, pra Presidentin, përpara se ta zhbëjë pavarësinë, duhet të ndalim.

Kosova në këto 30 – 40 vjet histori vazhdimisht ka gjetur forca për ta rizbuluar vetën. Para 30 vjetëve, mu në qendër të Prishtinë, qindëra e mijëra burra e gra, nëpër borë e nepër shi, erdhën në Prishtinë dhe i thanë Jo regjimit të Milloshevicit. E nisën sëbashku një rrugë të dhimbshme, një dekadë plot vuajtje e mjerim, por nuk u nënshtruan. Saktësisht para 20 vjetëve, ajo dekadë e dhunës dhe e vuajtjeve e zgjoi Perëndimin nga gjumi. Na zgjoi edhe ne nga gjumi. Na e dha lirinë. Para dhjetë vjetëve, e gjitha sakrifica nëpër shekuj kulmoi me pavarësinë e Kosovës, të cilën e njohën më shumë se gjysma e botës. Tash, nesër, është koha që ta nisim një dekadë të re, atë të përfundimit të pavarësisë së Kosovës, e cila po rrezikohet seriozisht nga një njeri i vetëm. Një popull nuk duhet, dhe nuk mundet, të nënshtrohet nga një njeri. Nesër nis një epokë e re. Pa Thacin.

gazetaexpress.com

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 2 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 13 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 29 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.